Nga Albert Vataj
Bota është e populluar nga shumë vende ku ndodhin dukuri të pashpjegueshme. Megjithë përpjekjet e thekshme të shkencëtarëve, hulumtuesve dhe të pasionuarve pas misterit, ata vazhdojnë të mbesin të kyçura në arkën e enigmave të natyrës. Por, njeriu i etur për befasinë, të panjohurën, të papriturën i ka kthyer këto fenomene në aleatë të interesave dhe synimeve të tij. Shumë nga këto marifete të krijuesit ai i ka jetësuar në kryevepra, romane, filma. Përfytyrime të përindshme që zanafilin prej këtyre vendeve dhe dukurive kanë frymëzur fantazinë krijuese të trillit, horrorit dhe frikës. Krahas shtangies para tyre njeriu është shndërruar në adhurues. Ai lejon ta zërë ky panik, por edhe ta përkund kjo aventurë. Në një farë mënyre njeriu ka mësuar të bashkëjetojë me këto “përbindësha” gojëkyçur duke mos hequr dorë nga përpjekja vazhduese që t’i bëjë ato të flasin, që t’i bëjë këto mistere të dëshmojnë, të shpjegohen, të ç’burgosen nga “skllavëria” e tyre enigmatike. “Trekëndëshi i Bermudës” është një emër konvencionalisht i njohur për të treguar zonën e Detit të Karaibeve që përfshin Ishujt Bahamas, Ishujt Bermude, Porto Rikon dhe Kubën. Bëhet fjalë për një vend misterioz dhe njëkohësisht famëkeq, për shkak të fenomeneve të zhdukjes dhe të ndërhyrjeve që ndodhin. Por ky nuk është vendi i vetëm ku mund të ndodhin gjëra të tmerrshme.
Më poshtë renditen dhjetë vende të tjera në Tokë që përmbajnë të njëjtin mister:
10 – Malet supersticioze
Malet Misterioze gjenden në lindje të Arizonës. Dhe emri i tyre është një mënyrë për të filluar. Sipas legjendave, në 1800 një burrë i quajtur Jakob Ualtz, zbuloi një minierë ari brenda këtyre maleve dhe që atëherë janë quajtur Minierat e Humbura të Arit të Gjermanit.
Deri në vdekjen e tij, ai nuk i tregoi askujt për vendndodhjen e tyre. Pavarësisht shumë ekspeditave të ndërmarra, miniera nuk është gjetur asnjëherë. Disa thonë se shpirtrat e personave që kanë vdekur në kërkim të thesarit enden nëpër male. Një legjendë vendase amerikane thotë se thesaret e maleve ruhen nga disa krijesa të vogla të quajtur Tuar Tums, që jetojnë në shpellat dhe tunelet e maleve. Disa Apache Indianë besojnë se rruga për në ferr ndodhet në këto male.pavarësisht këtyre besimeve, ende nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj historie.
9 – Anomalitë e Atlantikut Jugor
Ekziston një zonë në hapësirë, e quajtur Anomalia e Atlantikut Jugor, ku rrezatimet e brendshme tokësore dalin në sipërfaqe të saj. Është një zonë që gjendet pranë bregut të Brazilit, dhe që ka shkaktuar probleme të shumta me satelitët dhe anijet hapësinore, nga ndryshimi i programeve, deri në fikjen e sistemit të tyre.
Teleskopi Hapësinor Hubble fiket në momentin që kalon përmes kësaj zone anomalike, dhe Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar përpiqet të shmangë kalimin përmes kësaj zone. Shkaku i këtyre problemeve ende nuk është kuptuar plotësisht. Dyshimi kryesor lidhet me nivelet e larta të rrezeve që akumulohen në këtë zonë, por shkencëtarët nuk janë të sigurt se si apo pse ndodhin këto efekte. Në mungesë të tyre, lindin hamendësime të ndryshme.
8 – Liqeni Anjikuni
Pa u mjaftuar me zhdukjen e disa individëve, liqeni Anjikuni vendosi t’i çonte gjërat në një tjetër nivel, duke zhdukur një fshat të tërë.
