Nga Albert Vataj
Ka disa sekrete për të cilat mund të pendoheni që ia keni besuar partnerit tuaj. Të gjithë e dimë se sinqeriteti është baza që një lidhje të funksionojë dhe që të zgjasë, por të thuash të vërtetën nuk do të thotë t’i tregosh partnerit çdo gjë! Madje edhe ato, tw cilat ai nuk ka pse t’i dijw dhe ju nuk jeni e obliguar qw t’i ndani me të.
Disa sekrete, mbi të gjitha nëse nuk ju përkasin personalisht juve, është mire t’i mbani të fshehura, për vete dhe për respektin e atyre që ju a kanë besuar ato. Gjithsesi, nuk duhet harruar se sekretet janë gjithmonë një thikë me dy tehe. Mbi të gjitha pas një ndarjeje të mundshme ose një periudhe kur marrëdhënia juaj hyn në një fazë kritike. Janë këto sekrete, kjo çiltërsi që do t’u ndëshkojë rëndë. Pendimi nuk do t’u bëhet aleat dhe parimi i sinqeritet do t’u fshikullojë keqas mu në shpirt.
Pavarësisht se partneri juaj zotëron një karakter të shëndosh, këto sekrete do të kumbojnë si këmbanë gjithnjë në veshët e tij. Mashkulli, nga natyra është egoist. Sfida e krenarisë e lëndon atë më shumë se çdo ndeshje tjetër. Mbajini për vete këto të fshehta, të bindur se nuk po shkelni parimet bazë të një marrëdhënie, se nuk po cënoni përbetimin tuaj.
Ja cilat sekrete është mirë të mos i tregoni:
1- Të tregoni se ish-i juaj ishte shume i zoti në shtrat
Ish-at dhe e kaluara në përgjithësi janë argumente që nuk është mirë t’i tregosh, mendoni se çfarë mund të shkaktojë një tregim i tillë! Meshkujt janë shumë sfidues nga pikëpamja seksuale, nuk pranojnë krahasime të asnjë lloji dhe as komente pozitive ndaj meshkujve të tjerë. Ky është një ndër sekretet që nuk duhet të tregoni në mënyrë që lidhja juaj të jetë e fortë dhe të zgjasë.
2- Të tregoni atë që mendoni realisht për familjarët e tij
Edhe pse nuk mund të duroni, edhe pse komentet e tyre janë gjithmonë pavend, edhe përse mund të jenë njerëzit më të urryer për ju, edhe pse jeni të bindura se keni të drejtë, familjarët e tij është mirë të mos i prekni, mos i thoni që nuk i duroni dot, do t’i shkaktonit dhimbje dhe herët e vonë edhe ai nuk do ta duronte këtë mendim tuajin.
3- Të tregoni se miku i tij është shumë tërheqës
Ky është një sekret, i cili duhet mbajtur fort! Për të kuptuar rëndësinë për të treguar një sekret të tillë, mjafton të mendosh sesi do të ndiheshit ju po t’ju thoshin diçka të tillë. Është e vërtetë që meshkujt janë më të kuptueshëm mes tyre dhe nuk e prishin miqësinë për gjëra të kota, por nëse do t’i tregonit diçka të tillë… merrni parasysh pasojat.
4- T’i tregoni sekretin e një mikeje
Tundimi është i fortë, por duhet t’i rezistoni! Edhe pse jeni të bindura që ai nuk do të tregojë kurrë, t’i tregoni sekretin e një mikeje është diçka shumë e rëndë ndaj mikes tuaj. Mos harroni nëse do të ndaheshit, ky sekret mund të jetë një “armë kërcënimi”.
5- T’i tregoni një koment jo shumë të këndshëm
Ndodh që një mikeshë, motra, nëna mund të bëjnë një koment jo shumë të këndshëm mbi personin që jeni lidhur, kjo nuk do të thotë se e kanë më të. Për të mos shkaktuar hatërmbetje është e këshillueshme të evitoni këtë koment duke ia transmetuar dhe atij, do të ndihej keq edhe pse mund të bëhet fjalë për një gjë joserioze.