Nga Albert Vataj
Asgjë nuk është e pamundur, nëse gjithnjë vlerësoni vetveten si një aftësi triumfuese. E harmonishmja, ekuilibruesja, cytësja, mrekulluesja, e magjishmja e dhomës së gjumit, është sintezë e motivimit të jetës së begatuar në kopshtin përrallor të aromave dhe dehjes bashkëshortore. Krejt kjo, kalon me një solemnitet galance dhe shkujdesjeje, padurimi dhe prezence të çlirët dhe mikluar nga spontaniteti, përmes portës kryesore, seksualitetit. Trajtoje seksualitetin tënd si një dhuratë të shtrenjtë, sepse krijuesi të ka zgjedhur mes të gjithëve vetëm ty si ajo shëmbëlltyra e së përkryerës që të marrësh prej pemës së Parajsës gjithë frutat e lartësimit në bekim të kësaj shpërblese. Seksualiteti është një gjë që të përket vetëm ty sepse vetëm ti e meriton. Dije dhe mundohu ta tregosh se askush tjetër nuk ka një natyrë seksuale që të ngjaj me tënden, askujt nuk i është dhënë kjo, me kaq përkushtim, pasion dhe vetmohim, dhe askush më mirë se ti nuk di ti jepet me kaq ëndje ëndërrtare dhe duhi shpenguese këtij mrekullimi që pikon nga qielli dhe mbush trupat tanë me dritë e me zjarr.
Asnjë femër tjetër nuk mund t’i shpreh pasionet më mirë dhe më përplotësisht me dritë dhe shkëlqim se sa ti, dhe vetëm ti. Askush tjetër nuk e ka aq të shkrirë dhe të harmonizues sa ti, aftësinë për të dhënë dhe për të marrë më të bukurën, më të magjishmen, më të zjarrtën, më të parezistueshmën, më magjiken, më qiellorën se sa një çmenduri seksi që ofron vetëm ti. Pra ti mundesh ta bindësh atë me vepra se jeni e vetme në këtë botë. Si e tillë ai do të jetë tani e përgjithmonë vetëm i yti.
Pavarësisht rrethanave dhe kushteve, atë nuk mund ta imunizosh nga ndonjë histori fragmentare seksi më një të panjohur, me një të saponjohur, apo më një të njohur të hershme.
Bindu se ata janë më të paafta se sa ti dhe kurrë nuk do të mund ta bëjnë atë për vetë, ai do të rikthehet sërish tek ti, i bindur se do të gjëjë gjithnjë një partnere të pazevëndësiseshme.
Një marrëdhënie përtej jush ai do të konstatojë se përveç se ju nuk do te këtë femër tjetër që ta mbush, që t’i japë atë çfarë ai kërkon.
Tek ti ai do të vijë i penduar, pavarësisht se ai si çdo mashkull tjetër do ta ketë tepër të vështirë ta parashtrojë në aspektin e një sfide, një kapitullimi, një nënshtrimi. Një grua e zgjuar kurrë nuk duhet të kërkojë te partneri i tij të nënshtruarin, edhe nëse ai ka bërë një gabim, për të cilin nuk ka asnjë dyshim. Ajo duhet ta kuptojë dhe ta trajtojë, jo tamam si viktimë, por as si një hero, pasi ai nuk ndjehet I tillë.
Duhet të fillohet dhe të vijohet sikur s’ka ndodhur asgjë. Kjo duhet të mobilizojë një femër të jetë më shumë se çfarë ishte, pak më shumë jo me doza shumë e shumë të mëdha. Pasi ai do ta kuptojë menjëherë dhe diçka për nën lëkurë do të fillojë të lëviz duke kërkuar të artikulohet dhe fjala nxjerr fjalën…
Ti je Mata Hari.
Aftësi e mrekullueshme për të dhënë dhe për të marrë gjatë një marrëdhënie seksuale është një aftësi e lindur e juaja dhe një nga armët më “vdekjeprurëse” që garantoni ju në një kontakt seksual.
Butësia dhe egërsi, ndjenja e hollë dhe vulgariteti duke u përdorur në kohën dhe në mënyrën e duhur, do të vijojnë tu mbajnë ju në krye të të gjithë ambicieve të tij të zotërimit seksual. Ndjenja e pupthtë, yshtëse dhe aroma e lëkurës tuaj vezulluese, tingujt e ëmbël dhe ofshamët, si të një harpe që vjen nga eposi i perëndive të Olimpit, do të mbeten gjithnjë pjesë e juaja. Dhe partneri do ta ketë tepër të vështirë ti gjejë duku gjetkë. Përkulja e qafës, si ajo e një mjelme, vështrimet shpuese e plot vezullim të trëndafiltë, prarimi i lakuriqësisë tënde mbi çarçafët e mëndafshtë si mbi re, janë vetëm të tuat.
