Nga Albert Vataj
Kur flitet për Kopshtin e Edenit, secilit nga ne i shkon mendja te Eva dhe Adami, tek mëkatarët e zanafillës biblike, tek ata që shenjtëruan pasionin, tek ata që thyen urdhrat e epërme dhe ndjenjat i qëndisën me epshe e ofshamë, me zjarr dhe magjiken e mrekullimit. Fati i njeriut është pikërisht ai. Fati i jetës sonë intime, marrëdhënies si sublimim komunikimi është në themelet e kësaj parajse, të cilën megjithëse u përndoq nga ferri, ai vetëm se zjarr i dha pasionit, vetëm se shkulme ngulmesh të ethshme i dha kurmeve gjithherë të gatshëm të hidhen në ngërthimin e kopulimit si në një fluturim etern, si në një shpërthim shumëfishues.
Kopshti i Edenit është sinonim i çdo këndi bote ku dy zemra zëshëm gurrojnë nëpër vërshime gjaku duke përndezur çdo nerv dhe puls, duke tendosur çdo britmë e muskul. Jeta jonë është ajo, ajo e Evës dhe Adamit, ajo që zgjodhën prindërit e zanafilljes sonë, mëkatimi në emër të pasionit.
Prej këndej deri në shterrim të jetës kjo zëfillje është zëri i zëshëm i çdo trupi, çdo vullneti, çdo nevoje për t’u dhënë atyre çasteve që duke na kthyer në Kopshtin e Mrekullive na damkosinë me vulën e mekatimit pa faj të erosit dhe na bekojnë me magjinë e mrekullimit të trupave që ndrijnë kur përplasen, kurmeve që shumëfishohen në shkëndija zërash dhe avuljsh kur shpërthejnë .
Jeta jonë tek seksi, tek kjo mrekulli e çasteve shpërthimtare kërkon gjithnjë dhe pambarim zjarr.
Këshillat e mëposhtme janë të provuara dhe kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm në nxitjen e dëshirës seksuale (veçanërisht nëse partneri yt, pas një jave të lodhshme, nuk ia ka fort ngenë të punojë edhe “kopshtin tënd”)
Me siguri duhet të kesh dëgjuar nga mikeshat e tua se ato gjithmonë paskan ditur ta sjellin në qejf partnerin, edhe atëherë kur ishte e pamundur. Jo, jo! Mos mendoni se mikeshat e tua janë femra superseksi… Përkundrazi, janë të zakonshme po aq sa dhe ti. Gjatë ditës, bëjnë amvisën, nënën, nëpunësen… e kur vjen darka, sigurisht, edhe superfemrën. Thjesht ato përdorin disa truke të vogla, që ndoshta ti akoma nuk i ke kuptuar. Nëse mendon se mund të memorizosh 4 këshilla të thjeshta (që mund t’i bëjë çdo femër), atëherë shumë shpejt edhe ti do të shijosh çmenduritë e botës së krevatit.
Rruga për në shtrat
Dihet, kalon nga stomaku. Nëse nuk di të gatuash, atëherë gjej një restorant aty pranë, ku mund të porosisësh për dy persona. Pas një vakti të mirë, ai do të dijë si të ta shpërblejë në krevat. Vetëm sigurohu që të mos porosisësh ushqime të rënda, sepse, në vend që të kesh një natë pasionante me të, do të marrësh vetëm gërhimat e një gjumi të rëndë top.
Drita, qirinj dhe… aksion!
Nuk ka gjë më sensuale se krijimi i atmosferës së duhur në dhomën e gjumit. Duhet të tregohesh e kujdesshme për ndriçimin e sidomos që, veç abazhurëve me drita të zbehta (mundësisht të kuqe), të kesh ndezur edhe disa qirinj.
Të brendshmet: sa më të kursyera
E keni parasysh thënien e famshme të Coco Chanel-it: “Nëse vishni një fustan të pahekurosur, të gjithë do të mbajnë mend fustanin. Vishuni që të bini në sy dhe të gjithë do t’ju mbajnë mend vetëm ju”. Me siguri që Coco, kur është shprehur kështu, nuk ka pasur në mendje rrobat e gjumit. Sidoqoftë, askujt nuk i bën dëm nëse lë mënjanë T-shirt-in dhe hyn në shtrat me një këmishë të vockël superseksi.
Çokollatë dhe shampanjë
E dimë, e dimë… kjo është gjëja më e preferuar e femrave. Por, kësaj radhe, nuk është fjala për të blerë atë fustanin e vitrinës në dyqanet e ish-bllokut, prej të cilit nuk e heq dot mendjen. Mendo për disa “blerje surprizë”, të cilat meshkujt i adhurojnë aq shumë.
Pasi shtrove një darkë të mirë për të, krijove atmosferën në dhomën e gjumit, e veshe edhe atë gjënë e vockël seksi, ja ku vjen momenti për të zbuluar surprizat e radhës. Çokollatë, shampanjë dhe… fundi i historisë imagjinohet lehtë. Lyeje pra, trupin me çokollatë, vendos në sfond muzikë seksi, rrasi në dorë një gotë shampanjë dhe ai do ta kuptojë që sonte kanë për të shpërthyer fishekzjarrë.
Lëri buzët të …
Dhe nuk e kemi fjalën për të nxjerrë ndonjë tingull. Mos ia nis me avazin e keq për të shfryrë dufet e një dite të mërzitshme pune apo punëve që të presin të nesërmen – akoma më keq – të flasësh për ndonjë problem të pazgjidhur. Në vend të ankesave, përdor puthjet. Kështu, ai ka për ta kuptuar se sonte nuk ka për të fjetur asnjëri prej jush.