Nga Albert Vataj
Themeluesi i impresionizmit në artin e telajos, perceptuesi sqimatar i natyrës, francezi Claude Monet ngulmoj në sensitiven përshkuese të trajtës. Claude Monet është konsideruar si “forcë shtytëse e Impresionizëm”. Vendimtare për artin e piktorëve Impressionistë, ishte kuptimi i efekteve të dritës në ngjyra lokale të objekteve, si dhe efektet e ballafaqimit të ngjyrave me njëra-tjetrën. E gjithë karriera e Clode Monet, si një piktor është dorzan këtij ngulmi. Krejtçka ai kumtoi rrekej në ndjekje të këtij qëllimi fondamental të artit, si akt sublim estetik, si mjet komunikimi dhe si doktrinë.
Clode Monet u lind më 14 nëntor 1840 dhe u shua në moshën 86-vjeçare, më 5 dhjetor 1926. Ishte fëmija i dytë i çiftit Monet, një babai biznesmen dhe ëmës këngëtare, me të cilën u lidh shumë, dhe ndarja me të e dërmoi keqas. Si shumë të tjerë korifenj të artit, edhe Monet, do ta kaplonte zelli i një mospajtimi me atin e tij rreth zgjedhjes së rrugës së jetës. Babai Claude donte që ai të bëhet pjesë e ambicieve të biznesit familjar, menaxhimit të dyqanit të tyre ushqimor, por aspirata, ëndrra e gjeniut impresionist do të triumfonte mbi vullnetin trashëgimisë familjare, ai zgjodhi të bëhej Claude Monet, ai që njeh sot gjithë bota.
Më 1851, ndërsa studionte nisi të hidhte hapin e parë në ëndrrën e madhe të pikturës. Punët e tij me karbon, si biri i një tregtari, do ti këmbente me para. Njihen shumë syresh të tilla, përfshi dhe karikatura, të cilat në vetvete përbëjnë dhe hapim nistor të ngulmit në art.
Dhe vjen “prekja e fatit”, më 1856 ndërsa Claude kridhej përçartjeve në plazhet e Normandisë, njihet me atë që do ta quante mentorin e tij, është fjala për peizazhistin e famshëm francez, piktorin Eugene Brodin. Është ky njeri që do të zgjonte dhe ta lëshonte harbuar mes livadheve të pamat të impresionizmit, Claude Monet, këtë penelat të sqimët, këtë vëzhgues symprehtë e kumtues të ëndshëm. Eshtë pikërisht ai që do të lëshonte në andjen e tij, tharmi e dishepullit. Pres fillimit e deri në të mbramë, Monet, i’u dha thekshëm peizazhit. Portretet, janë regëtima flakatare, të cilat gjithaq janë një derdhje e frymëmarrjes së një peizazhi në portret, në dritëhije dhe kolor.
Jo pa trazim, fytyra të vrenjtura e hakërri do të sendërtohej mëtimi i këtij personaliteti në rrugën e pavdeksisë. Kriza financiare që e kaploi më 1868 e zhyti atë në një depresion të thellë, duke e çuar verbtazi në rrugën e vetëvrasjes, të mbetur në tentativë. Dielli i tij i famës dukej dhe zhdukej në qiellin e Parisit. Dashuritë, sa e kridhnin në parajsën e dëshirimeve dhe përjetimeve të duhishme, sa e groposnin në terrin e humbjes së shpresës, deri në ndarjen e trishtë me Claude Camille, atë që ta bënte Monet, babain e dy fëmijëve.
E kush i shpëtoi kësaj kurbe, që të mund të mbetej jashtë saj edhe ky shpirt i ndjeshëm e zemër delikate. Gjithçka që ai kumtoi ishte krejtçfarë ai mrunte në brendinë e kurmit të tij. Punët, ata më të njohurat, kalonin nëpër një sëri ripunimesh. Pamjaftueshmëria e përthithjes së çdo rrezeje impresioni të atij momenti e rrugëtonte penelatën e Monet nga njëra telajo në tjetrën. Por edhe papajtueshmëria për të përmbushur me penel atë çka shpirti i gufonte, tundonte përnga një ngulm rraskapitës i piktorit për ta para dhe riparo, bërë dhe ribërë, në ditët gri e ato të shpërthimeve adh, në muzgjet melankolike e agimet përdëlluese.
