Nga Albert Vataj
I publikuar dy muaj më parë, më në fund mundësohet të bëhet i ditur lajmi i një tjetër mrekullie të Shën Terezës. Kësaj here lutjet drejtuar shenjtores shqiptare kanë bërë të mundur rikthimin në jetë një fëmije të vdekur në një klinikë në Filipine.
Vetëm pak ditë pasi Nënë Tereza e Kalkutës u shpall shenjtore më 4 shtator, ndodhi një mrekulli. Drolah Sanchez, një doktoreshë në një spital publik në Filipine shpërndau në profilin e saj në Facebook një postim ku tregonte se si lutja drejt Shenjtores i ndryshoi jetën.
Sanchez ishte dëshmitare se si një bebe e vdekur u rikthye në jetë pas lutjeve të saj drejt Nënë Terezës. Sanchez tregoi historinë në Facebook: Një nënë 20 vjeçare do të lindte rreth orës 5.40. Skuadra mjekësore e dinte që nuk do të ishte një lindje normale. Kur fëmija lindi, zemra nuk i rrihte. Kur e ndjeu se duhet të dorëzohej, doktoresha filloi të lutej drejt Nënë Terezës dhe i kërkoi asaj një shenjë.
Nëse fëmija nuk rikthehej në jetë, doktoresha do të hiqte dorë nga puna e saj. 15 minuta kishin kaluar e fëmija nuk jepte shenja jete. E “armatosur” me besimin e saj, doktoresha vazhdoi të lutej derisa fëmija filloi të merrte frymë. Bebja ishte gjallë. Ajo mori emrin Tereza pasi doktoresha Sanchez besoi se ishte një mrekulli nga Shenjtorja.
Drolah Sanchez punon si mjek në një spital publik në Batangas. Puna e saj i kërkon shpesh angazhim 48 orë. Ajo do të sfidojë urinë, lodhjen, si dhe sëmundje në këmbim të gëzimit që ajo merr nga të qenit në gjendje për të ndihmuar të tjerët, veçanërisht ata që janë në nevojë. Ndalimi i konsumit të duahnit e ka lënduar paksa atë në gjithë atë tension dhe prookupim. Megjithatë, një ngjarje e mrekullueshme ka ndaluar atë – lindjen e fëmijës Maria Terezës. Ajo e kujton atë moment të çmuar. Ishte 05:40 në mëngjes, kur një nënë 20-vjeçare, gati për të lindur, erdhi me urgjencë në spital tyre. Ekipi mjekësor në vizitën paraprake ka konstatuar se nuk kishin të bënin me një lindje normale, madje bëhej fjalë për komplikacione serioze. Situata agravon deri në atë pikë sa të humbej shpresa. Sanchez vrapoi në dhomë duke qarë dhe duke u lutur.
[su_youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=CB28D4H9EuQ&feature=youtu.be”]
[su_youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=h26lz4_Fydw&feature=youtu.be”]
[su_youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=q8oLFfpYwXw&feature=youtu.be”]
[su_youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=P_CJAidSzuw&feature=youtu.be”]
Të plot materialin mund ta lexoni në
Burimi: https://kami.com.ph/52947-dead-baby-miraculously-comes-back-life-pinay-doctor-prayed-st-teresa.html