Nga Albert Vataj
Çdo gjeni, thotë Niçe, mban një maskë. Frojdi zgjodhi një nga maskat më të padepërtueshme, atë që të bën të mos biesh në sy. Jeta dhe përpjekja e tij vetmohuese që zgjaton në përditshmërinë e orëve të gjata struk një volum të pamatë dhe përtyp një aftësi demoniake punë. Ai është në gjithçka i përkorë, edhe në guximin për të ngritur zërin, dhe në kushtrimin që lëshon përbindshëm në kllapinë ku dergjet vetëdija e kohës.
Ai ishte i vetmi që mundi të depërtonte më thellë se askush tjetër më parë në vetëdijen dhe nënvetëdijen e njeriut. Nuk qe aspak e lehtë udha që do të merrte ky Odise i shpërfaqjes së fatit dhe fatalitetit, ku padija e kishte kyçur njeriun, këtë krijesë sa prepotente aq dhe inferiore. Kaluar mbi një energji të pashtershme angazhimi vetëmohues, ai do të rrëmonte zhguallin e trashë ku njeriu strukej e të nxirrte që andej, ta ç’burgoste prej misterit dhe bestytnishë, frikës për të hyrë brenda vetes dhe ndjellakeqes për ta nxjerrë prej skutave të errëta e për ta shpaluar faqe dritet. Si asnjëherë më parë, si të vetmen shtangie që bota do ta kundronte gojëhapur dhe anatemuese, ai guxoi dhe triumfoi. E denoncoi njeriu e nënvetëdijes dhe vetëdijes, para vetvetes. E shfletoi atë si një libër të dënuar të mbetej i mbyllur. E tregoi me gisht. E përzuri me shqelma nga skutat ku kishte shekuj që strukej. I dha dritë që i duhej për të parë dhe të vërtetën e tronditëse për të ardhur në vete.
Mendimet ushqehen po aq me përgënjeshtrime sa me vërtetime, një vepër ekziston jo më pak nga urrejtja sesa nga dashuria që zgjon. I vetmi triumf vendimtar i një ideje, i vetmi gjithashtu që jemi të gatshëm edhe ta adhurojmë, është shkrirja e saj në jetë. Sepse asgjë, në kohën tonë të një drejtësie të pasigurt, nuk e rindez dhe aq besimin në epërsinë e mendjes sesa shembulli i gjallë i njeriut të vetëm që ka gjithnjë guxim të thotë të vërtetën për ta përhapur në tërë gjithësinë. Ai ishte Zigmund Frojd.
***
Zigmund Frojd lindi në 6 maj 1856, në qytetin e vogël, Fraiberg, në Moravia. I ati ishte tregtar me një mendje të mprehtë dhe një sens të fortë humori. E ëma ishte një grua e gjallë, gruaja e dytë e të shoqit dhe 20 vjet më e re se ai. Ajo ishte 21 vjeç kur lindi djalin e saj të parë dhe të zemrës, Zigmundin. Zigmundi kishte dy vëllezër më të mëdhenj nga ana e të atit, dhe gjashtë vëllezër e motra të tjerë më të vegjël. Kur ishte katër apo pesë vjeç, s’ishte shumë i sigurtë se sa, familja u transferua në Vienë, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së tij.
Një fëmijë i shkëlqyer, gjithnjë i pari i klasës, ai shkoi në shkollën mjekësore, një nga opsionet më të mundshme për një djalë të mençur hebre në Vienën e atyre kohëve. Atje, ai u përfshi në kërkime nën udhëheqjen e profesorit të fiziologjisë Ernst Brücke. Brücke besonte në atë që atëherë ishte një nocion i njohur, në mos radikal, të cilin sot e quajmë reduksionizëm: “Asnjë forcë tjetër nuk është aktive në organizëm, përveç forcave fizike e kimike.” Frojdi do të kalonte vite duke u përpjekur që ta “reduktonte” personalitetin në neurologji, kauzë që më vonë do ta braktiste.
Frojdi ishte shumë i mirë në kërkimet e tij, duke u përqëndruar në neurofiziologji, madje shpiku një teknikë të veçantë të ngjyrosjes së qelizës. Por aty kishte vetëm një numër të kufizuar vendesh pune dhe të tjerë mbanin radhën para tij. Brücke i dha dorë të merrte një bursë studimi, si fillim me psikiatrin e madh Charcot në Paris, dhe më vonë me rivalin Bernheim në Nancy. Të dy këta zotërinj po studionin përdorimin e hipnozës në trajtimin e histerikëve.
Pas një kohe të shkurtër si rezident në neurologji dhe drejtor i një strehëze për fëmijë në Berlin, ai u kthye në Vienë, u martua me të fejuarën e tij prej disa vjetësh Marta Bernays, dhe krijoi një praktikë në neuropsikiatri, me ndihmën e Joseph Breuer.
Librat dhe leksionet e Frojdit i sollën atij edhe famë, edhe shkëputje nga radhët e bashkësisë mjekësore. Ai tërhoqi rreth vetes një numër simpatizuesish shumë të mprehtë të cilët u bënë edhe bërthama e lëvizjes psikoanalitike. Për fat të keq, Frojdi kishte prirje të largonte njerëzit që nuk binin dakord me të. Disa u ndanë me të miqësisht, disa të tjerë jo, dhe vazhduan rrugën e tyre për të themeluar shkolla të tjera.