Një nga veprat Claude e cila e ka bërë atë një nga artistët legjendar të të gjitha kohërave është “Impression, Sunrise”. Kjo pikturë tregon se si duket ‘Harbor Havre-it’ gjatë mjegull mëngjesore. Puna dukej si një skemë jo e plotë, krahasuar me pikturat e tjera të atyre ditëve. Kjo punë e Monet-së, u konsiderua e pazakontë nga shumë kritikë, i cili solli një mandat të ri për këtë lloj arti, i njohur si “impresionizmi ‘
Claude Monet në shumë momente depresive, të cilat ia sëmbuan thekshëm shpirtin e shtynë atë në akte vdekatare arti, të panjohura përnga përmasat. 500 është numri i punëve që ai ka shkatërruar për të mbushur boshin që grryente gjendja e tij e rënduar, gropa të terrta në të cilat ai ra shpesh.
Një nga pikturat e tij më të famshme është padyshim “Falaises Pres de Dieppe”, e cila ishte vjedhur dy herë. Edhe pse u gjet për herë të parë, ajo rividhet përsëri në vitin 2007 për të mbetur derimtash e pariatdhesuar pranë galerisë së Clode Monet.
Pikturat Claude Monet kanë qenë të ekspozuara në disa muze në mbarë botën. Por ajo që përbënte lajm, ndodhi më 2004, kur puna “Efektet e Diellit në mjegull” është shitur për 20 milion dollar në një ankand të mbajtur në Londër.
URA MBI NJE PELLG ZAMBAKESH UJI
Piktura e Monet është një prej veprave më popullore në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork. Kjo është shqetësuese për shumë njerëz të sofistikuar, që e shohin shijen për “bukurinë” si simptomë të sentimentalizmit, madje edhe të budallallëkut. Shqetësimi mund të jetë që kënaqësie prej këtij lloj arti është mashtruese: ata që pëlqejnë kopshte të bukur kanë rrezik të harrojmë gjendjen reale të jetës, që përfshin luftëra, sëmundje, gabime politikë dhe imoralitet. Audiencat kanë nevojë konstante për artin që t’u kujtojë këtë lloj materiali, do të thoshin ata të sofistikuarit, apo do të përfundojnë duke u gënjyer.
Por kjo është si ta gjesh vendndodhjen e problemit në vendin e gabuar. Për shumicën prej nesh, rreziku më i madh që hasim nuk është vetëkënaqësia. Shumë pak prej nesh kemi gjasë të harrojmë të këqiat e ekzistencës. Rreziku i vërtetë është se ne do të dështojmë në egërsinë tonë, në depresionin dhe dëshpërimin. Rreziku është që të humbasim të gjithë shpresën në projektin njerëzor.
Pikërisht këtë lloj dëshpërimi duhet të korrigjojë arti, dhe kjo e shpjegon entuziasmin shumë popullor për bukurinë. Lulet në pranverë, qiejtë blu, fëmijët që rendin në plazh… këta janë simbole pamore të shpresës. Gëzimi është një arritje dhe shpresa është diçka që duhet kremtuar.
Gjatë luftës franko-prusiane ai u largua në Angli, për të evituar konfliktin. Kur u kthye, ai pikturoi disa nga veprat më të famshme “Impresion”, lindja e diellit”. Kjo pikturë i dha emrin rrymës. Në 1878 ai lindi një fëmijë tjetër dhe në 1789 gruaja e tij vdiq nga tuberkulozi. Në 1883 ai shkoi të jetonte në Normandi dhe në 1892 u martua me Alice Hoschede, e cila e kishte ndihmuar për rritjen e fëmijëve. Ai pati probleme me sytë dhe iu nënshtrua 2 ndërhyrjeve kirurgjikale në 1923, pas të cilave shikimi i tij pësoi disa ndryshime. Kjo shihet edhe në pikturat e tij të mëpasshme, që kanë një nuancë të theksuar të kuqeje. Vdiq në 6 dhjetor 1926 dhe u varros pranë shtëpisë. Kopshti i tij i famshëm vizitohet nga turistët.
