Më 2 dhjetor 1804 në Katedralen e Shën Marisë në Paris, Napoleon Bonaparte kurorëzohet Perandor i Francës. Ai është i pari perandor francez në një mijë vjet.
Napoleon Bonaparti, më shumë se sa çdo figurë historike ka dominuar imagjinatën e ndonjë shekulli. “A nuk është ai i pakrahasueshëm në historinë e botës, si ushtarak dhe një burrë shteti?” pyeste George Ponsonby, lider i opozitës liberale në parlamentin britanik 5 vjet përpara betejës së Vaterlosë: “Unë them se është njeriu më i madh që është shfaqur ndonjëherë mbi Tokë. Nuk e kam fjalën për karakterin apo moralin e tij. Flas për forcën e aftësive të tij, si dhe energjitë e mendjes”.
Në vitin 1817, juristi dhe politikani danez, Tage Algreen Ussing, më vonë kryetar i bashkisë së Kopenhagenit ka shkruajtur: “Për aq kohë sa do të zgjasë bota, do të ketë vetëm një Napoleon mbi Tokë”. Ndërsa për Gëten, “jeta e tij ishte rendja me hapa gjigantë e një gjysmë-perëndie”.
Pikërisht, 1 vit pas këtij kurorëzimi, 2 dhjetor 1805, Napoleoni kurorëzohet triumfues në Betejën e Austerlicit, kundër një forcë të përbashkët ruso – austriake. Fitorja në Austerlicit, sot në territorin e republikën Çeke ndryshoi në fondament natyrën e politikës europiane. Francezët pushtuan Vjenën, thyen dy ushtri, dhe hodhën bazat për mbizotërim mbi 10 vjeçar në kontinent. Beteja e Austerlicit zë vend kryesor edhe në romanin e Leon Tolstoit, Lufta dhe Paqja. Tolstoi, i njohur për urrejtjen ndaj Napoleonit, e cilëson humbjen ruse në Austerlitz si një provë se çfarë ndodh kur ushtarët luftojnë për gjëra të parëndësishme si, lavdi apo famë dhe jo për virtyte të larta të cilat prodhojnë, sipas Tolstoit, fitore, si ajo e Borodinos gjatë pushtimit në vitin 1812, kur trupat ruse ndalën ofensivën franceze.
***
Ishte forca e pazakontë e ambicies që e shndërruan Napoleonin në “kamzhik” të Evropës; ishin përpjekjet e tij për të fshehur ato parime egoiste që e bënin të kombinonte hilenë me forcën, si dhe të krijonte një sistem të rregullt për të mashtruar ata të cilë nuk i nënshtronte dot. Nëse ai do të kish qenë nga natyra një mizor i ftohtë, si për shembull natyra e Oktavianit, apo nëse do t’i kish lënë rrugë të lirë nxehtësisë së temperamentit, ashtu si despotët e tjerë, historia e tij private ashtu si edhe ajo e fushatave të tij do të ishte shkruajtur me shkronja gjaku… është e rrallë brenda kapacitetit të atyre, hapat e të cilëve i kanë bërë të ecin përtej rrugës së mesme të jetës, që të vlerësojnë ose forcën, ose tundimet të cilëve ai iu dha, apo forcën e mendjes me të cilën iu kundërvu atyre që mundi t’u rezistonte.
***
William Hazlitt autori i librit “Jeta e Napoleon Bonapartit” (1828), shkruan se si Napoleoni “vendosi këmbën e tij në qafën e mbretërve, të cilët nga ana e tyre do të kishin vendosur zgjedhën e tyre mbi qafën e popujve. “Nëse ai ishte ambicioz, madhështia e tij nuk e kish bazën në dorëzimin e pakusht dhe të shpallur hapur të të drejtave të natyrës njerëzore. Por me të, u ngjit në lartësi të reja edhe gjendja e njeriut. Nëse ai ishte arbitrar dhe tiran… ai nuk ishte dhe as nuk do të bëhej ndonjëherë një tiran me të drejtë hyjnore. Tirania brenda tij nuk ishte e shenjtë; nuk ishte e përjetshme; nuk ishte e lidhur instiktivisht në miqësinë me tirani të tjera; nuk ishte e sanksionuar nga të gjithë ligjet e fesë dhe moralit”