Ai është padyshim skllavi i shtratit tënd, i trupit tënd, seksit tënd.
Asnjë femër tjetër nuk vështron, nuk ndjen nuk nuhat, nuk përcjell një energji të plotpushtetshme, përpirëse si energji jete, siç dini dhe mundni vetëm ju.
Askush nuk i përgjigjet me afsh dhe zjarr prekjes së dashurisë siç i përgjigjesh vetëm ti.
Asnjë femër tjetër nuk mundet, sepse nuk di, t’i përgjigjet me atë flakadan përpirës lojës eksituese të të dashurit tënd.
Asnjë tjetër nuk kthehet në një gazel lozonjare dhe hirëplotë, në një luanesh e epshët dhe e përbindshme si ju në katërkëndshin e dhomës tuaj të gjumit që lidhet me qiellin nëpërmjet afshit dhe çmendurisë tuaj.
Është ajo shprehje e veçantë e juaja që rrjedh nga forca e jetës, energjia që lind dhe krijohet brenda nesh për të na treguar se nuk jemi vetëm makina lëvizëse, vegla punë, dhëmbëzim të ingranazheve të qytetarisë dhe zhvillimit, shtysa të një bote të re dhe predikues të bindjeve dhe shijeve tona estetike. Ne jemi shumë më tepër, ne jemi gjithçka. Duhet kuptuar me pamëdyshjen më të fortë më bindëse se gjithçka e jona fillon dhe mbaron pikërisht aty. Skeptikët dhe moralistët janë një popull që nuk duhet pranuar si bashkëqytetar të kësaj bote kut e duhet të kërkojmë më të mirën, të përpiqemi dhe të mundemi drejt gjithçkase që zgjon vullneti ynë. E të gjitha këto duhet të zgjohen në një vend dhe vetëm në një, tek tij. Pavarësisht ngurimit për ta pranuar seksualitetin dhe një marrëdhënie të mrekullueshëm si pikëmbështetje e Arkimedit për të lëvizur tokën, asnjëri prej nesh nuk do të guxonte të mendonte ndryshe.
Ajo kthehet gjithnjë si një xixëllonjë që lëshon vazhdimisht shkëndija. Dhe kur ti nga ana tjetër arrin të gjesh dhe të kapësh e veçantë të të dashurit tënd, ai do të ndjehet si një mbret, madje si një mbret I adhuruar.
Cili mashkull mund të rezistojë një gruaje që e bën atë të ndjehet burrë më seksi në botë, krijesa më e dëshiruar në tokë, gruaja që e trajton atë si një thesar kënaqësie pafund. Me ty ai ndjehet kulmi i fuqisë seksuale mashkullore, një potencial magjik krijimtarie që e meriton të fitojë ekstazën e panjohur më parë. Një perëndi seksi që luan me perëndeshën më turbulluese, më marramendëse, më dehëse të seksit.
Një jetë seksuale që të bën perëndi, zot të gjithësisë, gjithçka që ti ke ëndërruar, tançka që ti do të doje ta bëje tënden, nuk duhet kërkuar askund tjetër, përveçse në mendjen tënde, në vetëdijen tënde, në angazhimin dhe predispozitën tënde për tu përfshirë, për tu dhënë, dhe për të dhënë siç dhe për të marrë.
Nëse ti krijon seks dhe pasionin në mendimet e tua, në koshiencën tënde, në pasionet e tua, nuk ka asnjë dyshim që ti, ti gjesh në shtratin tënd me partnerin tënd, dhe askund tjetër dhe askënd tjetër.
Në jetën seksuale, çdo gjë ka rëndësi, edhe gjërat më të parëndësishme, shpesh dhe të padukshme. Por shumëçka mbarset dhe zhvillohet në një angazhim, predispozitë, prani potenciale, përfshirje reciproke të të dy partnerëve.
Një reaksion kimik më lehtë mund të realizohet brenda një epruvete. Ashtu dhe alkimia e ndjenjës sonë më të bukur dhe më të plotpushtetshme mbi ne dhe mbi botën që na përbën dhe na rrethon, dashuri-seks.