Kam “bashkëjetuar” me shumë e shumë fate njerëzish, rruga e të cilëve më ka shërbyer si një yll që na drejton përnga ndërtimi i një marrëdhënie kulmore komunikimi dhe botëkuptimi, më kanë kthjellur qiej e përshkënditur drita shprese në fund të tunelit, më kanë magjepsur hera-herës. Secili ndër ta erdhi për të mbetur brenda meje, por Franz Kafka më përshkoi çdo nerv dhe qelizë. Gjithçka njerëzore e këtij njeriu u bë pjesë e imja. AV
***** Çdo letërsi është sulm kundër kufijve.
***** Dashuria nuk është një problem, siç nuk është edhe një mjet: Problematike janë vetem shoferi, pasagjerët dhe rruga.
***** Libri është si një sopatë, që shërben për të çarë detin e ngrirë.
***** Një i marrë është një i marrë. Dy të marrë janë dy të marrë. Dhjetë mijë të marrë, janë një parti politike!
***** Ata që nuk e mbajnë mend të kaluarën, janë të dënuar ta përsërisin.
***** Njerëzit kanë frikë nga liria dhe përgjegjësitë, prandaj ata parapëlqejnë të fshihen pas hekurave të burgut që ndërtojnë përreth vetes. Iluzioni i rremë i lirisë së arritur përmes mjetesh të jashme është fatalitet, pëshjellim, është një humbëtirë në të cilën nuk gjallon asgjë tjetër përveç frikës dhe dëshpërimit. Njeriu nuk rritet nga poshtë-lart, por nga brenda-jashtë, ky është kushti themelor i të gjithë lirive në jetë.
***** Nuk e merr me mend se sa forcë ka te qetësia. Sulmi zakonisht është vetëm maskim, që përpiqet të fsheh dobësinë e vetes ndaj të tjerëve. Forca e mirëfilltë dhe e qëndrueshme gjendet te durimi. Vetëm të dobtit reagojnë shpejt dhe me vrazhtësi, duke sakrifikuar kështu burrërinë e tyre.
***** Sharja shkatërron shpikjen më të mrekullueshme të njeriut, gjuhën. Ajo është fyerje për shpirtin dhe sulm azgjesues i hijeshisë.
***** Njerëzit nuk i shpëtojnë dot fantazmave që i ndjellin vetë. E keqja kthehem gjithmonë në pikën e nisjes
***** Njerëzit mbidhen kruspull në të ashtuquajturën jetë vetjake, sepse u mungon forca për të zotëruar botën. Sakaq ai fluturon nga e mrekullueshmja tek vetja e kufizuar… për të zgjuar magjinë e krijimit dhe për t’i dhënë një
***** Në ëndrrat e veta njeriu përpiqet të pajtohet me komplekset e fajit që ruan në ndërgjegje.
***** Realiteti është forca më e madhe që i jep formë botës dhe njerëzve
***** Arti është një çështje që ka të bëjë me gjithmonshmërinë e personalitetit. Ja pse në themel është tragjik
***** Pena është për zemrën veçse një lapës sizmografik. Ne mund t’i regjistorjmë termetet, por kurrsesi t’i parashikojmë ato
***** Lutja dhe arti janë akte plot pasion të vullnetit. Përmes tyre njeriu dëshiron të përforcojë dhe të tejkalojë mundësitë normave të vetvetes së vetvetishme. Arti, njëlloj si lutja, është një dorë e shtrirë drejt errësirës në kërkim të prekjes së hirit hyjnor, i cili do ta shndërronte në një dorë që shpërndan dhurata. Të lutesh do të thotë të bëhesh një me ylberin që shtrihet midis jetës dhe vdekjes, të shkrihesh krejtësisht në të, me qëllim që rrezëllimin e tij të pasosur të shtrosh djepin e brishtë të ekzsitencë tënde.