Nga Albert Vataj
Sot, e diel 29 tetor 2016, ora zhvendoset 60 minuta pas. Ky ndryshim i orës ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit, ku akrepat u zhvendosen 60 minuta prapa dhe ora do të shënojë 02:00.
Stina e vjeshtës ka hyre prej disa javësh dhe nga mëngjesi i sotëm shoqërohet dhe me rikthimin e orës diellore. Ora 03.00 e se dielës 26 tetor behet 02.00. Kështu, përballemi me ndryshimin e orës ligjore duke rikthyer atë normale. Ky ndryshim, behet si përpjekje botërore për të kursyer energjinë elektrike. Dielli tani në mëngjes lind një minut më vonë se dita pararendëse. Kurse pasditeve ulet dy minuta me shpejt. Në ketë mënyrë, dielli qëndron mbi horizont gjatë periudhës në vazhdim, tre minuta më pak. Ndryshimi i orës realizohet të dielën e fundit të tetorit, në pjesën më të madhe të Evropës dhe kontinenteve të tjera. Në vende të ndryshme, ky ndërrim behet sipas orëve përkatëse lokale. Për 26 nga vendet e Bashkimit Evropian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast. Kurse ne Greqi, ora 04.00 shkon ne 03.00.
Dimri po afrohet, pavarësisht se temperaturat e larta nuk e konfirmojnë një gjë të tillë. Ndryshimi i kohës diellore përcakton edhe ndryshimet e sezonit. Nuk ka rendësi nëse përfundon sezoni i verës, pasi ndryshimi është në një orë kohe, mungon dielli dhe kushtet e kohës janë më me shumë shi, qielli dhe i ftohti kane efekte me negative në shëndet.
Ndryshimet që pësojmë me ndryshimin e orës
Me rritjen e trupit krijohet një orë e jashtme biologjike qe na tregon se kur duhet te ngrihemi ose kur duhet te biem ne gjume. Ora biologjike përshkruhet nga tre elemente bazë. E para është ritmi i metatonise, një hormon që provohet gjate natës dhe që rregullon rrethin e alarmit. E dyta është ritmi i kortizolit, hormon që, mes gjerave te tjera, përfshin rregullimin e presionit të gjakut, i cili është me i larte ne mëngjes dhe ulet në darkë. Komponenti i tretë është temperatura, e cila ulet në nivelet minimale, rreth 4 ore pas zgjimit. Forcat, alternohen në rrethin e kohës se gjumit ku prodhohen këto hormone. Afektet më të mëdha janë quajtur meteopatici ose autonopatici, ku influenca sezonale është tepër evidente. Mungesa e dritës dhe kushtet e motit në verë ndryshojnë, shpjegojnë ekspertet, ndërsa pritja depresive që përfshihet në vjeshtë redukton rritjen në serotonin, i ashtuquajtur hormon i kënaqësisë, i domosdoshëm për balancimin e “lipoid”.
Historiku i ndryshimit të orës
Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.
Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma evropiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora si tani, shkon një orë pas ) që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e Tetorit.
Dekreti, i publikuar në Gazetën Zyrtare Italiane të 27 majit të atij viti, saktësonte se masa do të hynte në fuqi më 3 qershor. Gazetat e përditshme të asaj kohe i dedikuan këtij lajmi një hapësirë të vogël, në mes të buletineve të luftës dhe aktualitetit të zhvillimeve të konflikteve botërore.
Ajo që e inspiroi këtë vendim ishte lufta: ora e dritës e fituar në një fazë të “dobishme” të ditës (pasditen e vonë) mund të ishte shumë e dobishme për prodhimin e armëve dhe të municioneve, në koston e një ore drite të humbur në mëngjes herët (moment i konsideruar më pak produktiv). Ndryshimi i orës u vendos dhe u hoq disa herë, derisa duke nisur që nga viti 1966 hyri në fuqi çdo vit.
Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshin të gjithë Europën, që në të gjitha shtetet e saj, në këtë ditë, akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak. Norma europiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon një ore pas.
Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit mars dhe të dielën e fundit të tetorit. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta përpara në datën 8 mars, ku ora 07:00 e mëngjesit u bë 08:00 e mëngjesit.
– 543.800.00 këh është kursimi vjetor i energjisë i kuantifikuar nga grupi “Terna” për efekt të ndryshimit të orës. Në Italinë fqinje është ekuivalente me nevojat energjetike të ndriçimit publik në Sicili.
-117.000 makina me naftë. Përdorimi i orës legale në Itali konsiston në reduktimin e veprimit të dioksidit të karbonit ekuivalent me një sasi prej rreth 246.000 tonelatash.
-50% e italianëve favorizohen nga ndryshimi i akrepave të orës siç është aktualisht.
– +1% është rritja e konsumit të energjisë gjatë kohës kur hyn në fuqi ora verore. Kjo është zbuluar nga një grup studiuesish nga Universiteti i Kalifornisë, të cilët merren me këtë çështje: rritja vjen kryesisht për shkak të përdorimit të kondicionerëve dhe pajisjeve të tjera ftohëse gjatë ditëve të nxehta.
-Një në dy fëmijë, sipas një sondazhi të Codacons, shfaqin shqetësime me gjumin për shkak të ndryshimit të orareve.
– Tre javë është koha e nevojshme që të rinjtë mund të mësohen me ndryshimin e orës, kjo sipas një studimi zviceran të kryer te 500 adoleshentë.
-15% është përqindja e të rriturve te të cilët, sipas një studimi të Departamentit të Shkencave Psikiatrike të Universitetit të Sapiencës në Romë, ora e re verore provokon një ndjesi nervozizmi, lodhjeje dhe vështirësi për gjumë.
-3% është rritja e aktiviteteve kriminale, si pasojë e zgjatjes së një ore dritë.
Po pasojat për shëndetin në përgjithësi?
Të pakta janë pasojat, sipas ekspertëve. Më tepër, problemet janë thjesht një psikozë, sesa reale. Gjithçka është shumë më pak e ndërlikuar dhe negative nga ajo që mendohet. Specialistët janë të mendimit se pasojat negative mbi gjumin, janë vetëm probleme të vogla afatshkurtra.