Nga Albert Vataj
Letërsia shqipe ka mbrujtur brenda vetes fatin e shumë shkrimtarëve, jeta dhe vepra e të cilëve ka mbetur dhe do të pasohet gjeneratave si një triumf i ngadhënjimit, Petro Marko është personifikim i këtij fati. Ndoshta pikërisht ajo rrjedhë e pazakontë e reales së këtij njeriu, pikërisht ky reliev tejet i thyer, bënë që pena dhe krijimtaria e tij jo vetëm të ndalohej, të gjymtohej, por edhe të ishte vetë blatimi që do ti bënte vetes autori asaj. Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi – Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare që sollën risi të vërteta në traditën letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe humanizmin njerëzor, ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më të munduara.
***
Petro Marko (Dhërmi, 25 nëntor 1913 – Tiranë, 27 dhjetor 1991) ishte arsimtar, publicist, gazetar, interbrigadist e shkrimtar shqiptar.
U lind në fshatin Dhërmi të Bregut nga prindët Marko e Zoica, u rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nëpërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët.
Me të kryer filloren në fshatin e lemjes më 1924, shkoi nxënës në Shkollën Tregtare në Vlorë të cilën e mbaroi më 1932. Në atë shkollë pati, ndër të tjerë, si drejtor arsimtarin e studiuesin Kolë Kamsi dhe si mësues Ernest Koliqin; shkollë në të cilen jepnin mësim dhe shumë mësues italianë, njëri prej të cilëve i prezantoi me “Manifestin” e Marksit.
Pasi kreu shkollën i takon të sillet gjatë nëpër Tiranën e asaj kohe në kërkim të ndonjë pune, derisa takon një ditë Hilë Mosin, asokohe Ministër Arsimi, i cili e caktoi mësues në Dhërmi. Më pas transferohet për në Dhuvjan të Dropullit. Qëndron në kontakt të vazhdueshëm me shtypin e majtë, nepërmjet gazetave greke, të cilat ia jipte Asim Vokshi. Nga një ngatërresë që pati, u gjet preteksti se Petrua i jepte nxënësve literaturë komuniste (akuzë e pavërtetë).
U detyrua të largohej për herë të parë në Greqi. Qëndron në Korfuz, ku bie në kontakt me emigrantët politik të atjeshëm me në krye dr. Omer Nishanin. Pastaj niset për n’Athinë, ku kishte të vëllanë Dhimitrin (Mimon), që ishte larguar që fëmijë nga Bregu. Atje hyn në fakultetin e letërsisë, ku i takoi të kishte fërkime me rektorin, i cili ia njehte për turp që Petroja si himarjot të ishte mësues i shqipes. Gjë për të cilën Petroja ia ktheu “turp për ju që ende jetoni në kohë të Bizantit!…”, replikë që i shkaktoi përjashtimin. Nepërmjet punëdhënësit të të vëllasë krijohet mundësia të hyjë në një shkollë joshtetërore, në fakultetin ekonomiko-politik. Shqyrton mundësinë të shkojë në Bashkimin Sovjetik, ku në atë kohë ishte dhe Sejfulla Maleshova, Ali Kelmendi e Tajar Zavalani, por bie poshtë si mundësi.
Kthehet pas vendosjes të qeverisë liberale të Mehdi beut – verë 1935. Planifikohet Kryengritja e Fieri, e cila dështon që në zanafillë e Riza Cerova vritet nga trupat e Hamit Matjanit, dhe ata që ngelën ikën nga Vlora për në Korfuz. Kthehet në nëntor pasi Branko Merxhani e Ismet Toto e thërrasin me rastin e hapjes së një gazete (“Koha e Re”) si organ i qeverisë. Gazeta mbyllet pas një artikulli bombastik mbi punëtorët e Kuçovës; që Ethem Toto, asokohe ministër i brendshëm e pau si reaksionar e komunist. Shëtiti nga një gazetë në tjetrën (“Illyria”, etj.), dhe më 1936 boton revistën “ABC” bashkë me Branko Merxhanin, Dhimitër Godellin, Zavalanin, Migjenin, e cila u mbyll pas numrit të 2-të; e internojnë në Porto Palermo (2 javë) e pastaj në Llogara, lirohet me interesimin te Merxhanit e I. Totos. Bashkëpunon në “Përpjekja shqiptare” e B. Merxhanit, të cilën Brankoja kishte me nijet t’ia vinte për antipod “Hyllit të Dritës”. Por largohet pasi Merxhani shkroi artikullin Pse nuk jam marksist i dëtyruar nga censura e kohës. Pasi në një gazetë tjetër del haptas me idetë e tij pro proletariatit, i hyn si halë në sy Musa Jukës, i cili për ta pajtuar i propozon postin e zv/prefektit në Himarë. Petro i jep fjalën se do e pranojë pasi të shkojë në Athinë e të japë ca provime, duke tejparë pas këtij propozimi.
