Ezhen Delakrua (26 prill 1798 – 13 gusht 1863) ishte piktor francez, figurë kryesore e shkollës së romantizmit në pikturë. Është autori i shumë pikturave murale dhe i kompozimeve figurale. Ezhen Delakrua ka realizuar edhe disa vepra me motive shqiptare si “Kampi i Marko Boçarit”, “Luftëtar malësor shqiptar”, “Një burrë suliot” etj., që ndodhen në muzeun e Luvrit dhe në koleksione private në Paris. Delakrua përdori kostume kombëtare shqiptare që i kishte sjellë miku i tij, piktori J. R. August, gjithashtu autor i disa tablove me motive nga vendi ynë. Si një piktor dhe muralist, shquhej për përdorimit shprehës dhe efektin optik të ngjyrës duke e veçuar atë dhe orjentuar nga thellësia impresioniste e komunikimit estetik. Nga ana tjetër pasioni i tij ekzotik e ndërfut në botkuptimin e themeltë të piktorit, lëvizjen si simbolikë efekti të konturuar brenda tablosë.
Ezhen Delakrua ka ardhur në kujtesë e derisotme edhe si ilustrues i veprave monumentale të letërsisë botërore, tragjikomedianit William Shakespeare , skocezit Walter Scott dhe gjermanit të madh Johann Wolfgang von Goethe .
Në kontrast me neoklasicizmin, profeksioni i rivalit të tij kryesor Ingres, Ezhen Delakrua mori për frymëzim artin e Rubens dhe piktorëve të Venedikut të Rilindjes. Përmbajtja dramatike dhe romantike karakterizohet në tematikat qendrore të pjekurisë së tij. Mik dhe trashëgimtar shpirtëror u Théodore Gericault, Ezhen Delakrua u frymëzua edhe nga Lord Bajroni , me të cilët ai ndau një identifikim të fortë me "forcat e sublime", të natyrës në veprim shpesh të dhunshme.
" Ezhen Delakrua ishte plot pasion në dashuri, por i vendosur ftohtësisht për të shprehur pasionin sa më qartë që të jetë e mundur", thoshte për të Bodler.
* **
Kur ishte ende fëmijë, dy vëllezërit e tij ishin ushtarë të Napoleonit. Ata gjithnjë flisnin për beteja dhe për fitore. Zhani i vogël me trup të pakët dhe me shëndet të lig, dëgjonte këto biseda e pastaj shpërthente:
Dua të bëhem edhe unë një ditë ushtar.
E ëma ia priste:
Po nuk ke gjoks ti për atë punë biri im.
-Gjoks… gjoks? Po çfarë është gjoksi? Do ta shihni se do të kem edhe unë gjoks.
***
Për veprën e tij "Barka e Dantes", që ishte tabloja e tij e parë e madhe, kritikët u çorën me të madhe duke e cilësuar atë si një skandal. Vetëra Grosi e mori në mbrojtje. Ky piktor i shquar bëri edhe më shumë. Ai e ftoi të riun, në studion e vet. I tregoi vepra të ndryshme dhe i propozoi të bëhej nxënësi i tij. Ky ishte një nder i madh, por Delakrua, pasi e falënderoi për interesimin dhe për propozimin që i bëri, i tha me krenari:
-Më vjen shumë keq qe detyrohem t'ju them jo. Unë tashmë jam i vendosur të mos ndjek tjetër shkollë veçse atë timen, të jem mësuese i vetvetes.
***
Kur e ftonin miqtë dhe shokët për të dëfryer së bashku, ai nuk pranonte t'u shkonte pas.
-Por edhe artisti duhet të argëtohet. Nuk është e mundur që të pikturohet gjithë ditën – i thonin ata.
Ai u përgjigjej:
-Artisti duhet të sakrifikojë njeriun, ju nuk e dini se sa i vlen artistit mjerimi i viteve të para, vështirësitë që duhet të kalojë dhe sakrificat me të cilat duhet të mësohet.