Nga Albert Vataj
Jo çdo mister që na lidh me Vatikanin është domozdoshmërisht një triller, një shkas për konturimin e ngrehinave misterioze ku struket e pashpjegueshmja. Historia e Papa Gjon Palit I, nga skeptikët mund të merret me rezervë ashtu siç rreket ta parashtrojnë fermentuesit e teorive konspirative apo racionalët e aludimit përmes fakteve kompromentuese. Gjithsesi ky Papë është ndoshta më tipiku në historinë moderne të Vatikanit. Ai erdhi në krye të Selisë së Shenjtë duke refuzuar zgjedhjen e tij në krye të papatit më 26 gusht 1978. Ndoshta do të ishte një precedent nga më të rrallët në përvojën e konklavës, të cilës ai iu bind. Papa Gjon Pali I u lind në Albino Luciani më 17 tetor 1912 dhe u gjet pa jetë në shtratin e tij në të zbardhur të 28 Shtator 1978, 33 ditë pasi kishte marrë drejtimin e papatit. Zotërimi i tij i Selisë së Shenjtë të Romës është më jetëshkurtri në historinë e shtetit të Vatikanit. Ai u shpall një shërbëtor i Perëndisë nga pasardhësi i tij, Papa Gjon Pali II, më 23 nëntor 2003, që shënon gjithashtu dhe hapin e parë në rrugën e shenjtërimit.
Para konklavës papale që e zgjodhi atë, ai shprehu dëshirën që të mos zgjidhet, por mbi zgjedhjen e kardinalëve ai ishte i detyruar të thoshte “po”. Dy nga pasardhësit e tij të menjëhershëm, Gjon Pali II dhe Benedikti XVI, e kujtojnë cilësitë e ngrohta dhe vlerat që pati Papa Gjon Palit I.
Ai është i njohur edhe në Itali si “Papa Luciani”. Në qytetin e lindjes, Canale d’Agordo, ekziston një muze që i dedikohet atij.
I butë, i qeshur Kryepeshkopi Albino Luciani, një i huaj për parinë fetare romake, u zgjodh Papë në gusht 1978 si Gjon Pali I. Ai menjëherë tregoi përulësinë dhe thjeshtësinë e tij, duke refuzuar të veshë diademën e Papës ose të mbahet lart në karrigen papnore. Kështu që, erdhi si një goditje e rëndë kur ai vdiq më 28 shtator, pas vetëm 33 ditësh në detyrë, me sa duket nga ataku në zemër.
Dëshmi kontradiktore në lidhje me vdekjen e tij shpejt ngritën pikëpyetje për një mbulim nga ana e Vatikanit, ndoshta edhe vrasje. Së pari, është raportuar se trupi u zbulua nga sekretari i Papës, John Magee, rreth 05:30. Doli se ishte një murgeshë, motër Vincenza, që gjeti Papën në prehje, i qetë në shtratin e tij me disa materiale leximi në duar. Një sjellje e tillë nuk tregonte vdekjen nga ataku në zemër. Asnjë autopsi nuk është kryer ndonjëherë në trupin e Papës.
Papa, teorizohet, se në të vërtetë vdiq nga një dozë Digitalis, hedhur në ilaçin që ai ishte duke marrë për tensionin e ulët të gjakut. Pantoflat e syzet e zhdukura të Papës u larguan prej vendit, me sa duket për shkak se ishin njollosur nga të vjellat kur helmi nisi veprimin. Më vonë, zyrtarët shpjeguan se sendet i ishin marrë më parë nga motra e Gjon Palit.
Është spekuluar se Gjon Pali, i cili ishte i papëlqyer tashmë nga burokratët e Vatikanit, ishte gati për të pastruar Bankën e Vatikanit, të njollosur nga skandalet dhe lidhjet me krimin e organizuar. Kështu që disa e shohin me dyshim faktin që presidenti i bankës, Kryepeshkopi Paul Marcinkus, u pa të sorrollatej rreth rezidences së papës në një orë jashtëzakonisht të hershme në mëngjesin e vdekjes së Papës. Marcinkus e shtrembëroi këtë dëshmi, duke thënë se ai ishte një person që zgjohet herët gjithmonë. Dyshimi u përqendrua edhe tek sekretari e Papës, i cili mund të ketë të rregulluar trupin e Papës për ta bërë atë të duket sikur kish vdekur në mënyrë paqësore.