Nga Albert Vataj
Etruskët janë populli më enigmatik dhe më tërheqës që i përket Italisë, territori kryesor i ndikimit të tyre. Simbas hulumtuesit Mario Gattoni Celli, të dhënat historike për ta nuk i kapërcejnë pesë apo gjashtë faqe libri. Asgjë më shumë.
Tekstet shkollore e përshkruajnë shpejt e shpejt monarkinë e fuqishme etruske të zhvilluar nëpër breza, formuar nga shtatë mbretër, mbas të cilëve ia beh menjëherë lindja e republikës romake.
Esetë e studiuesve, duke u mbështetur tek këngët e tyre, shtojnë vetëm se Etruskët ishin autoktonë në gadishullin e tyre, që flisnin një gjuhë të padeshifrueshme dhe që kishin arritur nivele të shkëlqyera në arte, në politikë e në arkitekturë, por pa e vënë theksin në vlerat njerëzore dhe shpirtërore që ata i dhuruan perandorisë romake.
Etruskët nuk kanë vdekur kurrë dhe kanë lënë si dhuratë një thesar të paçmuar që rrëfen një histori, një histori të filluar shumë kohë më parë.
Ata e kishin prejardhjen nga Gjigandët
Hulumtuesit më të zotë e vendosin origjinën e Etruskëve në Lydia, në lindje të Smirnes, duke cituar Herodotin që shkruan kështu në Historitë, I, 94: ?Lidët tregojnë se në kohën e mbretit Atys, bir i Manes, në Lidi pllakosi një zi buke e madhe; për ca kohë pupullsia rezistoi, por mandej, duke parë që ajo nuk reshtte,?mbreti e ndau popullin në dy pjesë?
Në krye të atyre që ishin përcaktuar të mbeteshin aty, mbreti vuri veten; në krye të atyre që ishin caktuar të largoheshin, vuri birin e tij Tirrenin. Mërgimtarët zbritën në Smirne, ndërtuan anije?e u vunë në kërkim të një toke të re?, derisa mbasiqë kishin ndaluar në disa vënde, mbërritën pranë Umbrëve ku themeluan qytetin ku ende sot banojnë??
Manes, analog me faraonin e parë Menes, është monarku legjendar Manu, emër që mishëron udhëheqjen e shtatë racave‐ mëma me nënracat korresponduese. Manu kishte udhëhequr shumë migrime në epokat e parapërmbytjes nga zanafillori Ishull i Bardhë në Detin e Gobëve, Thule mitologjike, territor tropikal i harlisur që i shtrinte kufinjtë e vet në Polin e Veriut, deri në tokat e kontinentit Mu e në Atlantidë.
Etruskët e quanin veten Rasna, nga rrënja ra, analoge me Ramu, mbreti‐prift i Mu, Rama në Indi dhe Ra‐ja egjiptian, personifikim i energjisë diellore zemra vitale e Kozmosit. Simbole kryqi i thyer dhe globi me flatra i pllakave të Mu, gdhendur në mënyrë respektive mbi muret e Sovana‐s në Grosseto , e në Varrin e të Shquarve në
Caere. Rrugët tregtare të Etruskëve ishin Tule‐t që mbërrinin deri në Himalaje, e jehonën e të cilave e gjejmë në toponimin Caput?tolium, kapo i Tule‐ve, Kapitol, Romë.
Paraardhësit e Etruskëve janë Toltekët, nënraca e tretë kryesore e racës atlantidase, siç kuptojmë nga vepra e Arthur Powell, Sistemi diellor. Me ngjyrë kuqe‐brune, kishin një lartësi të mrekullishme dhe ishin të parët në artin e ndërtimit, që vërehet nëpërmjet tempujve ciklopikë, rrugëve me kalldrëm dhe urave.
Ata krijuan një perandori të shkëlqyer nëpërmjet disa mijëvjeçarëve, derisa një kataklizmë u përplas në Atlantidë dhe Toltekët mundën të hidhen në Amerikë, duke themeluar qytetërimin inkas, teksa trashëgimtarët e tyre ndërtuan në shekullin IX para Krishtit Tula‐n në Meksikë, me “atlantët” e tyre gjigandë.
Geni toltek gjendet i pacënuar nën nënracën e gjashtë akkadiane, pikërisht e Etruskëve, që përfaqsojnë lidhje të pazgjidhshme edhe me Egjiptianët, Majatë e Indianët e Amerikës së Veriut, të tjerë prejardhës nga Toltekët.
Ata flisnin sanskritisht
Po kush ishin në të vërtetë Etruskët? Gjuha e depërton misterin? Perandori Klaud, i mrekulluar nga bota e tyre, shkroi Tirreniket në njëzet vëllime, zhdukur të gjitha në hiç.
