Mjalti kadegorizohet si një nga produktet bio me një efekt të jashtëzakonshë për shëndetin tonë. Ekzistojnë më shumë se 3000 lloj bimësh që janë lëndë e parë e mjaltit të bletës, kështu që mundet që i njëjti numër veçorish dhe vetish të ndryshme të jetë edhe te mjalti.
Këtu po përmendim lëndët përbërëse të mjaltit në mënyrë të përgjithshme:
1. Ujë: 17-20%
2. Karbohidrate (sheqerna): fruktoz, glukoz, sukroz, maltoz. Këto përbëjnë 75% të mjaltit dhe janë pjesa kryesore e tij.
3. Poleni: përbën 5% të mjaltit me përafërsi, dhe kjo sqaron përse mjalti përmban: një sasi të konsiderueshme vitaminash, aminoacidesh dhe 0.05% proteina.
4. Minerale: 0.17% (botasium, sodium, kalcium, magnezium).
5. Ngjyra: si karotina, zanthina dhe flavonoidet.
6. Enzimat. Mjalti përmban një numër enzimash që kanë funksione të ndryshme, prej të cilave përmendim:
Enzima Invertase: Lloji më i madh i enzimave që gjenden te mjalti. Roli kryesor i kësaj enzime është thyerja e sheqerit të dyfishtë në sheqerna të thjeshta: në sheqer rrushi (glukozë) dhe sheqer frutash (fruktozë).
Enzima Glucouse Oxidase: Funksioni i kësaj enzime është shndërrimi i glukozës në Acid Glukonik, i cili prodhon lëndën Hydrogen Peroxide (ujin e oksigjenuar), që ka veti antibakteriale.
Enzima Diastase: Burimi i kësaj lënde është nektari i luleve dhe funksioni i saj është thyerja e amiloideve në sheqerna më të vogla dhe më të lehta për t'u tretur.
Enzima Catalase: Burimi i kësaj lënde është gjithashtu nektari i luleve kurse funksioni i saj është plotësimi i asaj që fillon enzima e Glucouse Oxidase, për të shndërruar këtë lëndë në ujë dhe oksigjen.
Zbulimi i mashtrimit në mjalt mund të njihet pikërisht nga përqindja e këtyre enzimave në mjalt. Mjalti me hile apo mjalti i nxehur në temperaturë të lartë përmban sasi shumë të vogël enzimash.
7. Acide: 0.57%. Mjalti përmban një numër acidesh të ndryshme që ndryshojnë në varësi të burimit të tij. Prej këtyre acideve është acidi formik, sitrik, glukonik, laktik, oksalik, tanik, tartarik, etj. Megjithëse mjalti ka veti acide, por ai në origjinë konsiderohet si ushqim alkalin (bazik), sepse të qenët e ushqimit acid apo alkalin, qëndron në llojin dominues të lëndëve minerale që gjenden në të.
10 mënyrat që ta dalloni mjaltin e vërtetë natyror
Mjalti është i pasur me vitamina dhe minerale, dhe ka veti antiinflamatore. Me ndihmën e këtyre 10 truqeve zbuloni se cili është mjalti i vërtetë.
1. Merrni pak mjaltë dhe fërkojeni atë në mes të gishtit tregues dhe gishtit të madh derisa të shpërbëhet. Mjalti i pastër është i mirë për lëkurë dhe nuk është ngjitës. Nëse ai që e keni fërkuar ngjitet, kjo do të thotë se ka sheqer ose ëmbëlsues artificialë në të.
2. Mundohuni të vendosni pak mjaltë në letër apo peceta të letrës. Mjalti i pastër natyral nuk përmban ujë dhe nuk do të depërtojë në letër për një kohë të gjatë.
3. Bletët instinktivisht i ndërtojnë kosheret në pemë dhe midis shkëmbinjve për t’u mbrojtur nga buburrecat. Vendosni pak mjaltë tek buburrecat, ata nuk do ta prekin mjaltin natyror.
4. Me të verdhën e vezës përzieni pak mjaltë. Nëse mjalti është i pastër, kur ta tundni të verdhën e vezës, ajo do të duket si të ishte e gatuar.
5. Një lugë të vogël me mjaltë vendoseni në një gotë të mbushur me ujë. Mjalti artificial do të fillojë të shkrihet, ndërsa mjalti i pastër do të forcohet dhe do të bjerë në fund.
6. Nëse e lyeni me mjaltë një fetë bukë, mjalti natyral do të ngurtësohet për disa minuta, ndërsa mjalti artificial do ta lagë bukën për shkak të përmbajtjes së ujit.
7. Pak para gëlltitjes mjalti i vërtetë do t’ju japë një ndjesi të pickimit apo gërvishtjes në gojë, gjë që mjalti artificial nuk mund ta arrijë.
8. Vëzhgoni nëse mjalti do të kristalizohet me kalimin e kohës. Imitimi i mjaltit do të qëndrojë i lëmueshëm si shurup, pa marrë parasysh se sa kohë është ruajtur, ndërsa mjalti i vërtetë do të kristalizohet.
9. Majën e fijës së shkrepëses lyejeni me mjaltë dhe përpiquni ta ndizni. Mjalti natyror nuk do ta pengojë ndezjen. Mjalti artificial ka ujë, prandaj shkrepësja nuk mund të ndizet.
10. Vendosni në mikrovalë 2-3 lugë të vogla me mjaltë. Ngroheni në temperaturë të lartë. Mjalti natyror do të karamelizohet shpejt dhe nuk do ta marrë formën e shkumës. Mjalti artificial do të karamelizohet vështirë dhe do të jetë plot me flluska.
Vetitë kuruese dhe shkaqet e përdorimit:
1. Fuqizues i përgjithshëm dhe aktivizues, pasi që konsiderohet si një nga burimet më të mira të energjisë. Mjalti fuqizon muskujt dhe nervat.
2. Përmirëson funksionimin e sistemit të tretjes në mënyrë të përgjithshme. Mjalti përmirëson funksionin e zorrëve nëpërmjet nxitjes dhe aktivizimit të florës në zorrë (bakteries së dobishme të zorrëve), gjë e cila ndihmon në rastet e kapsllëkut, diarresë, ulcerave dhe infeksioneve. Mjalti vepron gjithashtu në lehtësimin e alergjisë së fytit, për shkakun se ai është anti infeksion.
3. Aktivizues dhe ushqyes i mëlçisë.
4. Përmirëson funksionin e sistemit të frymëmarrjes. Mjalti është ilaç efektiv për kollën dhe gëlbazën.
5. Rregullon funksionin e sistemit imun.
6. Mjalti është anti infeksion si rezultat i përmbajtjes së tij grupin e flavonoideve (një numër i të cilave i ngjan për nga përbërja lëndës Gromoglycate, e cila jepet zakonisht për parandalimin e krizave të astmës dhe jo si ilaç për të).
7. Sëmundjet infeksionale të syve (infeksionet e cornesë (bebes) së syrit, të bardhës së syrit dhe të qepallave të syve).
8. Antibiotik natyral (ka efekt kundër viruseve, baktereve dhe mukozave).
9. Ndihmon në mbylljen e plagëve, në shërimin e ulcerave dhe djegieve, si rezultat i përmbajtjes së tij të enzimave që ndihmojnë në këtë gjë.
10. Përdoret si maskë për zbukurim, pasi që mjalti mbron lëkurën nga rrudhosja dhe ruan freskinë e saj.
Këshilla që duhen pasur parasysh para përdorimit të mjaltit:
Mjalti konsiderohet prej ushqimeve të dobishme për shumicën e njerëzve, por ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit (diabeti) duhet të kenë parasysh që të mos marrin aq sasi mjalti sa të ngrenë përqindjen e sheqerit tek ata.
99.99% e atyre që e konsumojnë mjaltin nuk ndeshin asnjë lloj problemi, por ekzistojnë disa ndalesa të pakëta që duhet të kihen parasysh në përdorimin e mjaltit:
1. Të sëmurëve me urinë diabetike nuk mund t'u jepet mjalt në sasi të madhe, sepse ai përmban më shumë se 70% lëndë karbohidrate, dhe për të qenë brenda sigurisë, këtyre të sëmurëve mund t'u jepet vetëm 8-9 gram mjalt në ditë, d.m.th. një lugë e mesme, ose dy lugë, ose mundet edhe dy lugë, duke i marrë sipas mënyrës së njohur.
2. Alergjia, sidomos ajo e sistemit të tretjes, dhe kjo për shkak se mjalti përmban një sasi të vogël poleni. Zgjidhja në këtë rast është që përdorimi i mjaltit të fillohet me sasi shumë të vogla duke e holluar me sasi të mëdha lëngjesh.
3. Foshnjat nën një vjeç: dhe kjo është më e rëndësishme se rastet e mësipërme, pasi që zorrët e foshnjës nën një vjeç janë një ambient i përshtatshëm për zhvillimin e baktereve të dëmshme, sidomos bakteria e quajtur "closterdem botelenm". Vetëm për këtë moshë duhet siguruar se mjalti që i jepet nuk e përmban këtë lloj bakterie.
Mënyra e përdorimit të mjaltit:
Preferohet që mjalti të përdoret i holluar me ujë, në mënyrë që të bëhet përvetësimi i lëndëve te tij sa më mirë. Po kështu preferohet që të merret një orë para ngrënies ose tre orë pas ngrënies. Doza e lejuar e mjaltit është 60-100 gram në ditë dhe jo më shumë. Preferohet që mjalti të përdoret në sasi të vogla dhe në periudha të ndara kohore.
Ruajtja e mjaltit dhe rezervimi i tij:
1. Nuk duhet lënë në dritën e diellit sepse ai i thyen shumë prej enzimave, dhe po kështu as në dritë të drejtpërdrejtë për një kohë të gjatë.
2. Duhet të ruhet në enë të posaçme për ruajtjen e ushqimeve, qofshin prej qelqi apo prej plastike që janë të posaçme për ruajtjen e ushqimeve (PET).
