Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Filozofi

Fethullah Gylen: Ti duaje njeriun, mahnitu pas njerëzores, brohoriti të mirët për të mirat dhe ndaj zemrave që kanë besuar

admin by admin
October 31, 2016
in Filozofi
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hapja çdokujt zemrën sa mund t'ia hapësh, le të të jetë si oqean! Tërhiqu me besim dhe për njeriun dashuri ndje, të mos mbetet zemër e dëshpëruar që s'u interesove për të e s'ia zgjate dorën!..

***

Brohoriti të mirët për të mirat dhe ndaj zemrave që kanë besuar, bëhu bujar! Mosbesuesve iu afro aq butë sa neveritë e urrejtjet t'u treten e shkojnë e ti, në frymëmarrjet e tua, gjithmonë një Mesih u bëj!..

***

Në marrëdhëniet me qiejt në më të shumëngjyrëshmen e rrugëve e me më të spikaturën e fjalëve, mos harro se ndodhesh pas Udhërrëfyesit të Lartë!  Mos harro dhe, duke menduar për ata që nuk zotërojnë as edhe njërën prej këtyre veçorive, bëhu i matur!..

***

Përgjigjiu të keqes me të mirë, sjelljeve të pahijshme ndaj teje mos ua var! Çdo njeri, me sjelljet e veta, karakterin e vet reflekton. Ti zgjidh rrugën e tolerancës e të mirëkuptimit dhe, përballë atyre që s'dinë se ç'është tradita dhe edukata, tregohu bujar!..

***

Ta duash dashurinë dhe të jesh armik i armiqësisë, është karakteristika më e spikatur e një zemre që ngazëllen me besim. Kurse urrejtja për çdo njeri është ose lëshim i zemrës djallit, ose një vepër marrëzie. Ti duaje njeriun, mahnitu pas njerëzores!..

***

Duhet të ruhesh që qoftë edhe një herë të vetme të mos biesh nën pushtetin e egos sepse, sipas saj, të gjithë njerëzit veç teje janë mëkatarë dhe çdo individ është një i pafat! Dhe kjo, për atë më fjalëdrejtin, do të thotë shkatërrim i personit. Ti ji mjaft i ashpër me egon tënde, kurse me të tjerët, më i buti i të butëve!…

***

Tregohu i vëmendshëm ndaj sjelljeve e veprimeve që të bëjnë t'i duash të tjerët e që i tregojnë ata të dashur para syve të tu! Mos harro se të njëjtat gjëra mund të bëhen pretekst që edhe ti të pëlqehesh e të duhesh nga të tjerët. Sillu gjithmonë si njeri dhe i mëshirshëm ji!..

***

Duke pranuar si etalon trajtimin që të bën Zoti ty, edhe ti ashtu duhet të sillesh ndaj popullit. Atëherë ke për të qenë bashkë me Zotin mes njerëzve dhe për të shpëtuar nga egërsia e të dy vetmive…

***

Se ç'je para Zotit, mund ta vlerësosh me anë të vendit që i ke veçuar Atij në zemër, kurse se ç'pozitë ke mes popullit, duke e peshuar e matur me qëndrimet e tua. Mos u shkëput nga Zoti qoftë edhe për një çast dhe, mes njerëzve, njëri prej tyre bëhu!..

***

Në qoftë se në shpirt të ka zënë vend mirë ideja se njerëzit që besojnë mund të të bëjnë keq, dije se kjo është një mungesë aftësie gjykimi dhe e rrjedhur prej mangësisë së mendjes, prej dobësisë ndaj një egoje si dhe mjerimit shpirtëror! Dhe menjëherë iu drejto një hyjnori që do të ta ngrinte zemrën peshë e do të ta përlotte syrin!..

***

Shkurt, për ta mbrojtur dashurinë dhe konsideratën tënde mes njerëzve, duaj për hir të Zotit, urre për hir të Zotit dhe bëhu një njeri me zemrën të hapur ndaj Tij!..

Tags: AlbaniaAlbert VatajArsimimiArtAsgjejaBotaDijaDijeDisiplinaEdukateEkuilibriEmancipimEstetikeFemijeFjaleGjithçkajaGjithsesiHidratimiHiretIluminimInteligjenceKënaqësiaKeshillaKrijuesiKujdesiKujteseKushtetLarjaLumturiMarredhenieMaterialMendimMendimiMoralistMotiNjeriuNumratNuriNxenesPastrimiPerendimiPergatitjaQytetariShendetiShkolleShkrimShkrimiShoqeriaShqipShqiperiShtepiShtetiSpecialistiStudimTemperaturaTkurretTraditaUjiUniversiZbulimZgjerohetZhvillimiZoti
Previous Post

OSHO: Meditimi – një vdekje e thellë, një qiell i hapur pa mure rrethepërqark

Next Post

Claude Monet, peneli i forcës shtytëse të impresionizmit dhe perceptuesi sqimatar i natyrës

admin

admin

Next Post

Claude Monet, peneli i forcës shtytëse të impresionizmit dhe perceptuesi sqimatar i natyrës

Discussion about this post

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Natyra është një prej mrekullive që motivon udhëtimin e njeriut në jetë 

August 16, 2017

Arkitektura, porta nga kaloi qytetërimi në mesjetën shqiptare

0

Prometeu, shenjtori dhe martiri më fisnik i kalendarit mitologjik

0

Wolfang Amadeus Mozart, më brilanti që bota njohu, “shenjtori” që ktheu muzikën në besim

0

Salvador Dali, surrealisti më kokëkrisur dhe më përfaqësues i pikturës

0
Legjendat dhe ndikimi i tyre në jetën socio-ekonomike, religjioze dhe gjeografike në trojet shqiptare

Legjendat dhe ndikimi i tyre në jetën socio-ekonomike, religjioze dhe gjeografike në trojet shqiptare

April 16, 2021
Si reagojmë edhe ne në varësi të shpërblimit, njësoj si kaviet laboratorike

Si reagojmë edhe ne në varësi të shpërblimit, njësoj si kaviet laboratorike

March 31, 2021
Elegjia në funeralin e Ludwig van Bethoven, shkruar nga Franz Grillparzer dhe interpretuar nga Heinrich Anschütz

Elegjia në funeralin e Ludwig van Bethoven, shkruar nga Franz Grillparzer dhe interpretuar nga Heinrich Anschütz

March 29, 2021
Marc Chagall, gjeniu i haresë dhe pikëllimit, ai që propozoi të zhytemi në kaosin zanafillës

Udha e mundimshme drejt famës të piktorit ruso-hebre, Marc Chagall, treguar nga vetë ai

March 28, 2021
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj