Libri “Between XX and XY: Intersexuality and the myth of two seres” i autorit Gerald N. Callahan, në pjesën më të madhe merret me hulumtimin e të kuptuarit tonë të interseksualitetit, që nga fizikanët e Greqisë antike deri te neuroendokrinologët e sotëm.
“Jam i kënaqur me natyrën e egër dhe të lirë,” i kishte shkruar njëherë psikologu dhe filozofi William James një kolegu grindavec. “Më duket se e do fort dhe i qepësh pas kopshtit italian, ku të gjitha gjërat mbahen në dhomëza të ndara dhe duhet të ecësh nëpër një vijë të drejtë.”
Gjithmonë e kam admiruar mënyrën se si James ka sfiduar atë që ai e ka kuptuar si dogmë shkencore. Në këtë rast, ai ka ngritur një rebus me të cilin do të kacafytemi sot. Shkenca, me dashurinë e saj për klasifikim, përpiqet të imponojë një rregull të saktë në botën rreth nesh. Sidoqoftë, jeta në tokë është nga natyra e koklavitur, e çrregullt dhe, sipas fjalëve të James, ‘gotike gjithkund’.
Kjo perspektive Jamesiane e pushton librin e shkathët dhe përdëllyes të Gerald Callahan.
Argumenti i Callahan-it ngritët nga fakti se seksualiteti njerëzor përfshin një spektër të rrëshqitshëm biologjik. Këndvështrimi stereotip i dy sekseve – unë Tarzan, ti Jane – nuk është vetëm shabllon, por kufizon të kuptuarit dhe vlerësimin tonë për biologjinë tonë.
“Ne ende e shohim një boshllëk ku asgjë nuk ekziston,” shkruan Callahan, “një vegim që lëkundet mbi terrenin e nxehtë të seksit.” Ai pajtohet se ekziston një varg i karakteristikave seksuale që shtrihet nga Tarzani i fryrë me testosteron deri te ‘perfeksioni’ femëror stereotipik i Jane dhe të gjitha variacionet që qëndrojnë ndërmjet. “Në të vërtetë, ne të gjithë jemi interseksualë,” konkludon ai.
Modeli standard i zhvillimit njerëzor është ndërtuar në 46 kromozome, përfshirë dy që e determinojnë seksin: XX për femra, XY për meshkuj. Por, siç nxjerr në pah Callahan, jo gjithkush përfundon me 46XX apo 46XY.
Variacionet në spermë apo vezë, në përzierjen e qelizave të nënës dhe babait dhe në shpërndarjen e qelizave përcjellëse, mund të përziejnë supën gjenetike në rezultate alternative. Mundësitë, shkruan Callahan, “janë aq të mëdha dhe aq të ndryshme sikurse aromat e luleve: 45X; 47XXX; 48XXXX; 49XXXXX; 47XYY; 47XXY; 48XXXY; 49XXXXY; dhe 49XXXYY." Këto variacione janë të njohura për gjeneticistët – i pari në listë, për shembull, është i njohur si sindromi i Turner-it – por publiku i gjerë është ende ngulitur botën bardh e zi, XX/XY.
Një pjesë e madhe e librit të Callahan-it merret me hulumtimin e të kuptuarit tonë të interseksualitetit, që nga fizikanët e Greqisë antike deri te neuroendokrinologët e sotëm. Ai gjithashtu tundet në historitë e njerëzve që jetojnë në tensionin ndërmjet mashkullit klasik dhe tiparit femëror. “Vërtetë, mendoj se gjëja më e rëndësishme që dëshiroj të kuptojnë njerëzit për mua është se unë jam person,” thotë Kaliana, e cila është hermafrodite, në një fjalim të ashpër të zemërimit, hidhërimit dhe guximit.
Callahan, profesor i imunologjisë në Colorado State University, është një shkrimtar i përkryer dhe i gjithanshëm. Vepra e tij është paraqitur gjithkund që nga Nature deri te Southern Poetry Review. Si përfundim, libri ka një dhunti letrare tërheqëse, madje edhe përshkrimet e biologjisë komplekse. Nganjëherë afrohet me prozën vjollce, sikurse kur e përshkruan Los Angeles-in si vend të “palmave të buta të mpiksura në dritën e vajisur”, por për pjesën më të madhe gjuha është bukur e rafinuar.
A mendoj se rezultati është i zbutur mjaft për të ndryshuar mendjet e atyre që preferojnë modelin standard të seksualitetit? Jo aspak. Qëndrimet e tilla janë të nxjerra zakoni dhe besimi më shumë sesa nga logjika shkencore. Shpresoj, megjithatë, se kjo e shton forcën që na lëvizë drejt një perspektive më bujare.
Deborah Blum është profesoreshë e gazetarisë shkencore në University of Wisconsin-Madison dhe autore e librit “Sex on the Brain: The biological differences between men and women” (Penguin, 1998).
The New Scientist