Nga Albert Vataj
Nuk është vetëm fantashkencë ideja që truri mund të lidhet drejtpërdrejtë me botën virtuale të një kompjuteri, ashtu siç imagjinohej në filmin “Matrix”.
Shkencëtarët e drejtuar nga Rajesh Rao, të Universitetit të Uashingtonit, kanë arritur të kryejnë hapin e parë për të treguar, nëpërmjet një loje video, se qeniet njerëzore mund të ndërveprojnë me realitete virtuale nëpërmjet stimulimit të trurit.
Në këtë studim të publikuar në revistën shkencore “Frontiers in Robotics and AI”, studiuesit përshkruajnë atë që është demostrimi i parë i njerëzve që luajnë një video lojë të thjeshtë duke përdorur vetëm të dhënat që vijnë nga stimulimi i trurit, pa përdorur asnjë lloj sinjali që vjen nga shikimi, dëgjimi apo prekia.
Ashtu si tek Matrix
Pjesëmarrësit në këtë studim duhet të gjejnë rrugën në 21 labirinthe të ndryshme, me dy zgjedhje, të ecin drejt ose posht, duke u bazuar në stimulime vizive.
“Por, pyetja felbësore është nëse truri mund të përdore informacione artificiale që nuk i ka parë më parë dhe të navigojë në një botë virtuale apo të kryejë detyra të nevojshme pa stimulues të shqisave”, shprehet Rao.
“Në fakt përgjigja është po”, thekson ai.
Pesë personat që kanë marrë pjesë në këtë eksperiment kanë kryer veprimet e duhura në labirinthe në 92 për qind të rasteve, kur kanë marrë sinjalin drejtpërdrejtë me stimulimin e trurit, kundrejt 15 për qind të rasteve që nuk e kanë marrë këtë informacion.
Kjo do të thotë se edhe informacione të reja që vijnë nga sensorë artificialë apo të gjeneruar në formë virtuale mund të përpunohen dhe të dërgohen në tru për të zgjidhur ushtrime.
“Në të ardhmen kjo teknikë mund të përdoret për të ndihmuar persona që kanë mangësi të dnryshme, përveç se të hapë rrugën për një realitet virtual më real”, përfundon Rao./
UASHINGTON, 10 dhjetor /ATSH-ANSA/