Takohet me Migjenin para se të niset (1937), dhe me të mbërrirë në Athinë merr anijen për në Marsejë; anija i ra përreth Mesdheut (Izmir, Xhafa, Aleksandri, Tripoli). Mbërrin në Marsejë, dhe gjen në Paris Llazar Fundon e Ali Kelmendin. Merr direktivat nga një “shok” serb që mbante si nofkë “Robert”. Dhe caktohet kryetari i grupit prej 113 vetësh që u nis për në Albacete ku ishte qendra e Brigadave Internacionale. Bashkohet me vullnetarët e brigadës “Garibaldi” në Spanjë, shkon për në Kuintanar de la Republica. Merr pjesë në Mbledhjen e Shkrimtarëve Antifashistë në Valencia, ku ishin dhe Ernest Hemingway, Pablo Neruda, etj. Lëviz nga Estremadura, Aragona, Gondez e mandej prapë në Francë, ku herë në Paris e herë në Grenoble i financuar nga Ndihma e Kuqe Internacionale i veshur me petkun dhe karizmën e interbrigadistit u ngarkua me agjitacionin në rininë universitare të Grenoble.
Hyn në Itali nga fundi i ’39. Pas 1 mijë e ca ditësh kthehet në atdhe sepse Kominterni kishte porositë t’i çonte legalisht ose jo, të gjithë komunistët në vendet e tyre. Kthehet në Dhërmi dhe mendon pajtimin hasmërive me fshatrat e Dukatit. Në Vlorë nis e harton trakte, shqip e italisht, kundra fashizmit. E burgosin në Vlorë, në Tiranë (maj 1940)… mbas marsit 1942 e nisin për Itali, Palermo e Ustikë. Pas çlirimit te jugut t’Italisë nga forcat aleate anglo-amerikane çan burgun së bashku me të burgosur të tjerë dhe kalon në zonat e çliruara Italiane. Më 1944 arrestohet nga gjermanët nga të cilët shpëton në sajë të mësuesit të gjimnazit, E. Koliqit. dhe po atë vit kthehet në Shqipëri.
Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin ’44 kthehet ne Shqipëri duke organizuar edhe ardhjen e gati 300 Shqiptarëve tjerë në kohen kur shqiptarët kishin mbetur pa kurrfarë organizimi. Gjendet në Shkodër në shtëpinë e Nush Topallit, kur Shkodra bastiset nga trupat serbe. Tek “Retë dhe gurët” citon N.Spirun që i thoshte se Shqipëria kishte material të mjaftueshëm jo vetëm për të dhe për kushedi sa vjet,- bollëk ky që bënë të mundur tregtarët shqiptarë nën okupacionin italian e pastaj gjerman, ngaqë pushtuesit kishin nevojë për material. Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës “Bashkimi” në Tiranë nga 1945-1947, nga një kontroll i befasishëm i gjejnë shkrime jashtë vijës së partisë, (shkruan se Hysni Kapo e shpëton nga pushkatimi) lirohet më 15 maj 1950. 1957 mësues në teknikumin “8 Nëntori”. 1973 i hiqet e drejta për botim. Më 1975 i fusin në burg të birin, Jamarbërin. Romani “Çuka e shtegtarit” – 1980 si direktivë për autokritikë nga Partia; por s’ia pranuan e nuk u botua. Kjo për të vetmin shkak se nuk mund të pajtohej që në ditët e para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos kur provoi t’i rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë asokohe nga jashtë, kryesisht nga Beogradi. 27 dhjetor 1991 vdes dhe varroset sipas amanetit pa ceremoni. Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2003 dekoroi Petro Markon me Urdhrin “Nderi i Kombit”.