3. Ena ku ruhet mjalti të mbyllet mirë, sepse ai i thith me lehtësi aromat e jashtme të cilat ndikojnë në aromën e tij, dhe sepse mjalti thith ujin që gjendet në ajrin e jashtëm, e nëse përqindja e lagësgtirës në mjalt e kalon atë normalen, ai thartohet dhe prishet.
4. Mjalti duhet të ruhet në vend të ftohtë e të freskët dhe të mos ekspozohet nxehtësisë. Temperatura e dhomës ku ruhet mjalti nuk duhet t’i kalojë 25 °C.
Qumështi dhe mjalta janë një ilaç hyjnor kundër pagjumësisë.
Një gotë qumësht të nxehtë dhe mjaltë është receta ideale kundër pagjumësisë dhe nëse para gjumit ndjeni uri, më së miri do të ishte që të hani disa ushqime që janë të pasura me karbohidrate, siç janë buka integrale, produkte nga mielli, apo farëra të cilat mund t’i kombinoni me mish gjeli, tune dhe jogurt.
Personat që lëngojnë nga çrregullimet e gjumit do të duhej që gjatë kohës së fundit të ditës të shmangin djathërat e fortë, peshkun e thatë, të kriposur, apo të kozervuar, sallamet, mishin e thatë, lakrën e thartë, trangujt e konservuar, ullinjtë, çokolatën dhe spinaqin. Ushqimet e permendura përmbajnë tiraminë, molekula e cila stimulon lirimin e norepinerfinës, stimuluesin e trurit i cili na mban zgjuar. Kafja dhe alkooli nuk është e nevojshme as të përmenden.
Në vend të antidepresivëve dhe gjërave ndihmëse për gjumë, ndryshimi i kombinimit të ushqimit tek koha e fundit (darka) do të ndikonte pozitivisht në kualitetin e gjumit. Borziloku dhe sherbela, ndikojnë krejtësisht ndryshe nga melmesat tjera dhe kanë ndikim të butë qetësues.
Mollët dhe mjalti të kthejnë fuqinë
Çdo terapeut ka njohuri për veprimin dhe efikasitetin e mjaltit në rastet e shumë sëmundjeve të zemrës, veshkave, stomakut dhe zorrëve, ndërsa mollët që nga kohët e lashta janë shumë të vlerësuara si mjet i shkëlqyeshëm shërues.
Pasi që përmbajnë sasi të bollshme të materieve shëruese, mollët dhe mjalti kanë veprim pozitiv për gjumë dhe tretje të mirë, çka është shumë e rëndësishme jo vetëm për të sëmurët, por edhe për personat e shëndoshë. Kur i sëmuri refuzon çdo ushqim që i ofrohet, në shumë raste me shumë qejf do ta marrë kombinimin e mollëve dhe mjaltit. Kjo përzierje është eliksir i vërtetët i shëndetit dhe bombë energjetike, e cila është e dobishme për forcimin e organizmit të sëmurë dhe të lodhur. Ja disa receta të dobishme.
Pije e ftohtë nga mjalti dhe molla
Pastroni një mollë të madhe nga farat dhe preni imët. Shtoni lëng të freskët portokalli të shtrydhur, ëmbëltojeni mirë me mjaltë dhe gjatë ditës kohë pas kohe jepjani të sëmurit nga një lugë.
Sallata nga molla me mjaltë
Disa mollë më të mëdha i preni imët dhe i përzieni me lëngun e portokallit dhe limonit, duke shtuar 3-4 lugë mjaltë dhe nga kjo bëni krem. Nëse kësaj i shtohet edhe një copë banane, do të jetë më efikase edhe më e shijshme. Sipas dëshirës mund të shtohet shllag ose ajkë.
Molla, mjalti dhe qulli i tërshërës
Përzierja e mollëve të ziera, e qullit të tërshërës, mjaltit, vaniljes dhe një gotë jogurti. E gjitha përzihet derisa nuk të fitohet pamja e shllagut. Ky është ushqim veçanërisht i pasur për fëmijët dhe mund të përdoret edhe për lyerjen e bukës.
Mjalti dhe uthulla e mollës
Për shërimin e shumë sëmundjeve përdoren pijet nga mjalti dhe uthulla e mollës. Zakonisht përdoren: dy lugë uthull molle me dy lugë mjaltë dhe një gotë uji të vakët. Kjo pije forcon membranën e mukozës së fytit dhe zgavrën e hundës-gojës, ndihmon te tretja e vështirësuar, lehtëson shkëmbimin e materieve në organizmin e sëmurë dhe të lodhur, harmonizon qarkullimin, ndihmon në eliminimin e toksinave dhe forcon organizmin. Te tretja e çrregulluar, pija pihet në mëngjes; tek pagjumësia pihet para gjumit; tek ngjirja e zërit kjo pije duhet të pihet, por edhe të shpërlahet fyti me të. Mjekët konsiderojnë që duke iu falënderuar kombinimit të uthullës së mollës dhe mjaltit në organizmin njerëzor rritet aftësia e gjakut për të bartur oksigjen në organet vitale.