Gjithçka ndodhi në Nëntor të 1930s kur një kalimtar, po kërkonte një strehë për të kaluar natën. Kur arriti në fshat ai u përball me një skenë të frikshme – banorët nuk gjendeshin askund. Çdo gjë tjetër, ishte lënë në fshat. Menjëherë filloi një hetim. U zbulua se ishte hapur një varr, sigurisht jo nga kafshë, dhe ishte boshatisur. Për më tepër, rreth 200 metra larg fshatit, u gjetën trupat e shtatë qenve të cilët kishin ngordhur pavarësisht dyqaneve të hapura në fshat. Sipas disa versioneve të historisë, drita të çuditshme ishin parë mbi liqen pak para se të ndodhte zhdukja. Histori të shumta janë ngritur rreth kësaj ngjarje, duke mos patur një version të saktë të saj.
7 – Deti i Demonëve
Deti i Demonëve, i njohur ndryshe si Trekëndëshi i Dragoit, është një zonë e oqeanit Paqësor, që lidhet me ngjarje të çuditshme që kanë ndodhur në të. I gjendur në afërsi të bregut Japonez, është konsideruar si vendi i fenomeneve të shumta të pashpjegueshme, ku përfshihen anomali magnetike, drita dhe objekte të pashpjegueshme dhe sigurisht zhdukje të mistershme. Madje, kjo zonë është shpallur e rrezikshme nga autoritetet japoneze.
Sipas një historie, në 1952, qeveria japoneze dërgoi një anije për të eksploruar misteret e Detit të Demonëve. Por, ekuipazhi i dërguar nuk u pa më asnjëherë. Teori të shumta janë hedhur mbi atë që realisht ndodh në këtë det: nga alientë, tek universet paralele. Disa mendojnë se zhdukjet kanë ndodhur për shkak të aktiviteteve të larta vullkanike në vend.
6 – Ferma Bigelow
Ferma Bigelow, është një pronë në veri perëndim të Utahut, që është konsideruar vend ku gjenden UFO, ku ndodhin mutacione kafshësh dhe ngjarje të tjera të çuditshme. Edhe pse ngjarje misterioze janë dokumentuar që në vitet ’50, disa nga më të tmerrshmet u kanë ndodhur dy fermerëve të quajtur Terri dhe Guen Sherman.
Që ditën e parë që u shpërngulën në fermë, ata panë një ujk të madh në kullotat e tyre. Ai dukej i urtë, dhe familja vendosi ta mbante. Por në fund ai hëngri një nga qingjat e tyre. Kur Terri e qëlloi atë me pistoletë, plumbat nuk kishin efekt. Ai u largua pasi Terri nxorri pushkën. Familja Sherman u përpoq ta ndiqte ujkun, por ai u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. Ata u tronditën vazhdimisht nga ngjarje të tilla, sa që vendosën të shisnin fermën të cilën e bleu themeluesi i Institutit Kombëtar të Zbulimeve Shkencore.
5 – Pika Kënaqësia
Pika Kënaqësia sigurisht që e ka marrë këtë emër në një moment të caktuar, por sot ajo rrethohet nga mistere të shumta drithëruese, duke u bërë kështu një emër ironik. Ngjarja më e njohur që lidhet me këtë vend është ajo që përfshin një krijesë të njohur si Mothman, që vazhdimisht terrorizoi komunitetin e vogël të Virxhinias Perëndimore, nga nëntori i 1966 deri në dhjetor të 1967.
Mbi njëqind banorë të ndryshëm të Pikës së Kënaqësisë janë dëshmitarë që kjo krijesë ka ekzistuar: një njeri 7 këmbë i lartë, me një kraharor mjaft të gjerë, me sy të kuq hipnotik dhe të shndritshëm, dhe krahë 10 këmbë të gjata që i shtriheshin në tokë. Historia e Mothmanit ka shpjegime të ndryshme. Disa besojnë se ai është një jashtëtokësor, disa të tjerë besonin se ai ishte rezultat i një mutacioni. Përveç Mothmanit, në Pikën e Kënaqësisë janë raportuar dhe anomali të tjera.
4 – Trekëndëshi i Michiganit
Trekëndëshi i Michiganit është një tjetër trekëndësh gjeografik, që ndodhet në mes të liqenit të Michiganit. Ai është vendi i zhdukjes së mistershme të anijeve dhe avionëve. Disa nga më të famshmet përfshijnë: Kapitenin Doner: Pasi shkoi të pushonte në kabinën e tij, kërkoi që ta zgjonin kur të mbërrinin në destinacion. Kur kolegu i tij shkoi që ta zgjonte, Doneri nuk ishte në kabinë. U bë një kërkim i hollësishëm në anije, por ai nuk u gjet kurrë.