Frojdi emigroi në Angli para Luftës së Dytë Botërore, kur Viena filloi të bëhej një vend i rrezikshëm për hebrenjtë, sidomos për ata të famshëm si Frojdi.
Në vitin 1923 Frojdi u diagnostikua me kancer në gojë dhe për këtë shkak ai bëri me dhjetera operacione që në fillimet e para të sëmundjes në Austri. Pak pasi ai mbërriti në Angli, dhimbjet e tij u rritën aq shumë saqë ndikuan që te kërkonte nga mjeku i tij aplikimin e nje doze morfine vdekjeprurëse më 23 shtator të vitit 1939.
***
Zigmund Frojd, e shikon personalitetin njerezor si nje fushe beteje ku luftojne idi, egoja dhe superegoja te cilat maten per superioritet. Idi eshte nje rezervuar instiktesh seksuale dhe agresive te perqendruara ne pjesen e pavetedishme te mendjes dhe vepron mbi bazen e parimit te kenaqesise. Ai eshte ne konflikt te eger me superegon (pjesen e vetedishme) e cila vepron mbi bazen e parimeve morale. Nderkohe egoja qe funksionon mbi parimin e realitetit, sherbejne si ndermjetes per te vendosur rregull mes idit dhe egos. Idi eshte i lindur, kurse superegoja zhvillohet me ane te sanksioneve te ndryshme qe vendosin prinderit dhe shoqeria. Idi thot “tani”, superegoja thote “kurre” dhe egoja thote “me vone” duke u bazuar mbi deshirat baze individuale. Inpulset e idit dhe konfliktet e tij me superegon dhe egon jane te pranishme ne mendjen e pavetedishme por ato jane te shrehura ne mendimet dhe sjelljet ne forma te ndryshme te fshehura.
Frojd gjithashtu besonte se personaliteti njerezor zhvillohet permes nje serie stadesh psikoseksuale gjeti çdo stadi, nje zone e caktuar e trupit (zonat erogjene) eshte qendra e stimulimit seksual dhe kenaqesise dhe ne ate stad konfliktit i perkasin zonave te bveçanta dhe predominonte te trupit.
Stadi oral fillon nga lindja deri ne 1-1.5 vjec. Ne kete stad kenaqesia eshte fokusuar ne zonen e gojes dhe buzeve ne rastin kure thith, gelltit dhe kafshon.
Gjate stadit anal 1.5-3 vjeç interesat dhe konfliktet perqendrohen ne mbajtjen dhe nxjerrjen e feqeve. Nekativizmi i manifestuar nga besimi dhe burimi i rregullit, po ashtu frekuentimin i shpeshte i tualetit eshte verjtur gjate ketij stadi anal.
Me pas vjen stadi fallik 3-6 vjeç ku zona trupore me interes me te madh eshte zona gjenitale, ku femijet fillojne te interesohen per oraganet e tyre gjenitale. Ketu shfaqen Komplekset e zhvillimit. Kompleksi i Edipit, i pare nga Feud eshte nje fenomen universal dhe konsiston ne krijimin e nje ndjenje seksuale kundrejt nenes dhe nje mospelqim i babait. Kjo ndodh vetem te djemte 3-6vjec. Situata ngjashme e vajzave ndodh duke mos e pelqyer nenen dhe duke ndjere nje kenaqesi seksuale per babain quhet Kompleksi i Elektres.
Pas ketij stadi vjen ai latent dhe kur djali i vogel pritet te kaloje ne kete stad presupozohet se ka zgjidhur ose represuar Kompleksin e Edipit dhe djali eshte identifikuar nga ana gjinoreme te atin dhe keshtu pas ketij stadi fillon faza e pubertetit e cila pekon me stadin gjenital te zhvillimit psikoseksual.Ne kete stad interesi dhe kenaqesia e individit eshte e perqendruar tek seksi i kundert duke arritur keshtu kulmin e shprehjes se heteroseksualitetit permes bashkimit seksual.
Frojdi eshte nje nder teoricienet e pare qe pohoi se: “femija eshte babai i burrit”. Keto konflikte dhe privime ne femijerine e hershme pati efekte te ndryshme ne personalitet. Kjo teori e stadeve psikoseksuale thekson se frustacioni dhe konfliktret ne çdo stad te pazgjidhura ne kohen e tyre do te shkaktojne fiksime (mbetje ne nje nga stadet psikoseksuale) dhe regresione (rikthim ne nje stad te me parshem duke kryer sjellje dhe duke mbajtur qendrime si te keti te me parshem). Nje person i cili eshte theksuar ne stadin oral p.sh. ai do te karakterizohet nga nje varesi e madhe ndaj te tjereve, lakmi dhe pasivitet. Nje person qe eshte fiksuar tek stadi anal eshte obsisiv-kompolsiv, kokfort dhe thumbues.
***
Idetë e Frojdit ndikuan jashtëzakonisht në shkollën e mendimit në këtë fushë. Megjithëse u zëvendësua përfundimisht nga metoda të tjera më të avancuara, psikoanaliza e Frojdit la gjurmë të përherëshme, si në psikologjinë edhe psikoterapinë e sotme.