Wolfgang Amadeus Moxart ishte një nga muzikantët më brilantë që bota ka njohur ndonjëherë. Mjeshtër me dhunti të veçanta që kompozoi gati në të gjitha zhanret muzikore si dhe prodhoi një numër të madh veprash, pavarësisht nga vdekja e tij e parakohshme në moshën 35 – vjeçare. Kombinimi i bukurisë shkëlqyese të tingullit me elegancën klasike dhe perfeksionin teknik i bëri veprat e tij të pavdekshme
NJE GJENI NE MUZIKE DHE NJE BASHKESHORT IDEL
Wolfgang Amadeus Moxart u martua me të bijën e një kopisti të teatrit: Kjo vajzë quhej Kostanca dhe kompozitor i madh u martua me të pas shumë peripecishë dhe kundërshtimesh. Çifti ishte i lumtur dhe Moxarti qe bashkëshort shumë i mirë. Kur Kostanca ishte e sëmurë, i shoqi, para se të dilte nga shtëpia i shkruante nga një pusullë. Në njërën prej tyre shkruhej: “Mirdita e dashura gruaja ime. Shpresoj se do të kesh fjetur mirë. Nuk po të çoj shpejt se mos ftohesh. Mos u lodh dhe se mos u grind me personelin e shërbimit. Kujdes mos pengohesh në pragun e paradhomës. Mos i bëj të gjitha punët e shtëpisë derisa të vij edhe unë.”
NDODHITE PER NJE NGA KRYEVEPRAT E TIJ
Kur u dha opera “Don Zhuan” për herë të parë, mbreti e përgëzoi Moxartin, por nga që nuk kuptonte fare nga muzika i tha;
– More, sa shumë nota që kishte! Dhe Moxarti ia priti:
– Madhëri, ju siguroj se nuk nuk kishte as edhe një më shumë nga ç’duhej.
****
Mbas triumfit të “Don Zhuanit” Moxarti e la Pragën mikpritëse dhe u kthye me shpirt të turbulluar në Vjenë, ku kundërshtarët e tij arritën ta shtyjnë edhe gjashtë muaj premierën e operës.
Më në fund vullneti perandorak bëri që “Don Zhuani” të shfaqej, por nuk u pëlqye. Perandori Jozef i tha atëherë Moxartit:
– Vepra është e lartë, ndoshta edhe më e bukur se “Figaro” por nuk është ushqim për dhëmbët e vjenezëve të mi.
Moxarti iu përgjigj;
– Atëherë le t’u japim kohë që ta përtypin.
BASTI PER NOTEN FATALE
Një mbrëmje Moxarti vuri në bast me Hajdenin me një shishe shampanjë në qoftë se ai do të ishte i zoti të luante në piano një pjesë që e kishte kompozuar atë mëngjes. Basti u pranua dhe Hajdeni u ul në piano. Në një çast u ndal edhe tha:
– Është e pamundur, s’vazhdohet. Dy duart e pianistit mund të rroknin skajet e tastierës, ndërsa një notë që ndodhej në qendër as që mund të ekzekutohej fare.
Atëherë i erdhi radha Moxartit të madh, i cili qetë-qetë u ul në piano dhe nisi të luante. Ai luajti edhe notën fatale, po si?… me hundë! Të gjithë të pranishmit qeshën dhe Moxarti e fitoi bastin.
NJE MIT ME VARR PA EMER
Në vitin 1791 një i panjohur i tha Mozartit:
– Shkruamëni një Rekuim.
Tha këto fjalë misterioze dhe i panjohuri iku, pa u dukur fare sikurse edhe kishte ardhur dhe nuk u pa më.
Moxarti pati një mbresë të thellë nga ky takim. E shkroi Rekuimin me një forcë misterioze dhe pak ditë më vonë vdiq.
Ditën që vdiq Moxarti ishte një furtunë e madhe që vazhdoi edhe të nesërmen. Kjo pengoi edhe njerëzit më të afërm që të merrnin pjesë në varrim. Të vdekurin e çuan në varreza të pashoqëruar puthuaj nga asnjeri.
Tri ditë më vonë e shoqja shkoi në varreza për të parë vendin ku ishte varrosur burri i saj.
– Wolfgang Amadeus Moxart? – pyetën varrmihësit.- Nuk e kemi dëgjuar këtë emër dhe nuk kemi varrosur njeri me këtë emër.
Mozartin e madh, në atë stuhi të tmerrshme të natyrës e kishin varrosur shpejt e shpejt në një varr të zakonshëm ku shiu i zhduku shenjat e grumbullimit të dheut. Edhe sot nuk dihet me saktësi vendi se ku pushojnë eshtrat e kompozitorit të shquar.