Nga Albert Vataj
– E çuditshme me ty, Moisi! – iu drejtua Aleksandrit kritiku italian i artit, Xhuzepe Adami, në një bisedë pas një shfaqjeje të bujshme në Milano. Ti ke studiuar në Gjermani dhe shkolla jote është gjermane, po gjaku yt është italian dhe sigurisht kjo duket nga shqiptimi i përsosur i italishtes. Po, me falni, në lojën tënde ka disa momente të improvizuara gjallërie, që vijnë papritur, që s’janë as italiane, as gjermane. Këto duken si shpërthime të panjohura dhe unë kam dashur të të pyes shpeshherë se me çfarë qëllimi i bëni, për impulse, apo janë thjesht nervore?
– I dashur Adami, – iu pergjigj Moisiu, ti vërtetë më njeh mirë, por bën një gabim të vogël për sa i përket origjinës sime.
Unë jam rritur në Shqipëri dhe jo në Itali. Sigurisht që këtu kam shkuar në shkollë dhe kam jetuar, por babai im është shqiptar dhe nëna ime ështe shqiptare gjithashtu nga arbëreshët. Shikon, pra, që gjaku im i përket origjinës sime dhe origjina është ajo që thotë fjalën e fundit.
Të shikosh shqiptarët në jetë duken si nierëz shumë të qetë, por gjithë ajo qetësi shnderrohet në fuqi luani e s’ka zot që i mban nëse dikush i prek në sedër ose në të drejtën e tyre…
Por – vazhdoi më tej Moisiu -ne s’kemi ende teatrot tona, prandaj mua me shikon këndej….