Nga Albert Vataj
Zhanret e ndryshme të muzikës moderne, armata e përbindshme e kalorsisë së sfidave artistike, do të duhej të kishte një gjeneral, një paraprijës në kapërcyell të një shekulli dhe të traditës. Orvatjet për ta merituar këtë vend nderi, këtë ngërthim në përballjen e cikloneve dhe ndryshesave, nuk do mund ta fabrikonin asnjë institucion vlerësimi apo juri, por vetë bota e pamatshme dhe zelli i papërballueshëm i nevojës për të kërkuar tek arti energji përtëritëse dhe impulse transformuese.
E kush tjetër do të kishte në art dhe qasje, në botëkuptim dhe në nevojë për të reaguar, në yshtjen përnga rilindja e besimit dhe në atributet e personales që gulçon në sythin e stinës së re, veç ai “Këngëtari i Shekullit XX”, Michael Jackson. Quhej “Mbreti i Pop”-it, dhe shquhej për kontributin e tij në muzikë, vallëzim dhe modë. Galeria e elementeve përbërës të atij profili e shndërroi atë në një figurë globale me ndikesa të thekshme në kulturën popullore për më shumë se katër dekada.
Ai erdhi për të mbetur i pambërritshëm, një Zot në botën e garrametshme të përplasjes së qytetërimeve, në të athershmen dhe të tashmen e rrymave dhe vërshimeve gërryese, të ngulmeve që arti inovativ servir si domosdo botkuptimi.
Më 25 qershor 2009, ndali jeta e një prej korifejve të muzikës pop, Michael Jackson. Ndërsa ndërmendimi dhe e përtërijmë gjithnjë përmes kërshërisë dhe ëndjes, cekim atë çfarë do të mbetej e pashlyer në kujtesën e kohës.
Ai ka ditur të magjeps me zërin dhe performancën e tij, si pakkush tjetër. Cilado të ketë qenë jeta e tij private, çfarëdolloj të ketë qenë anatema që siluronte këtë Ante të muzikës, ai qëndron përmbi atëditë e përgjithmonë, një zë në zërin dhe ndërgjegjen e kohës, një britmë në shpirtin dhe dhimbjen e gjeneratës.
Stili i tij shënjoi një epokë të vërtetë dhe madje edhe sot e kësaj dite disa objekte që e kanë bërë look-un e tij unik lidhen menjëherë me figurën e tij.
Që nga dorezat e deri te këpucët me dollak, çdo detaj shikohej me kujdes për të bërë që çdo vidioklip, koncert, këngë të ishte më se e veçantë. Ja disa kuriozitete mbi simbolet e tij më të famshme:
Dorezat prej diamanti të rremë: ato ishin të mbuluara me 1200 kristale të thurura me dorë. U shitën në një ankand në vitin 2009 për 420.000$. Për to ai thoshte: “të gjithë veshin dy doreza, unë vë vetëm një në mënyrë që të tërheqë sa më shumë vëmendjen e publikut.
Xhaketa prej lëkure me ngjyrë të kuqe: ajo u shit për 1.8 milionë dollarë në vitin 2011. Në të ishin të vendosura rreth 11 mijë llamba të vogla të cilat ndriçoheshin sipas ritmit të këngës.
Këpucët me dollak: përmasa e këpucëve të Michael ka mbetur ende misterioze. Këpucët e tij ishin pothuajse gjithmonë të shndritshme në koncertet që zhvillonte dhe kjo për t’u parë nga publiku kur ai duhet të performonte me kurriz. Një palë këpucë të tilla janë shitur për 66.000 $.