Vepra
Filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra qysh në kohët e shkollës në Vlorë. Ministri i Arsimit Mosi do i thoshte Të shkruesh vjersha. Vjersha asht shprehja ma njerëzore e mendimit dhe e zemrës. Shkruan “Një natë e dy agime”, poemat “Nase labi”, “Horizonti në kuletë”, “Parada e të uriturve”, romanet “Kodashi”, “Rrugëve të luftës”; “Nisja pa mbarim”, “Bija e kapitenit”… gjatë kohës kur ishte në Itali. Në kulturën dhe letërsinë kombëtare Petro Marko është personalitet i përmasave të mëdha me shpirt e mendje të paluhatur para çdo stuhie. Ata që kanë njohur nga afër Petro Markon, kanë ndjerë se brenda tij rrezatonte një besim madhor ndaj njeriut dhe mirësisë. Vetëm një lartësi shpirti e tillë mund ta përballonte ndeshjen sy më sy me vdekjen, që ai përjetoi aq shumë herë gjatë jetës së tij. Dhe sa herë ngrihej në këmbë ai do ta niste nga e para luftën ndaj së keqes po me atë forcë besimi, po me atë rrezatim mirësie. Të tillë e ndjen lexuesi Petron në romanet “Hasta la vista” (1959) dhe “Qyteti i fundit” (1960), ku rruga e tij jetësore e asimiluar artistikisht, është aq e pranishme. Në vitet ’70 ai do të shkruajë romanin “Një emër në katër rrugë”, ndërsa periudhën e vështirë të jetës së tij në ishullin e Ustikës do ta përjetësojë në romanin e tij të rëndësishëm “Nata e Ustikës”. Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij të parë “Hasta la vista” dhe “Qyteti i fundit” në vitet ’60 është një kthesë e vërtetë në historikun e shkurtër të romanit shqiptar. Dhe nuk është fjala për rrumbullakësimin e një përvoje krijuese por përkundrazi, për ndërprerje dhe dalje nga një përvojë e shartuar jonatyrshëm në rrjedhat e letrare shqiptare, ishte një synim që rrëfimi romanor, pjesërisht në vitet ’40, ’50, do të çlirohej dhe të hapej si vizion, univers krijues dhe si spektër tematik.
Krahas kësaj prirjeje të brendshme që kanë të dy romanet e përmendur përballë veprave të të njëjtit zhanër të deriatëhershëm, këto vepra qëndronin superiore edhe si artikulim artistik. Dhe pikërisht për natyrën e risive, për natyrën që pretendon ndryshime të vërteta të vlerave letrare. të gjitha veprat e Petro Markos u pëlqyen dhe u kërkuan nga lexuesi.
Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos reflektojnë triumfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor. Pas tërë atij ferri nëpër të cilin kalon njeriu në rrëfimin e Petro Markos, ai arrin të mbetet i pamposhtur nga mizoritë e botës. Këtë bërthamë të brendshme e rrezatojnë personazhet nga romanet e tij, këtë shkëlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar në tërë veprat e tij. Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi – Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare që sollën risi të vërteta në traditën letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe humanizmin njerëzor, ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më të munduara. Në vitin 2000, e shoqja Safo me të bijën Amantia, botojnë “Retë dhe gurët – Intervistë me vetveten”, autobiografik ku Petro Marko plak merr në pyetje një version më të ri të vetvetes; libër ky që i kishte mbetur dorëshkrim dhe e kishte dëshirë t’a botonte.
****
Historia e njeriut qe pjesa me e madhe e veprave ju kthyen ne karton. Dhe qe kane filluar t’i botohen vetem sot, kaq vite me pas.