Fluturimi 2501: Më 23 Qershor të 1950s, linja e Fluturimit 2501, kaloi përmes liqenit të Miçiganit. Në mesnatë avioni pati komunikimin e fundit me kullën. Supozohet se vendndodhja e tij në ato moment ishte brenda Trekëndëshit të Michiganit. Pavarësisht kërkimeve të kryera, që janë kryer çdo vit, nuk janë gjetur as mbetje të avionit dhe as njerëzit e humbur.
3 – Lugina San Luis
Lugina e San Luis, në Kolorado, është një zonë ku janë shfaqur fenomene të shumta të pashpjegueshme, përfshi UFO dhe qindra mutacione kafshësh në ferma të vendit. UFO-t ishin bërë një fenomen aq i zakonshëm, sa disa prej banorëve kishin vënë në shtëpitë e tyre “trembës” UFO-sh. Por ajo që është bërë më shumë e njohur është mutacioni i kafshëve. Këto filluan në 1967, kur një kalë u gjet pa tru dhe pa kocka.
Që atëherë, kanë ndodhur qindra apo mijëra mutacione të pashpjegueshme të kafshëve, që kishin një sërë të përbashkëtash. Së pari, nuk kishte gjurmë gjaku përreth kafshëve, dhe së dyti, të gjitha kafshët kishin të njëjta shenja prerjesh. Dhe së fundmi, të gjitha mutacionet ndodhnin gjatë natës. Hetimet mbi fenomenet e ndodhura nuk kanë dhënë rezultate, dhe vazhdojnë ende në ditët e sotme. Disa besojnë se këto mutacione kanë të bëjnë me forca jashtëtokësore.
2 – Trekëndëshi Benington
Ky trekëndësh është vendi i pesë zhdukjeve të mistershme ndërmjet 1945 dhe 1950. Këto përfshijnë: Midle Rivers, gjatë një gjuetie, pasi u nda nga nuk u pa më kurrë. Paula Uelden, një studente në Kolegjin e Beningtonit, doli të bënte një shëtitje në pyll. Ajo nuk u kthye më. Nuk u gjet asnjë gjurmë e saj. E. Tetford, po kthehej në shtëpi me autobus. Kur autobusi arriti në destinacion, ai nuk u pa më. Valixhet e tij ishin ende aty. Paul Jepson, 8 vjeç, u zhduk në Tetor të 1950. Pavarësisht se kishte veshur një xhaketë të kuqe, të dukshem, kërkuesit nuk arritën ta gjenin.
Zhdukja e fundit ishte ajo e Frieda Langer. Pasi po kthehej në shtëpi pas një shëtitjeje, ajo nuk u pa më. Trupi i saj u gjet pas gjashtë muajsh, në një vend ku ishte kërkuar më parë. Nuk ishte e mundur të përcaktohej shkaku i vdekjes. Ka patur shumë teori rreth këtyre ngjarjeve, duke filluar nga alienët, monstrat apo vrasësit serial.
1 – Trekëndëshi Bridgewater
Trekëndëshi Bridgewater i ndodhur në juglindje të Masaçusetsit, është një zonë e bërë e njohur për supozimet e shumta të ekzistencës së kafshëve të mistershme. Ndërmjet shumë gjërave të tjera, ka patur shumë raportime për krijesa të mëdha dhe gjigande që vërtiteshin në zonë.
Përveç këtyre krijesave, ka patur raportime edhe për mutacione kafshësh (kryesisht lopësh dhe viçash). Disa ia atribuojnë këto mutacione kultit satanik, por askush nuk e di prejardhjen e tyre. Për më tepër, trekëndëshi Bridgewater është raportuar si një zonë që ka patur shfaqje të shumta UFO-sh, që në vitet 1760, kur një “sferë zjarri” ishte raportuar të ishte parë në Anglinë e re. Që atëherë ka patur tregime të shumta rreth objekteve të paidentifikuara në qiell, përfshi këtu dhe helikopterë të zinj.