Robert Bërns, poeti më i madh i Skocisë, ai që u lidh me mish e shpirtë me fermën. Derdhi shumë djersë, hoqi shumë dhe dha përjetësisë dhe traditës skoceze të letrave poezi brilante, përjetime të shpirtshme në një kurm gadhnjyes.
Fatkeqësisht, Robert Burns vdiq i ri, në moshën 37 vjeçare nga një sëmundje e zemrës, sigurisht pasojë e lodhjes së tepërt me punët e fermës që nga koha më e hershme. Vdekja e kaploi ditën kur gruaja e tij Jean, lindi djalin e tyre të fundit, që do të gëzonte emrin Maxwell. Në varrim morrën pjesë rreth 10.000 vetë. Në këtë kohë, lavdia e tij nuk kishte arritur aq larg sa do të mbretëronte pas vdekjes.
Ai konsiderohet gjerësisht si poeti kombëtar i Skocisë dhe festohet nga skocezët në mbarë botën. Ai është më i njohur i poetëve që kanë shkruar në gjuhën Scots, edhe pse shumë nga tekstet e tij është edhe në gjuhën angleze.
Ai konsiderohet si një pionier i lëvizjes romantike, dhe pas vdekjes së tij ai u bë një burim i madh frymëzimi dhe një ikonë kulturore në Skoci dhe në mesin e diasporës skocez në mbarë botën. Festë e jetës dhe punës së tij u bë pothuajse një shtetas kult karizmatik gjatë shekujve 19 dhe 20, dhe ndikimi i tij ka qenë prej kohësh i fortë në letërsinë skoceze. Në vitin 2009 ai u zgjodh si më i madhi i gjuhës Scot, velrësim që u përftua nga publiku skocez në një votim të drejtuar nga kanali televiziv skocez STV .
Robert Burns (lindi më 25 janar 1759, në Alloway, Ayrshire, Skoci – 21 korrik 1796, Dumfries, Skoci) djal i William Burns (bujk), ishte më i madhi nga shtatë fëmijët e familjes. Rininë e tij e kaloi duke punuar në fermën e babait të tij, dhe pavarësisht nga varfëria,babai i mundësoi arsimim shumë mirë sepse me këmbëngulje angazhoi një mësues për të dhe dhe vëllaun e tij më të rij Gilbert-in.
Nga mosha 15 vjeçare, i ra barra e punëtorit kryesor në fermë. Për t’i ikur lodhjes, ai i rrekej shkrimit që e bëntë të haroj punën e rëndë dhe të vështirë duke medituar për një botë më të mirë. Në këtë moshë edhe duelën në dritë vargjet e tij të parë, odë për Skotllandën dhe për gratë ; « Nela ime e bukur ».
Kur babai i tij vdiq në vitin 1784, Roberti dhe vëllai i tij e vazhduan bashkërisht punën në fermë. Megjithatë, Robertin më shum e tërhiqte natyra romantike e poezisë dhe femrat (me të cilat pati plotë aventura dhe disa fëmijë jashtëmartesorë nga të cilët edhe bineqët me Jean Armour e cila më vonë do të bëhet bashkëshorte e tij), se sa lëvrimi i tokës. Në këtë kohë, për të ikur nga puna e rëndë, ai planifikoi të largohet drejtë drejt klimës së Antiljeve.
Megjithëse nuk udhëtoi, ai u dha pas pasionit të vet të parë dhe publikoi librin me poezi Poems, Chiefly in the Scottish Dialect, kryesisht në dialektin skocez ku kendon për dashuri të « thyer ». Këto këngë u pranuan shum mirë nga lexuesit dhe nga kritika. Kjo e shndërroi në të përkëdhelurin dhe në krenari të familjes. Me këtë, ai ngriti dorë nga mërgimi dhe filloi të udhëtoj nëpër vendlindje. Kështu mbërrini në Edinburg ku u bashkua me rrethin e shquar të artistëve dhe shkrimtarëve të cilët të prekur nga bukuria e poezisë së tij e pranuan mirë (megjithëse më vonë disa e quajtën « poeti fshatarë ») dhe e pëlqyen punën e tij poetike.
Në mes të viteve 1793 e 1818 iu botua kolekcioni A Select Collection Of Scottish Airs for the Voice në gjashtë volume dhe 114 këngë të tjera popullore. Që nga kjo kohë, filloi të konsiderohet si poet i parë romantik dhe gjithëmonë u shërbeu gjeneratave si inspirim.