Ndër veprat e tij përmendim: “Camille ose Gruaja me fustanin e gjelbër”, “Impresion , lindja e diellit”, “Katedralja e Ruenit”, “Zambakët e ujit”, si dhe seri pamjesh nga Mesdheu (Venecia) dhe Londra.
****
Ne1866 prezanton ne Salon di Parigi dy tablo, portretin e Camille me fustan te gjelber, ne vjeshte dhe fiton aprovimin e Émile Zola dhe te Édouard Manet, gjithashtu Saint Germain l’Auxerrois, i pikturuar ne taracen e Louvre, ku ishte protagonist mes dritave dhe gjetheve te pemeve.
Fillon te pikturoje ne natyre te hapur Femra ne kopesht , ku Camille eshte e vetmja modele e kater grave te paraqitura ne pikture ; qe u refuzuar vitin tjeter nga Salon, e ju ble nga Bazille per 2.500 franchi; qe u kthye vite me vone ne pronesi te Monet serisht , do e shese ne 1921 Shtetit francez per 200.000 franchi. Nje shkrepje fotografie kopshtit i sygjeroi thellesine e hapsires, por Monet eshte i interesuar vetem per planet dhe ngjyrat: duke eleminuar eshte relievin , rezultati paraqet nje mozaik, sepse ngjyrat mungojne dhe efektet e toneve te drites me vibrime e dritehije e nuk i penetron figurat dhe objektet.
Ne qershor 1867 le momentalisht Camille – an, qe nga ai eshte duke pritur nje femije, per jetuar ne andare Sainte-Adresse me tezen; ne 8 gusht lind i biri Jean dhe Monet shkon ne Paris, duke jetuar me Renoir e Bazille. Ne 1868 ekspozon ne Salon la Nave dhe le portin Le Havre; trasferohet me Camille dhe djalin e pare ne Fécamp e me pas ne Étretat per tiu shmangur kreditoreve; arrin sa te tentoje te vetevritet: por u ndihmua nga Renoir dhe nga tregtari Gaudibert, qe i bleu disa tablo , i paguan tablone e te shoqes dhe i siguron nje shtepi ne Saint-Michel, diku afer Bougival, te Senna,ku jeton sebashku me Renoir.
Ketu ne bregun e Sennes, pikturojne te dy efektet e pasqyrimit te drites ne uji; ne La Grenouillère – lo stagno delle rane – nje stabilizim balnear i Bougival, penelimet e shpejta e te vendosura qe lene pas diferencat tonale e kromatike realizojne nje siperfaqe te lengshme dinamike dhe evidentojne kontrastet e drites e te hijes por perdorimi i tepert i te zezes nga Monet pengon akoma te arriturin e tejdukshmerise se hijeve ; sfondi, megjithe ngjyrimin intens te verdhe-ar te gjetheve , mungojne vibrimet e ndriçme e nuk arrin te akordohet ne nje vizion te vetem me centralitetin e piktures.
Ne 26 qershor 1870 martohet me Camille dhe familja trasferohet ne Trouville, ne Normandi; shperthen lufta me Prusine, per ti shpetuar thirrjes per ushtar, shkon ne Londer, ku rigjen Daubigny e Pissarro, me te cilin pikturon, viziton meumet londrineze, duke u inderesuar per punimet e Turner dhe Constable, dhe njihet me tregtarin e rendesishem francez Paul Durand-Ruel, qe ka nje galeri arti ne New Bond street. Ne 17 janar 1871 i vdes i ati.
Pasi mbaroj lufta, kthehet ne Francduke kaluar nga Hollanda, ku mbetet i mahnitur nga peisazhi e ku blen shume stampa japoneze te Horunobu, Hokusai e Hiroshige. Ne Paris e informojne per vdekjen e te atit ne luften e Bazille. Ne vitin 1871, stabilizohet ne Argenteuil, afer Parisit, ne nje shtepi me oborr afer Sennes, duke e marr me qera fale nje rekomandimi te Manet. Pas pak kohesh do te punoje nje barke si nje studiote te lundrushme, te cilen do e paraqese ne vitin 1874 ne Battello, tashme ne Rijksmuseum te Otterloo. Njeh piktorin pa pervoje dhe koleksionistin Gustave Caillebotte; fale edhe trashegimnise nga i jati mund ti lejoje vetes te jetoje ne kushte komode.