Nga Albert Vataj
Nga qerthulli i një dileme të tillë nuk mund të dalësh thjeshtë duke aluduar, për më pak akoma, duke pretenduar të mbash anësinë e atij që ka të drejtën e fjalës, si vlerë përfundimtare e zgjidhjes së këtij ekuacioni. Por gjithsesi i duhet dhënë një kahje mendimit. Çdo rebus tjetër do të kishte një zgjidhje më pak heroike dhe çdo trimëri do të kishte më pak sfidë brenda vetese. Përgjigjja e kësaj pyetje është një e pamundur që mundet të pretendojë të mundshmen. E rëndësishme është mënyra e trajtimit të gamës së faktorëve që përfshihen në panoramimin e pamjes që rreket të na e fsheh mjegulla e dyshimit dhe e pretenduesve për dominim. Fundja pa meshkujt femrat kurrë nuk do të merrnin vesh se ishin aq të rëndësishme, nuk do të dinin se çfarë ishin lulet dhe ndjenjat, orgazma dhe ekstaza. Gjithsesi meshkujve u mbetet ende shumë punë për të bërë, që ta barazojnë “dhelpërinë” e femrës, e cila deri tani vetëm i ka shfrytëzuar dhe cilësuar ata si “të paaftë”.
Askush nuk mund të thotë se si do të dukej bota pa burra, nëse do të kishte apo jo vend për ndjenjat dhe kënaqësitë. Mashkulli apo femra, kush është i pari dhe më i rëndësishmi? Kjo pyetje ka shqetësuar shumë filozofë natyralistë apo metafizikanë, pasi është shumë e vështirë të thuash se: A ishte veza që bëri pulën apo anasjelltas. Askush nuk do të mund të krijonte një përfytyrim të botës njerëzore pa ekzistencën e njërës gjini. Nga pikëpamja fizike e biologjike, dihet se është e pamundur që bota e njerëzve të ekzistojë pa femrën apo mashkullin, ndërsa deri në një stad të caktuar të evolucionit, disa lloje kafshësh nuk e kanë nevojën e çiftëzimit, pasi mund të shumëzohen me vetveten.
Numri një: mashkulli apo femra
Bota nuk do të mbijetonte pa meshkuj, gjë që e bën gjininë e fortë të karakterizohet më shumë si një dukuri sociale, se sa grumbull hormonesh. Kinezët e lashtë thoshin se koncepti i mashkullit, përmbledh në vetvete dritën, të qartën, të pastrën, të drejtën, të ngrohtën dhe të thatën; ndërsa femra të lagështën, të errëtën, të ndytën, të ftohtën dhe pabesinë. Po të mbahet parasysh se ky informacion është i vjetër mijëra vjet, del se kinezët e zgjuar e kishin kuptuar se sa “dhelparake” është femra. Zgjuarsia e saj e pabesë, seksi shpesh i cilësuar shumë më pak higjenik dhe me më shumë të papritura, se sa ai i mashkullit, ftohtësia e saj e shtirë dhe profesioni i saj i parë – prostitucioni – të bëjnë të bindesh se mashkulli është një qenie shumë më e mirë se sa femra. Ai është shumë i drejtë dhe i qartë, por është femra ajo që e shtyn drejt “mëkatit”. Kështu një mashkull për një emër mund edhe të vrasë, ndërkohë që një femër për një mashkull, shumë – shumë mund të tentojë t’i pijë disa tableta ilaçe më tepër.
Bota e meshkujve
Femra është një pikë, kundër së cilës të gjitha fetë “bashkohen”, pavarësisht nga armiqësitë. Ato janë quajtur pasardhëse të Evës mëkatare, apo thuhej se femrat janë mosbesuese, apo cilësohen të ndryshme dhe jo të barabarta me mashkullin. Ato duhet të mbulohen, pasi që në fytyrë rrezaton mëkatin. Në kohët e sotme lesbiket dhe homoseksualët po shtohen përditë në numër, çka bën që të ndryshojnë nga themelet teoritë dhe idetë e vjetra, shpesh herë maskiliste. Por pa mashkullin bota do të ishte e varfër, në ngjarje dhe në kujtime. Deri tani asnjë femër, përveç Helenës së Trojës, por edhe aty për të keq, nuk ka mundur ta sigurojë një vend të “mirë” në histori, ashtu si një galeri e tërë personazhesh meshkuj. Pra gjithsesi edhe meshkujt janë një faktor vendimtar për mbijetesën e kësaj bote. Fundja pa meshkujt femrat kurrë nuk do të merrnin vesh se ishin aq të rëndësishme, nuk do të dinin se çfarë ishin lulet dhe ndjenjat, orgazma dhe ekstaza. Gjithsesi meshkujve u mbetet ende shumë punë për të bërë që ta barazojnë dhelpërinë e femrës, që deri tani vetëm i ka shfrytëzuar dhe cilësuar ata vetëm si “të paaftë”. Por ama të domosdoshëm, sepse përndryshe pa ta, bota do vdiste shumë shpejt.
