Nga Albert Vataj
Stili i tij eliptik: Muzika e polakut Frédéric Chopin mund te duket e thjeshte per publikun, por puna e tij eshte ende e pastudiuar ashtu si duhet nga kritiket
Copezat e tingujve te pianos se Chopin apo te gjithe copezat e artit te tij perfshijne ate qe ai krijoi: nuk ka thjesht tinguj simfonish apo operash ketu, madje edhe ato qe duken si lirike dhe te dashura, poetike dhe keshtu ne dukje te gjitha duken si te arritshme. Te gjitha gjerat e tij mund te jene po aq harmonikisht te nderlikuara, sa edhe teknikisht sfiduese.
Etydet e tij 24 Op. 10 dhe Op. 25, jane larg te qenures thjeshte “mesime” per nxenesit, jane madje aq shume te veshtira saqe edhe pianisti i madh dhe specialisti i Chopen, Artur Rubinstein e shmangte me vetedije interpretimin e disave prej tyre. Dhe, ato mund edhe te konsiderohen vertete si eliptike ne pikepamjen e papershkueshmerine (te marrim levizjen finale te Sonates se Dyte: nje re perdredhese tingulli jo me shume se dy minuta e gjate). Te marra se bashku, pjeset e Chopin perfaqesojne nje pengese te stermadhe, nje si stad perkundrejt te ciles ka provuar qe te matet secili prej pianisteve klasike —kuptohet ne pjeset e ndara per shkak te veshtiresise se gjetjes se udhes per te zberthyer thellesine e muzikes se tij, qe per veshet e zakonshem tingellon aq e thjeshte.
* * *
Stili “i zakonshem” i Chopin eshte njekohesisht nje vule per te aprovuar madheshtine dhe ne anen tjeter edhe subjekt i nje debate te pafundme. Ai perfshin ndricimin dhe pastertine e prekjes se tastieres, dicka qe eshte vertetuar nga nje prej prodhimeve te fundit te Chopinist-it, Rafal Blechacz, ne CD-ne e tij te re ne incizimin e dy koncerteve tradicionale per piano. Ai tenton drejt nje legato te kenduar: iluzionin se pianisti eshte duke krijuar nje linje te pathyer te tingullit, njesoj sikur te jete vete zeri human. Kjo eshte vecanerisht e vertete ne Nokturnet, te cilat jane krahasuar gjithnje me veprat e mikut te Chopin, Vincenzo Bellini-t.
Por stili i Chopin gjithashtu mund te evokoje edhe llojin e nje shperthimi te stuhishem sic ka ndodhur me te rene Martha Argerich, e cila sapo e ka dhene ne CD-ne e saj te re sapohedhur ne treg, nje koleksion regjistrimesh ne radio te patransmetuara me pare dhe te cilat jane te realizuara qe nga viti 1959 dhe 1967.
Me e rendesishme dhe me e pakapshme eshte fakti se stili i Chopin perfshin rubato -tempo qe ndryshojne shpesh apo edhe nje ritem per qellime ekspresive. Ceshtja e rubato-s e ndjek vazhdimisht performancen e Chopin. Kompozitori thuhet se ishte krejt i lire ne interpretimin si pianist, por kjo nuk eshte aspak e qarte se cfare duan te thone ata realisht: Ka indikacione qe bejne me dije se ai mbante vazhdimisht dhe kudo qe te ndodhej ritmin lehtesisht me doren e majte.
Ende brezat e tere te interpretuesve te tij, duke ndjekur nocionin e keqdrejtuar se nje pjese muzikore eshte thjeshte nje kanavace mbi te cilen ata duhet te shprehin vetveten, e marrin mbrojtjen, te cilen i bente Chopin rubatos, si nje lloj license qofte per te ngadalesuar dhe per te shpejtuar gjithmone me deshiren e tij. Duke degjuar aq shume per Chopin-madje edhe ne disa raste nje Chopin shume te mire-ndodh qe te kem ndjesine e te zenes se detit per shkak te degjimit te shume frazave, te cilat duken aq shume te terhequra, sikur te jene ne ngjitjen e ngadalte te pjerresise se nje kodre, pastaj akrobacia e hallakatur serish poshte.
Muzika e Chopin ka marken e nje dickaje femerore, apo nje “muzike salloni”: jo shume serioze, jo shume te shendetshme, jo krejt gjermane, qe kur ajo niset si baze nga konvencionet strukturale te shkolles se madhe klasike Vieneze. Madje edhe dy performancat e fuqishme jane jotradicionale, te luajtura shpejt dhe te zgjidhura me konvencionet strukturore te mbeshtetura kryesisht nga arti i Mozart dhe Beet’hoven.
Ne te vertete disa nga mbrojtesit me te flakte te Chopin kane lene te nenkuptuar idene se muzika e tij eshte e dobet dhe ka nevoje per mbrojtje, faktin e perpjekjes qe te theksojne seriozitetin e saj (dhe virilitetin e saj) duke i interpretuar veprat ne pjese te ndara-te gjitha 24 preludet, apo edhe 24 etydet te Op. 10 dhe 25 – dhe keshtu ato te derdhura ngjajne sikur jane cope te gjata, plot peshe dhe duken me shume sesa masa argetuese salloni, te cilat zgjasin thjesht tre apo kater minuta.
* * *
Pikepamja e punes se tij si delikate dhe e pashendetshme eshte gjithashtu e lidhur me idene e perhapur per Chopin, si nje gjeni prototip i Romantizmit; i zbehte dhe i gjalle, me fatin e keq te jetes se shkurter tragjike (ai kishte tuberkuloz), qe kishte nevojen e kujdesit te nje figure te forte memesore (e dashura e tij ishte e tille. Ajo eshte shume e njohur prej pseudonimit te saj letrar George Sand), duke marre shkrepetimin e shenjte te inspirimit ne tastiere (megjithese ai mbahej si nje improvizues brilant, ai u eshte rikthyer shume prej kompozimeve te tij).