***
Shfaqjen e parë në skenën e muzikës, Michael Jackson e pat si fëmijë në gjirin e bandit familjarë ” Jackson 5″ të cilin e kishte ngritur i ati i tij, një i dhënë pas muzikës. Që në koncertet e para që i mbante ky grup në turne anembanë ShBA-së, Michael përpos zërit u dallua edhe për aftësit e tij rreth mjeshtrisë së muzikantit dhe prezentimit para studiove inçizuese. Kështu që vetëm pas pesë viteve pas debutimit në grup, më 1971 Michael si solist inçizon këngën e tij të parë me titull Got to be there. Ndërsa nga viti 1979 fillon të mbaj solë me luajtës veglash shfaqje koncertesh. Në vitin 1982, në kohën kur video copat, që sapo kishin filluar të afërimohen në masa, Michael Jackson në bashkëpunim me firmën “Quincy Jones” bëjnë inçizimin e këngës Thriller dhe video pjesës së saj. Paraqitja kompakte e albumit, video copave të cilësisë së lartë duke mos nënçmuar dhe vetë vlerën e këngëve në vete, shkaktuan që emri i Michael Jackson të hyjë jo vetëm në historinë e muzikës argëtuese por edhe më gjërë. Si do që të jetë me këngën Thriller dhe video klipin përkatës, Michael Jackson ja arrin të hapë një degë të re ekonomike të paparë deri në atë kohë në botën perendimore. Paraqitja kompakte e albumit, nëpërmjet tonit, vallëzimeve, ekranizimin e një tregimi, dhe me një program propagandistik ekonmik para adhuruesve të muzikës, bërë që albumi në fjalë të kapërcej jo vetëm kufijt e ShBA-së, por edhe të Evropës e të shitet e të ndëgjohet në mbarë botën. Me këtë Michael Jackson kishte arritur që vetëm me një solo album të rradhitet në krye të listave të këngëtarve më me namë të të gjitha kohrave. Kështu lista të tilla të popullatizuara, si ajo e më të famëshme të rok’n’rolit e cila e vë për dy herë në krye të saj, një herë si anëtarë i grupi (1997) dhe një herë si solo këngëtar (2001). Po ashtu edhe lista e popullarizuar amerikane për autor të teksteve Songwriters Hall of Fame më 2002, emrin e tij e vuri në krye të saj. Përpos listave të njohur për muzikë, edhe lista e njohur e rekorderve të njerzimit e quajtu Guiness Book, për vepren e tij, Michael Jackson-in e cilësonte si “Artisti më i suksesshëm i të gjitha kohërave” (Most successful entertainer of all time). Michael Jackson me vepren e tij ka thyer shumë rekorde botërore në industrinë e muzikës, mes të cilëve atë të albumit më të shitur të të gjitha kohërave Thriller ( mbi 104 milion ekzemplarë). Krijimtarin e tij muzikore e kanë vlerësuar lartë edhe festivale të ndryshme të muzikës argëtuese anë e mbanë botës. Ndër to më i njohuri, festivali Grammy Awards, e ka shpërblyer për më se 13 herë.
Nga viti 1988 deri më 2005, Michael Jackson jetoi në pronat e tij të quajtur Neverland Ranch. Po ashtu edhe këto sundime që më vonë (2005) për 35 milion dollarë), në bazë të popullaritetit të Michael Jackson u popullarizuan. Në oborrin e kësaj farme, ai kishte ndërtuar një lojnapark dhe një kopsht zoologjik për fëmijët e varfër dhe për fëmijët me aftësi të kufizuara. Vizitat e shumta të fëmijve në sarajet Neverlend Ranç dhe afërsia e ngusht e Michael Jackson me ta shkaktuan dyshime apo mundësi në sy të armiqëve të tij. Kështu që edhe kjo dukuri nuk mbeti pa u popullarizuar nga mjetet e informimit. Më 1993, vije deri tek akuzimi i tij i parë për joshje sekuale të një fëmiju, vizitor i sarajeve. E gjith dukuria, nga mjetet e informimit përcillej me pohime dhe mohime tek dashamirët e muzikës së tij dhe jo vetëm tek ta. Pas një marrveshje jashtë gjykatës për të cilën thuhet seMichael Jackson i kishte dhënë një shumëtë mëdha parash familjes së fëmijut, djaloshi deklaron para gjykatës se nuk dëshironte të jepte dëshmi për shkak imazhit personal. Si do që të jetë, edhe pas lirimit nga akuza, çështja e ngritur nga kundërshtarët e tij rreth mardhënijeve të Michael Jackson vazhdojë të dominon shkrimet në mjetet e informimit . Kjo çështje nuk mbeti si e till vetëm në mjete e propogandës dhe anatemës por u shtrua edhe më gjërë. Kështu më 2005, Michael Jackson akuzohet dhe sillet në pranga në gjykatë për çështje të njëjtë por me një fëmië tjetër. Në fund të gjykimit, u shpall si i pafajshëm apo u lirua në munges të dëshmive nga 10 akuzat e ngritura ndaj tij.
Në fillim të qershorit të vitit 2009, Michael Jackson paralajmëtoj turneut e tij të fundit në Londër. Pregatitijet për këtë turnir ishin në zhvillim e sipër dhe në to merrte pjesë dhe Majkel Xheksoni. Më 25 qershor 2009, Michael Jackso, si duket ishte i vetëm në shtëpin e tij në Los Anxhelos, transportohet në spital, ku edhe gjenë vdekjen.
Për të mos u shua nami i emrit të Michael Jackso si dhe vepra e tij, jo vetëm familja e shoqëria e ngushtë, por edhe industria muzikore së bashku me ta edhe gjenerata e vjetra të dëgjuesve të muzikës argëtuese pop dhe gjenerata e re e kanë rimëkëmbë veprimtarin e Michael Jackson. Kësaj dukurie të ringjalljes së mbretit të popit si duket i kanë prirë mjetët e informit me thashetheme të ndryshme si dhe vetë famlja me ceremonin festive të ndarjes nga trupi i pa jetë i Michael Jackson. Ceromoni mortore festive e cila u transmetua në ekrane televizive në mbarë botën.