Kur ne vitin 1980, Petro Markos iu kthye mbrapsht nje roman, “Cuka e shtegtarit”, ishte e para here qe ai nuk hidherohej. Perkundrazi, ndieu njefare lehtesimi. Romani, qe kishte derguar per botim, duhej te ishte njefare autokritike, por ajo qe u dergua ne Shtepine botuese, vetem autokritike nuk ishte. Libri iu kthye mbrapsht, dhe Marko tregoi perseri se nuk i njihte shtigjet dredharake. Romani u mbyll ne depo, krah shenimeve te tjera, per te pritur nje dite kur do te mund te ridilnin ne drite. Edhe pse ai vete veshtire se do ta besonte nje gje te tille. “Tani qe kohet, me sa duket, po ndryshojne dhe sistemi diktatorial do te permbyset, e shpresoj te sherohem perseri dhe te jetoj – kur them te jetoj, nenkuptoj te punoj – dhe midis planeve qe me mbeten per te realizuar, eshte qe edhe ketij romani t’i hyj perseri…”, shkruante Petro Marko ne “Interviste me vetveten”. Deri ne ditet e fundit te jetes, ato cka bluante ne koke, i hodhi ne leter. Vete ishte i pamundur, tiktaku i makines se shkrimit e shoqeroi deri ne ditet e fundit, ai fliste, ndersa e bija, Arianita shkruante, derisa “Cuka e shtegtarit u plotesua”. Javen e kaluar, libri eshte promovuar, bashke me te, romani per te cilin fliste “Cuka”, romani qe i shkaktoi ndoshta dhimbjen me te madhe te jetes, “Nje emer ne kater rruge”.
Romani qe ngeli peng
“Nje emer ne kater rruge”, qe romani qe e goditi me shume Petro Markon. U duk se te gjitha pengesat kaluan kur romani u botua. Ne familjen Marko lajmi i botimit u perjetua me gezim. Vec faktit qe po botohej nje liber i ri, nga me te miret qe ai kishte shkruar deri atehere, e bija Arianita, kujton edhe nje tjeter arsye per te qene e gezuar. Me leket qe do te merreshin nga botimi, familja Marko do te blinte nje televizor. Nje gje e rralle per ate kohe. Pese kopjet e para kishin mberritur nderkaq ne shtepi, dhe ngjarja u festua me nje darke te madhe. Arianita kujton se aty u pa shenja e pare e fatkeqesise se ardhshme. Nje kritik, qe banonte ne te njejtin pallat, ndonese i ftuar, nuk erdhi. Ne naten qe festohej dalja e librit, romani ishte futur ne brumatrice. Goditja qe tashme pritej, erdhi pak kohe me pas. Dhe jo per romanin, sic mendonin te gjithe. Ne nje permbledhje poezish te botuara ne “Drita”, gabimisht faqosesi kishte ndryshuar daten e nje poezie. “Loteve te mergimtarit”, nje poezi e shkruajtur gjate emigrimit ne Athine ne vitet ’30 – te, ishte shenuar si nje vjershe e koheve te fundit. U vendos qe Petro Marko te perjashtohej nga Lidhja e Shkrimtareve. Furtuna per romanin erdhi pas kesaj. Nisi te kritikohej kudo libri i kthyer ne karton, “Nje emer ne kater rruge”. U kritikuan personazhet; u tha se ne liber nuk dilte puna e Partise; qendrimet liberale; banalitetet e dashurise; shthurja e vajzave te instututit femeror, ku kishin studiuar edhe grate e udheheqjes se atehershme, pershfi edhe Nexhmije Hoxhen dhe Fiqirete Shehun; se libri bente analogji me kohen e sotme. Ndeshkimet nuk u ndalen tek Petro Marko. U mor mase edhe kunder redaktorit, poetit Llazar Siliqi. Vec te tjerave, Petro Marko duhej te paguante edhe shpenzimet e botimit. Televizori i pritur nuk u ble, dhe si per t’i shkurar te keqes deri ne fund, Petroja hodhi idene qe te shitej makina qepese e Safos. Nje nga sendet me te cmuara te shtepise, se bashku me makinen e shkrimit te Petros.
