Shijet e ndryshme ndihmojnë në luftë kundër sëmundjeve të caktuara, ndërsa shkencëtarët secilën ditë zbulojnë dobi të reja të këtyre “bombave” të vitaminave
. Kohë më parë shkencëtarët e zbuluan se lëngu i panxharit ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të prekjes nga çmenduria, ndërsa përmban edhe nitrate të cilat e stimulojnë rrjedhën e gjakut dhe furnizimit të gjakut deri në tru.
Lëngjet e shijshme dhe të ëmbla janë të shëndetshme, por duhet të kihet kujdes në sasinë që konsumohet pasi që lëngu i tepërt mund të jetë i dëmshëm për dhëmbët. Lëngu nga shega ndihmon në luftën kundër kancerit të prostatës.
Në fakt, shega përmban koktejin e përbërësve që ndihmojnë në zvogëlimin e qelizave të dëmtuara në rastin e prekjes nga kanceri. Përveç kësaj, lëngu nga shega është përplot me antioksidues dhe shumë i dobishëm në zvogëlimin e shkallës së kolesterolit dhe luftën me sëmundjet e zemrës. Lëngu nga grejpfruti u rekomandohet të gjithëve që dëshirojnë të humbin kilogramët pasi që është shumë i efektshëm dhe i ndihmon organizmit për të eliminuar sheqernat e tepërta. Lëngu nga molla është i dobishëm në luftë kundër sëmundjes së Alzheimerit. Pikërisht ky lëng në tru e mban nivelin e substancave që janë vendimtare për kujtesën dhe shëndetin e trurit.
Përveç kësaj, lëngu i mollës është i shkëlqyeshëm për zvogëlimin e kolesterolit dhe tretjen. Lëngu nga qershitë është i shkëlqyeshëm për shtrëngimet dhe dhimbjet e pakëndshme të barkut. Pikërisht për këtë kjo pije e shijshme u rekomandohet vrapuesve pasi që është përplot me antioksidues të cilët janë të nevojshëm për zvogëlimin e paraqitjes së shtrëngimeve.
Lëngu nga portokalli është i efektshëm për sëmundjet e zemrës pasi që përmban sasinë e caktuar të antioksiduesve të cilët përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Po ashtu ndihmon edhe tek paraqitja e gurëve të pakëndshëm të veshkave. Lëngu nga ananasi është i shkëlqyeshëm për personat që kanë probleme me artritin. Enzimat në këtë lëng i ndihmojnë organizmit që të tret proteinat.
Përveç kësaj, ndihmon në zvogëlim e simptomave të kollitjes dhe të ftohjes, kështu që rekomandohet në kohën e vjeshtës dhe të dimrit. Lëngu nga rrushi i zi zvogëlon rrezikun nga humbja e kujtesës, zvogëlon nivelin e kolesterolit, dhe mund të ketë efektin e njëjtë sikur edhe tabletat kundër kokëdhembjes.
Lëngu nga karota zvogëlon rrezikun nga prekja nga kanceri, forcon imunitetin pasi që përmban sasi të mëdha të vitaminës C, ndërsa falë vitaminës A ndihmon në ruajtjen e shikimit, kurse për shkak të fibrave ndihmon në tretje. Lëngu nga domatet është i krijuar mu për ata që pëlqejnë që të rreziten pasi që zvogëlon të djegurat nga dielli.
Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i rregullt i domateve, qoftë të ziera apo të shtrydhura, zvogëlon rrezikun nga prekja nga kanceri i prostatës. Lëngu nga boronica është shumë i efektshëm në luftën kundër çmendurisë. Boronicat përmbajnë substanca të cilat i ndihmojnë trurit të mbetet i shëndoshë, stabilizon nivelin e sheqerit dhe zvogëlon apetitin dhe dëshirën për ushqim.
Lëngu i portokallit përmban vitamina B dhe C, po ashtu dhe një sasi të madhe mineralesh si magnez, fosfor, kalcium dhe kalium. Lëngu i portokallit ndihmon sistemin e brendshëm të trupit. Lëngu i portokallit ndihmon në qetësimin e sistemit nervor, duke luftuar ankthin dhe pagjumësinë.
Lëngu i manaferrës
Ky lëng përmban sasi të mëdha të vitaminës C dhe E, dy antioksidantë që ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira. Ai përmban edhe molekulat që luftojnë qelizat dhe indet e trupit që janë të lidhur me sëmundje të tilla si kanceri dhe ato të zemrës. Kjo pije është efektive në kontrollin e diabetit, pastron gjakun dhe shpesh përdoret për trajtimin e dhembjeve të fytit dhe diarresë.
Lëngu i mollës
Lëngu i mollës është i pasur me vitamina B dhe C. Ai është i pasur edhe me minerale si kalciumi, fosfori, magnezi dhe kaliumi. Lëngu i mollës ndihmon për trajtimin e simptomave të artritit dhe qetëson dhe pastron sistemin e tretjes. Lëngu i mollës është i shëndetshëm edhe për trajtimin e konstipacionit dhe diarresë.
Lëngu i kajsisë
Lëngu i kajsisë përmban shumë vitamina si B, C dhe vitamina K, substanca që ngadalësojnë procesin e plakjes. Kjo pije është e mirë edhe për forcimin e kockave, ndërsa flokëve dhe lëkurës i jep vitalitet. Është i dobishëm për trajtimin e anemisë dhe të problemeve që vijnë nga menopauza.
Lëngu i rrushit
Rrushi është i njohur për përmbajtje të vitaminave dhe mineraleve, duke përfshirë kalciumin, bakrin, jodin, fosforin, hekurin dhe kaliumin. Lëngu i rrushit ndihmon në rastet e kapsllëkut, për sëmundjet e zemrës, artritit, tuberkulozit, problemet e mëlçisë, hemorroideve dhe alergjive të ndryshme.
Lëngu i limonit
Lëngu i limonit përmban një sasi të madhe të vitaminave B dhe A. Ai pastron enët e gjakut dhe pjesë të tjera të brendshme të trupit. Limoni eliminon toksinat dhe ndihmon në pastrimin e lëkurës. Ndër të tjera, parandalon ftohjen dhe kuron artritin.