Nga Albert Vataj
Një lulëzim i mrekullueshëm akulli dhe mikroorganizmash që lindin, jetojnë dhe zhvillohen në temperaturat ekstreme të Arktikut. “Lëndina” arktike që kanë “lulëzuar” shfaqin një pamje mahnitëse. Ashtu siç nuk do ta imagjinonit, kjo është natyra, ajo që gjithnjë ka se me çfarë të na befasojë. Pihizat e valëve të ujit janë kthyer në lule dhe sipërfaqja e detit në një lëndinë me një bukuri të frikshme dhe ngjethëse, kjo për bardhësinë dhe tempëraturat shumë nën zero. Fotot befasues janë marrë nga profesor Jeff Jody i Universitetit të Uashingtonit. Kjo skenë mahnitëse mund të jetë e pabesueshme. Lule zakonisht “lindin” në temperatura afër-22C. Strukturat e tyre me gjemba janë në të njëjten kohë dhe një strehë e mikroorganizmave të ndryshëm që gjallojnë dhe zhvillohen në temperaturat ekstreme të Arktikut. Ngjashmëri në aspektin figurative me koralet e kthen atë në një ekosistem të përkohshëm, me bakteret të cilat gjenden në to shumë më shumë se sa nën sipërfaqen e akullit që e transformon sipërfeqen e detit në një terren të kalueshëm dhe laborator gjigand studimi.