Nga Albert Vataj
Prodhimet letrare të Dostojevskit eksplorojnë psikologjinë njerëzore në kontekstin e turbullt politik, social dhe shpirtëror të shoqërisë ruse të shek. XIX. Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të XX; libri i tij Shënime nga Nëntoka (1864), I shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Walter Kaufmann si “overtura më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”. Dostojekvski njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë në të gjitha kohërat.
Fatin e botës së Fjodor Dostojevskit krijues, na është shpërfaq në prizmin e fatit të popullit rus. Sepse ai mishëron në veprën e tij monumentale thelbësoren e këtij botkuptimi, gjithçkanë që e sendërgjon atë shpirt krijues, atë uragan të mendimit dhe veprimit, atë ngulmëtar të paepur të ideales. Madhështia e veprës së tij shfaqet në varësinë absolute të ndërsjellë, ku paraqiten ligjet metafizike të shpërfaqjes së njerëzimit dhe kombit. Prandaj edhe nuk gjendet asnjë lëvrim i jetës njerëzore, që mos ta gjente vendin e përshtatshëm në aurorën e shpirtit rus. Ky lëvrim njerëzor, brenda brenda këtij shpërthimi vezullues, i lirë në hapësirën kombëtare, por edhe i pandashëm prej tij, është thelbi i lirisë në artin e shquar të këtij shkrimtari
Më 11 nëntor 1821 lindi në Moskë, Fjodor Dostojevski, shkrimtari, eseisti dhe filozofi rus, ai që solli në jetë kryeveprat e kolanës botërore të letërsisë, “Krimi dhe Ndëshkimi” “Vëllezërit Karamazov”. Ai ishte dhe mbeti një prej shëmbëllimeve më të njimendta dhe përplotësuesi më i qenësishëm i shpirtit rus, me gjas guri më i rëndë në themelet e letërsisë botërore.
Arti i mrekullueshëm që skaliti ai shpirt i telendisur në shtjellën e pamëshirshme të vuajtjeve të thella, mbeti përgjithnjë sintezë e marrëdhënies së krijuesit, me botëkuptimin, realitetin dhe lexuesin. Mëkimi i Dostojevskit është predikimi që kjo sprovë trazimesh rreket t’i qaset lexuesit si një doktrinë.
Jeta e Fjodor Dostojevski, ishte dëshmi e përballjes me të pamëshirshmen dhe sprovës së ngadhnjimit. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi. dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij. Gjithçka në këtë botë të pamëshirshme i është vënë përballë tij dhe ai si një gladiator zgjedh të ndeshet me penë e me zemër, me ide dhe me shpirt, ngulmues deri në fund, për të ngritur kultin e sfidantit si të heroit. Dhe këtë e bën përmes krejt situatave, personazheve, karaktereve, individit që e mbrun me shpirtin e tij, dhe e ushqen me gjakun rus.
Madhështia e krijimtarisë së tij shfaqet në varësinë absolute të ndërsjellë, ku paraqiten ligjet metafizike të shpërfaqjes së njerëzimit dhe kombit. Prandaj edhe nuk gjendet asnjë lëvrim i jetës njerëzore, që mos ta gjente vendin e përshtatshëm në rrezatuesen e këtij kumti.
Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.
Prodhimet letrare të Dostojevskit eksplorojnë psikologjinë njerëzore në kontekstin e turbullt politik, social dhe shpirtëror të shoqërisë ruse të shek. XIX. Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20të; libri i tij Shënime nga Nëntoka (1864), I shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Walter Kaufmann si “ overtura më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”. Dostojekvski njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë në të gjitha kohërat.
Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua. Cari “Nicholas I”, duke i konsideruar grupe të tilla si subversive dhe dëmtuese për pushtetin e tij, i vendoste të burgosurit përpara një ekzekutimi ritual simbolik, më pas e anullonte vendimin në momentin e fundit si shenjë e mëshirës së tij për të dënuarit. Si rezultat, Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg. Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Dënim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”.