Panxhari është i mbushur me antioksidantë, të cilat e mbrojnë organizmin nga plakja e parakohshme dhe e ndihmojnë në luftë kundër shumë sëmundjeve.
Sipas ayurvedit, panxhari është ushqim i cili ka veti ngrohëse, prandaj është ushqim ideal gjatë muajve të ftohtë dimërorë. Panxhari është unik për shkak të përmbajtjes së lartë të substancave antikancerogjene dhe karotenoideve. Kjo perime po ashtu është burim i shkëlqyer i acidit folik. Gjithashtu është i mbushur me antioksidantë, të cilat e mbrojnë organizmin nga plakja e parakohshme dhe e ndihmojnë në luftë kundër shumë sëmundjeve. Betacyanin është pigment, i cili i jep panxharit ngjyrën e tij të kuqe. Ky pigment absorbohet në gjak dhe rrit aftësinë e gjakut për të transferuar oksigjen edhe deri në 400 për qind.
Mos i hidhni gjethet e panxharit. Ato janë të pasura me beta-karoten, acid folik, kalium, vitaminë C dhe hekur. Nga gjethi i panxharit mund të bëni qull të gjelbër apo ta përgatisni si spinaqin.
Vetitë shëruese të panxharit
o Panxhari është ilaç tradicional për leuçemi. Kjo perime përmban aminoacidin betain, i cili ka veçori antikancerogjene. Terapia me panxhar, e cila nënkupton konsumimin e përditshëm të lëngut të panxharit apo panxhari i pazier, ka efekt pozitiv në leuçemi dhe në shumë lloje të tjera të kancerit.
o Konsumimi i rregullt i panxharit ndihmon kundër sëmundjeve, të shkaktuara me stresin oksidativ.
o Fibrat, që i përmban panxhari, mund të zvogëlojnë nivelin e kolesterolit në gjak deri në 40 për qind.
o Dihet që panxhari normalizon tensionin e gjakut.
o Panxhari ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të arterieve. Konsumimi i rregullt i panxharit mund të ndihmojë venat e zgjeruara.
o Edhe pse sasia e hekurit, të cilën e përmban panxhari, nuk është aq e lartë, kualiteti i tij është i jashtëzakonshëm. Hekuri nga panxhari është mjet i fuqishëm për pastrimin e organizmit nga toksinat dhe ndërtimin e gjakut. Pikërisht për shkak të kësaj panxhari është efikas në shërimin e shumë sëmundjeve, të shkaktuara nga toksinat.
o Panxhari veçanërisht u rekomandohet femrave shtatzëna për shkak të përmbajtjes të madhe të acidit folik. Acidi folik mund të parandalojë shumë sëmundje tek të sapolindurit.
o Lëngu i panxharit stimulon punën e mëlçisë dhe fshikëzës dhe parandalon mbylljen apo bllokimin.
o Lëngu i panxharit në kombinim me lëngun e karotës është ilaç i shkëlqyer për artritin urik (gihtin), sëmundjet e veshkave dhe fshikëzës së urinës.
o Dihet që panxhari mund të ndihmojë edhe në shumë sëmundje të tjera: dhembja e kokës, dhimbja e dhëmbit, dizenteria, problemet e lëkurës, dhimbjet menstruale etj.
Si të konsumohet panxhari?
Panxharin mund ta konsumoni në formë të zier apo të pazier, të papërpunuar. Gjatë zierjes panxhari fatkeqësisht humb disa nga veçoritë e veta të vlefshme, për këtë arsye panxhari i pazier ka vetitë më të mëdha terapeutike. Gjatë dimrit është i njohur panxhari turshi. Panxharin e pazier po ashtu mundeni edhe ta grimconi dhe t'ia shtoni sallatës suaj të preferuar.