Nga Albert Vataj
Nëse ty nuk të ka shkuar ndonjëherë ndër mend të dalësh nga shtëpia pa mbathje, atij i ka shkuar që ç’ke me të. Sepse është eksituese të ndash një sekret aq intim…
Truku, flokët, veshja e zgjedhur për një rast të veçantë, këpucët detyrimisht elegante me takë të lartë, parfumi, aksesorët… Tani je gati për të dalë. Por ja ku vjen partneri. Dhe ka një kërkesë shumë të veçantë: një shëtitje pa mbathje poshtë fundit. Sepse një fantazi të tillë vetëm meshkujt mund ta kenë.
Nëse filmi “Basic Instinct” bëri xhiron e botës si një nga prodhimet kinematografike më të suksesshme e më të arrira, sigurisht që merita i takon edhe asaj sekuencës së famshme, gjatë së cilës tunduesja Sharon Stone vendos këmbën mbi këmbë ndërsa qëndron e ulur në një karrige përballë policit Michael Douglas, duke lënë të duket mjaftueshëm se poshtë fustanit të bardhë mini nuk kishte veshur të mbathura. Dhe qëlloi tamam në shenjë pikërisht aty ku duhej. Sepse ideja që janë duke shoqëruar një femër që poshtë rrobave nuk ka veshur mbathje, është një nga fantazitë erotike më pikante të meshkujve. Kështu që nuk ka asgjë për t’u çuditur nëse befas partneri të kërkon që të shkoni për të pirë diçka, por… mbathjet (sado seksi, tunduese apo joshëse qofshin) kësaj radhe mos u lodh as t’i nxjerrësh nga sirtari.
E çuditshme? Ndoshta. E sikletshme? Ndoshta. Absurde? Aspak! Sepse edhe kjo dëshirë e tyre, si çdo gjë tjetër, e ka një shpjegim. Dhe meqë bëhet fjalë për një fenomen të përhershëm, madje edhe të zakonshëm, seksologët e kanë marrë mundimin t’i hyjnë e ta analizojnë mirë e mirë për të ardhur në një përfundim. “Në një rast të tillë burrat imagjinojnë se kanë në krah një partnere që është menjëherë e gatshme për të nisur raportin seksual. Sepse në fund të fundit, për të qenë realistë, mbathjet janë një rrip i hollë prej cope, që pengojnë kontaktin e drejtpërdrejtë me organin gjenital të femrës. Simbolikisht kjo do të ishte e ngjashme me të qenit e virgjër. Të paktën kështu mendojnë seksologët për rastin në fjalë. Por nuk është vetëm kjo. Sepse në fund të fundit në këtë rast meshkujt e kanë një arsye tjetër që kërkojnë me kaq ngulm që të mos veshësh mbathje. Dhe kjo arsyeja e dytë është edhe më praktike. Që po t’i shtohet arsyes së parë, del se deri diku ata kanë të drejtë. Është fjala për atë sekretin e vogël që e dini vetëm ju të dy. Jeni duke ecur fare normalisht në mes të rrugës në mes të njerëzve dhe askush nuk kthen kokën për t’ju parë. Sepse në pamje të parë s’ka asgjë për t’u çuditur. Sigurisht përderisa askush nuk e di që ti je pa mbathje. Këtë e dini vetëm ju të dy. Një arsye e mjaftueshme që ai të ndihet i eksituar. Por ky veprim edhe fare pa risk nuk është, sepse mjafton të fryjë një erë e mundshme që të nxjerrë sekretin sheshit dhe ta bëjë një mashkull që të ndihet akoma më i eksituar nga ideja se është duke e ndarë partneren e tij me të tjerët. Sigurisht që këtë ai as që e çon ndër mend në këtë jetë, por mjafton mendimi në kufijtë e fantazisë që t’ia ndezin edhe më shumë dëshirën.
Sipas seksologëve, meshkujve u pëlqen që femrat të plotësojnë kërkesat e tyre erotike. Nëse kjo do të ndodhte në formën e një surprize siç është të marrësh një dhuratë vërtet shumë speciale, akoma më mirë. Sepse kështu ata do të ndiheshin të zgjedhur, të përkëdhelur, të veçantë. Me pak fjalë ta dashuruar.
Dhe aspekti i fundit eksitues që krijohet në një situatë të tillë, është se duke qenë të dy në mes të të tjerëve duke ndarë mes tyre një sekret, të dy partnerët vazhdojnë të mendojnë vetëm për një gjë: seks. Dhe kjo, minutë pas minute rrit edhe më shumë tensionin erotik jo vetëm tek mashkulli, por edhe tek femra. Ja pse ndonjëherë t’i japësh një mendje të lehtë dhe të plotësosh dëshirat e çuditshme të partnerit, mund të jetë vërtet eksituese edhe për ty. Në fund të fundit është një eksperiencë e re, që ia vlen të provohet herë pas here.
Vetëm se çështja është se disa femra ndihen vërtet në siklet për shkak të asaj “lakuriqësie” në publik. Në këtë rast është e kotë të sforcohesh dhe të dalësh mbi veten.
Por mund të gjendet një zgjidhje e ndërmjetme, që edhe dëshira e tij të plotësohet, edhe ti të mos provosh ndjesinë e parehatshme. Mund të organizosh një mbrëmje romantike në shtëpi dhe të “harrosh” që poshtë fustanit të ri të veshësh të brendshme intime. Kur të zbulojë surprizën, ai do të ndihet vërtet që qiellin e shtatë, sepse tashmë e ka marrë mesazhin dhe e di miq se si do të vazhdojë mbrëmja.
Nëse vazhdon të insistojë me kërkesën e tij, që ty nuk të duket e realizueshme? Edhe në këtë rast seksologët e kanë një këshillë. Bëji dhuratë një fund skocez. Do t’i kuptojë menjëherë arsyet dhe do të heqë dorë shumë shpejt.