Të njejtin fat pësuan Anualet Etruske që ruheshin në Tabularium Capitolinum, të cilat rrëfenin origjinën e vërtetë të Romakëve, Librat Etruskë, duke mbijetuar vetëm ndonjë fragment në autorët latinë.
E çuditshme, duke e ditur se nxënësit romakë shkonin për të tudiuar etruskisht në shkollën prestigjioze Kaere.
Gjuha e Rasna‐ve, pohon filologu Bernardini Marzolla, zbulon një prejardhje antike nga idioma e parë e planetit: sanskritishtja.
Teksti më i plotë është gdhendur mbi fashat e një mumjeje të zbuluar në Egjipt dy shekuj më parë, e cila sot ndodhet në Muzeun e Zagrebit. Rrypat e fashës që janë katërmbëdhjetë metra, përbëjnë “Librin e Mumies”, duke iu shtuar bashkangjitur mështu dymbëdhjetë mijë shkrimeve tjera të mbetura.
Adhurues të Nënës së Madhe
Rreth vitit 1.000 para Krishtit, banorët e Lydias u vendosën në ishullin Lemno me kryeqytet Hefestian, në Detin Egje, i cili është i mbjellur me nekropole e sanktuare kushtuar viirgjëreshës së zezë Çibele, që thirrej nënë e Indo‐s.
Vajzat mësonin teogaminë e shenjtë në kolegje të veçanta, që të kujtojnë ato të Mamakones inkase e ato të Vestaleve romake. Shoqëria etruske e ishte e tipit matriarkal, si Atlantida, me gra që ishin të pranishme në kultet e shenjta dhe gëzonin ndikim të fortë në vendimet më të rëndësishme.
Provë për këtë është varri Regolini Galassi, zbuluar më 1836 në Kaere, ku është varrosur princesha Larthia. veshur me një rrobë të endur me sfera të vogla të kokrrizuara. Pohon, mandej, edhe historia e Lukumonit, bir i një fisniku korintas që së bashku me gruan e tij Tanakuila arriti në Romë nga Tarkuinia në shek. VII sec. para Krishtit.
Në portat e Romës, një shqiponjë ia rrëmbeu kapelën Lukumonit, për t‘ia rikthyer mandej sërish. Një ndodhi e tillë shfaqet edhe në mitin actek, e në themelimin e kryeqendërs Kajamarkuila në Peru, ku një kondor kishte kurorëzuar themeluesin e saj.
Tanakuila është një emër inkas, meqë “kuila” do të thotë hënë, duke lënë të nënkuptohet se gruaja i përkiste një kulti të lashtë hënor. Në etruskisht i njejti emër është Thanakhvil, ku “than” është pamja femërore e Zotit Tin dhe “akhvil” është shërbëtore, do të thotë “shërbëtoret e zotave”, një urdhër i lashtë.
Deshmi te antikeve
‐Herodoti thotë se popullsia e Etruskëve u krijua nga shpërngulja e disa banorëve të Lidias, të cilët u pati prirë drejt brigjeve italiane Tirreni, biri i mbretit Ati; Etruskët u patën quajtur prej grekëve Tirrenë, simbas emrit të prijësit të tyre..
‐Kurse Helaniku nga Lesbi thotë se fjala ishte për Pellazgët‐banorë të Thesalisë, që qenë shpërngulur në Etruri në një çast të historisë së tyre.
‐Antiklidi u besonte të dyja këtyre hipotezave, pra që shpërngulja ishte bërë edhe prej Lidëve edhe prej Pellazgëve.
‐Historiani grek Dionisi i Halikarnasit (shek. I para Krishtit), krejt ndryshe prej të tjerëve, mbështet autoktoninë, pra origjinën indigjene të popullit etrusk.
Heshtja etruske…
Qendra fillimore dhe zemra e jetës etruske është Fanum Voltumnae, mes pyllit të dendur të Lamonit përresth Liqenit të Bolsena‐s, që i shtrinte kufinjtë e veta deri në Tarkuinia, duke formuar një vend të shenjtë në kufirin mes qiellit e tokës.
Këtu, në Tempullin e shenjtë, lukumonët e dymbëdhjetë qyteteve të shenjta mblidheshin çdo vit për të zgjedhur një prift të ri dhe për të kremtuar ceremoninë misterioze të Paska‐s, në ku thyhej buka dhe pihej vera, ndërsa pjesëmarrësve u jepej shega si simbol i ripërtëritjes.
Rasnat e dinin se detyra e tyre në tokë po shkonte drejt fundit, ashtu si edhe inkasit të cilët nëpërmjet yjeve të njejtin paralajmërim. Dhjetë “Saekula” Zgjati qytetërimi i lavdishëm që ata kishin krijuar, e askush, as dhe më i fuqishmi i lukumonëve nuk ishte në gjendje t‘i kundërvihej. E u zhduk në agimin e një Dielli të ri kjo rracë e lavdishme që në heshtje e kishte mbrojtur kohën.