Pas zyrtares, fshihej…
Shpesh here ajo cka thuhej nuk ishte e verteta. Libri ndalohej me shprehjet “teper liberal”, ose “natyralizmi i romanit, nuk i shkon per shtat letersise se realizmit socilist”, apo “nuk del ne pah puna e Partise”. Mirepo shkaqet ishin krejt te tjera. Nje nga shembujt me tipike eshte “Stina e Armeve”. Pas historise se partizanes, Besa, lexohej fare qarte historia e vertete e Ramize Gjebrese, partizanes se bukur te pushkatuar pse tradhtoi te fejuarin e saj, Naku Spiron dhe dashuroi nje shok te batalionit, Zaho Koken.
“Nje nate me dy agime”, eshte nje nga romanet e botuara pergjysme, nen titullin “Nata e Ustikes”. Dashuria me nje te huaj, ishte akuza kryesore. Ne fakt, kete gabim Petroja e bente thuajse ne cdo liber, por Sonja kroate, u prit me keq se te gjitha. Iu kerkua qe te ndryshohej personazhi, duhej te behej medoemos shqiptare, me origjine nga Permeti ndoshta. Por u kritikua edhe titulli. Shqiperia nuk mund te kishte dy agime, ajo kishte vetem agimin e madh te Partise. “Nata e Ustikes”, ndoshta romani me magjepes i Petro Markos u botua shume vite me vone, me 1989, pas interesimit te Xhevahir Spahiut.
Pendesa e pakryer
Gjithcka ndodhte me librat e kthyer mbrapsht, me denimet e shkrimtarit, me ndalesat, te gjitha mbeteshin jashte mureve te shtepise. Petro dinte ta perballonte dhimbjen, pa ja percuar ate pjestareve te tjere te familjes. Sado i derrmuar qe u ndje shkrimtari kur romani perfundoi ne brumatrice, tek Markot ditet ndiqnin nje rrjedhe me te qete. “Ështe munduar te mos na rendoje kurre”, tregon Arianita, “Ishte teper i kujdeshem dhe asnjehere nuk krijonte gjendje te renda”. Por dalengadale familja nisi te mesohej, ndalesat vinin njera pas tjetres. Kur vjen nje fatkeqsi, hapi deren, thote nje shprehje e vjeter shqiptare.
Tek libri “i pendeses” qe iu kerkua ta shkruante ne vitin 1980, Marko do te rrefente edhe historine e romanit qe u kthye ne karton. U shkrua ne forme autokritike, personazh kryesor vuri veten si shkrimtar. Nje shkrimtar qe do te mbante qendrime ndaj edukimit moralo – politik te rinise. Por nderkaq i lindi ideja qe krahas krijimit te porositur, te vinte po ato personazhe, se bashku me veten, ne nje variant tjeter. Personazhet duhej te ndiqnin udhen e tyre, ashtu sic i prodhon laboratori i cdo shkrimtari. Varianti i pare u kthye mbrapsht, kurse i dyti, pasi qendroi dhjete vjet ne depo, vetem pak kohe me pare mundi te botohej i plote.
“Nje shkrimtar kurre nuk arrin te shkruaje me shume se pesedhjete per qind te atyre veprave qe ka enderruar ose planifikuar. Une ende nuk kam shkruar as pese perqind”, shkruan Marko tek “Interviste me vetveteven”, shume pak kohe para se te vdiste. E sa i takon veprave te botuara, jane ndoshta pak me pak se nje per qind te atyre qe kish enderruar autori.
Vitin e fundit, nga depoja kane ridale kater romane, botuar nga “OMSCA”. Te tjere presin ende aty, te sistemuara e te ruajtura me kujdes nga Arianita. Do te botohen te gjitha, pa asnje shkurtim, ndryshim. Pa kompromise, ashtu sic deshi t’i botonte dikur Petro Marko. Sepse tani eshte tjeter kohe, koha qe ai donte te jetonte.