Marrëdhëniet e dashurisë
Marrëdhëniet e dashurisë kohët e fundit janë bërë pak a shumë çështje tregu, njerëzit tani shumë rrallë nisen në një lidhje nga dashuria që mund të ndiejnë për një person, më shumë është stimul dashuria që kanë për paratë e atij personi. Kjo lloj shoqërie na shtyn të mendojmë për një periudhë të jetës sonë, në të cilën shoqëria ishte më naive dhe ndjenjat e dashurisë ishin më të vërteta.
Pra na bën që t’i rikthehemi dashurisë së parë. Kështu që në një shoqëri ku erosi është bërë një mall konsumi, shitjeje dhe blerjeje, na duket shumë e arsyeshme që të kthehemi në atë periudhë kur ne ishim më të lumtur, si një tentativë e dëshpëruar për t’i ikur realitetit banal që na rrethon. Ky rikthim në të kaluarën nuk vjen si një rrjedhojë e një historie të mrekullueshme të jetuar, por si rrjedhojë e një të tashmeje shumë zhgënjyese. Ky kalim nga realiteti në një ëndërr mund të jetë shumë tronditës, megjithatë në jetë duhet rrezikuar
Magjia e dashurisë së parë
Mjafton shumë pak për të kujtuar magjinë e dashurisë së parë: një aromë parfumi që të kujton atë, një peizazh ku ti ke kaluar çaste të bukura, një fotografi e vjetër, etj. Dhe të gjitha këto është vështirë për t’i harruar. Për ta rigjetur këtë dashuri, shumë njerëz do të ishin në gjendje të bënin çmendurira. Kjo është një sindromë e vërtetë që mund të godasë çdo lloj moshe. Studimet e bëra dëshmojnë një nevojë gjithmonë në rritje të gjuetisë në të kaluarën e shumë njerëzve, gjueti kjo që bëhet me një qëllim të vetëm, të rigjejnë copëza nga ajo dashuri e parë dhe e paharrueshme, mbase për t’u ridashuruar, mbase për ta ndjerë veten sërish të ri. Një nga arsyet që të shtyn për të takuar atë është kurioziteti i thjeshtë për të kuptuar se si ka përfunduar personi që jua ka bërë zemrën t’ju rrahë për herë të parë, sido që të ketë qenë, ta kishit kaluar jetën të dy bashkë, apo edhe thjesht për t’u larguar nga një e tashme zhgënjyese.
Rrjedha e dashurisë
Ndjesia se magjia është venitur shkaktohet nga ulja e nivelit të adrenalinës. Herët a vonë bëhet e qartë se si do të jetë rrjedha e dashurisë suaj, po ashtu edhe kurioziteti se çfarë mund t’i dhuroni njëri-tjetrit në shtrat. Është e rëndësishme që të dy partnerët t’i japin mundësi njëri-tjetrit të zbulojë prekje, teknika dhe preferenca të tjera, të ndryshme nga ato që janë dhënë në fillimet e njohjes, duke nisur më puthjen e parë. Kjo do të thotë se me kalimin e viteve ju faturoheni seksualisht. Ndryshimi mes intimitetit romantik të “papjekur” dhe atij të “maturuar” qëndron në faktin se të rriturit mësojnë të kontrollojnë impulset e tyre. Eksitimi seksual nuk është një justifikim për forcuar dikë të bëjë gjëra që e bëjnë të dihet në siklet. Kur partneri thotë “jo” për diçka, pranojeni këtë jo dhe filloni të “hidhini vështrimin” tek diçka tjetër.