Por, puna e tij duhet thene se s’eshte aq delikate. Gjithsesi, vete Chopin thuhet se rrinte larg interpretimit te shumezeshem, ka shume ne te qe gjemojne dhe plot te tjera qe jane kategorike. Ai eshte mrekullisht origjinal. Chopin, ndryshe nga shume kompozitore te kohes se tij, ishte nen trandjen e Beet’hovenit. Ai kishte neveri pershembull, per fillimin e levizjes se kohes se fundit te Simfonise se Peste, influencat e tij me te para ishin tejet me te hershme dhe ato lidheshin me Johann Sebastian Bach.
Ashtu si vete Bahu, ai shkroi muzike ne pjese: per shembull te 24 Preludet jane nje set me pjese te shkurtra per cdo tastiere njesoj si trajtimi i “The Well-Tempered Clavier.” Dhe muzika e tastieres para-Klasike ishte nje influence ne disa prej formave qe ai i zhvilloi vete ne menyre te vecante-madje edhe Nokturnet, qe shprehin ne menyre kuintesenciale vete Romantizmin.
Chopin beri dhe pionerizimin e formave te tjera, po ashtu ngjashem me Kater Baladat: monologje te gjata dramatike pa fjale me nderprerjen e toneve te poemave dhe soneteve. Ne vecanti, krijimet e tij me te zakonshme ishin polonaises dhe mazurkat, mbeshtetur ne idene e muzikes se valles popullore polake, ato ishin perhere te mbeshtetura si nje shembull i patriotizmit te kompozitorit te merguar. Chopin e mori Nacionalizimin e tij te shprehur ne polka shume seriozisht, por ai gjithashtu edhe e shkroi ate me germa te medha mbi interesin e perhershem ne ngjyrat e folkut lokal, te cilat dilnin edhe ne koncertin “Turk” te Mozartit apo vallet hungareze te Brahmsit. Atje s’ishte ne te vertete asgje te ngjashme me polonezet A-flat.
* * *
Ka po ashtu edhe nje shenje pragmatizmi ne te 19 valset e Chopin. Kur shkoi ne Viene i riu Chopin, pak perpara se te vendosej ne Paris , i perbuzte valset dhe madje i etiketonte si misherim te shijes se keqe popullore dhe u ankua madje tek dikush se ishte gati e pamundur per nje kompozitor te nxirrte dicka te tille. Ai mund te kete pare me percmim mbi to fillimisht, por ai ishte aq praktik per te filluar pak me vone dhe vete te shkruaje valse—jo, vecanerisht valset ato per te cilat duheshin per te kercyer por copeza qe te sillnin atmosferen e salles se vallezimit, pak a shume ato qe percillnin ate qe lidhej me shtjellen e rrobave te kercimit.
Valset duken se jane ringjallur me nje kujdes shume te vecante ne kete pervjetor. Regjistrime te reja jane nxjerre pak me pare nga Alice Sara Ott dhe Ingrid Fliter, dy pianiste te vlefshem te njohur per kete dhe seria klasike e Dinu Lipatti nga 1950 ka per qellim qe si e tere te clirohet serish ne fund te Marsit.
Duke i degjuar te gjithe valset ne vazhdim dhe pandalim eshte njesoj si te hash po ashtu rresht nje kuti me cokollata, duke iu lene juve me nje ndjenje jo me pak te keqe; por gjithsesi secila nga keto regjistrime vec e vec ka forcen e saj. Valevitja ka nje madheshti dhe drite te prekshme lehte e cila percillet te une ne menyre instiktive, por ajo shkon me nje si humbje kontrolli me rubato, e terhequr aty dhe nxitur cdo mase. Ott, gjithashtu ngandonjehere tingellon kokeforte por ajo ka nje drejtim te shendetshem. Me nje tingull te madh qe ndjen brenda ngadalesimin, ajo misheron ne Grande Valse Brillante ne E-flat, plotesine lehtesisht te gezuar te nje vajze te re ne kercimin e saj te pare. Ne krahasim me te, pianisti francez Alexandre Tharaud, qe i regjistroi vetem pak vjet me pare valset, ofron nje qasje me te thate dhe me te fresket. Interpretimi eshte ne menyre te admirueshme i paster dhe lehtesisht larg dhe ngjan si nje tonik pas kaq shume shfaqje emocioni.
Valset misherojne nje nga gjerat me te zellshme per sa i perket perpjekjes se interpretimit te Chopin: duke ecur ne nje linje te mrekullueshme ne mes te emocionit dhe sentimentit, ndermjet te ndjeres se dickaje dhe shikimit pas dashurisht ne menyren sesi ndjehet. Chopin parandjeu dhe “La Valse” e Ravel ne shprehjen e tij te lehte te nostalgjise ironike. Perdorimi i formave te dansit te Chopin kishin ngjyresa te vecanta;
Punet e tij ishin nje lloj komenti social. Sot, nostalgjia kercenon qe te marre ne leter gjithcka. Nje sekret i madh qe lidhet me interpretimin e Chopin mund te jete thjesht edhe kujtimi qe nuk eshte aq i mrekullueshem sesa tingellon.
Shenime
1-Shqiptimi me Y do te tregoje se po trajtohet me shume si polak. Arsyeja eshte se midis Frances dhe Polonise ka mosmarreveshje per origjinen e tij, per shkak te prinderve te tij, qe ishin njeri polka dhe tjetri francez
Nga Anne Midgette*
*Gazetare e Washington Post. Perktheu nga origjinali Ben Andoni