Nga Albert Vataj
Historia e artit nuk ka shumë përkime ose trajtesa të kryeveprave monumentale, kinse si ajo e Tintoretto me Leonardo da Vinçin në “Darka e Fundit”. Siç edhe kumtohet, Tintoretto, ndryshon nga Leonardo da Vinçi edhe pse trajtimi është i njëjtë në tematikë. Kjo punë u realizua nga Tintoretto më 1594, pra 96 vite më vonë, ngase i madhi Da Vinçi do ta “shtronte Darkën e fundit”. Kësisoj, në ndryshesat që hasim, orvatim të kapim evoluimin që piktura e Rilindjes pati dhe që Tintoretto e shprehu dashtazi të njëjten tematikë, por me dritimin e një shekulli më pas. Leonardo është i gjithi një prehje klasike në këtë sprovë. Dishepujt rrezatojë larg nga Krishti në simetri gati-matematikore. Në duart e Tintoretto, e njëjta ngjarje bëhet dramatike, pasi shifrat e njeriut janë të bashkuar nga engjëjt. Në dinamizmin shqetësuar i përbërjes së tij, përdorimi i penelit është dukshëm dramatik, si kundër edhe fektet e theksuara të perspektivës, duke e pagëzuar trajtimin dhe Tintoretto një paraprirës të barokut.