Qyteti i fundit” i vetmi i plote
Kur neper antologji, apo tekste letrare, permendej emri i Petro Markos, nuk harrohej te shkruhej se ishte nje nga emrat me te njohur te letersise se realizmit socialist. Por kur renditeshin veprat shihej se behej fjale per fare pak vepra. Permendej “Ultimatumi”, “Ara ne mal”, “Hasta la vista” apo “Shpella e Pirateve”. Mesues letersie ndodhte te permendnin “Qytetin e fundit” dhe vetem ne vitin 1988, doli “Nata e Ustikes”. Historia e romaneve te Petro Markos, mund te quhet historia e ndalimeve. Vec “Qytetit te fundit”, gjithe te tjerat jane botuar me shkurtime, redaktime. Por edhe “Qyteti i fundit”, nuk kaloi pa veshtiresi. Marko kishte bere nje “gabim” te madh. Nje partizan, dashurohej me nje ish-prostitute italiane. Kritikat fillimisht ishin te ashpra, personazhet nuk shkonin kurrsesi me frymen e epokes. Pa kompromise, Petro Marko e terhoqi romanin. Nje nderhyrje e Mehmet Shehut, shok me shkrimtarin qysh nga koha e luftes se Spanjes, beri qe romani te botohej i plote, dhe kritiku Dalan Shapllo mbrojti mendimin se ky ishte i pari roman modern shqiptar. Pastaj gjithcka u harrua, libri nuk u ribotua me, deri nje vit me pare.
Vetem per Safon.
Ne depon ku ruhen shenimet e shkrimtarit, ne mjaft blloqe gjenden vjersha, letra, te gjitha te frymezuara nga e shoqja, Safo Marko. Aranita ka ndermend qe t’i permbledhe te gjitha ne nje vellim. Tani per tani jane thjesht plane, vajza ende nuk eshte e sigurte nese e ema do ta mireprese mendimin e saj. Ndosha ajo mund t’i trembet faktit qe intimiteti te behet publik.
Ne ate mori shenimesh, ne gjithe poezite per Safon, Aranita vecon nje leter. Ështe nje leter qe Petro Marko ia dergon te shoqes nga burgu, menjehere sapo isht nxjerre nga qelia e izolimit ku per fije i kishte shpetuar vdekjes dhe te burgosurit kishin ca me shume liri, mund te arrinin te nxirrinin nje leter nga burgu. “Ështe me nje shkrim fare te imet, tregon Ariantia, dhe megjithese im ate gjendej pas hekurave, ato nuk permenden ne asnje rresht, ashtu sic nuk permendet as fjala gardian. Flitet vec per dashurine qe kishte per Safon, dashuri qe e mbajti gjalle”. Ne leter Petroja flet per dashurine, por edhe per endrren qe te kishte nje vajze qe te behej piktore. Ashtu sic u be Arianita.
Gazetar i perjetshem
Nje shkrimtar i ardhur nga gazetaria. Vec poetit e prozatorit, Petro Marko ka qene nje kronikan i jashtezakonshem. Gjurma e gazetarit eshte e dukshme ne gjithe vepren e tij, qe nga fillimi e deri ne rreshtat e fundit qe shkroi. Fillimet e Petro Markos jane si gazetar, ne revisten “Vatra e rinise”, ku cdo numer kishte nga nje shkrim. Vangjel Koca i kerkonte shkrime per gazeten “Demokracia”. Gazeta “Iliria”, e miqesoi me Sterjo Spassen. Pas kthimit nga Greqia, ne nje “liri shtypi” qe u ndje ne ate kohe, bashke me Tajar Zavalanin, Branko Merxhanin, Vangjel Kocen e Ismet Toton, nisen botimin e “Kohes se re”.
Rreshtat e pare ashtu si dhe te fundit, Petro Marko i shkroi ne gazete. Fati e desh keshtu. Librin e fundit “Interviste me vetveten” ai e shkruan si gazetar. Dhe ne fund te tij: “Si gazetar i vjeter, i deshiruar per te thene nje fjale te lire, pata mundesine ta them kete fjale ne gazeten “Republika”. Po vjen koha e ndryshimeve te medha. Ndihet nje atmosfere, nuk me gabon nuhatja e gazetarit. Vecse per mua eshte teper vone. Megjithate, me mire vone se kurre, thote populli”. I.T.