Nga Albert Vataj
Albrecht Dürer (21 maj 1471 – 6 prill 1528) ishte një piktor dhe teoricien i Rilindjes Gjermane. I lindur në Nuremberg, Düreri arriti të krijonte reputacionin e tij dhe të ndikonte në Evropë që kur ishte ende në të njëzetat. Ai ishte në komunikim me artistët e mëdhenj italian të kohës së tij, duke përfshirë Raffaello-n, Giovanni Bellini-n dhe Leonardo da Vinçin, dhe nga viti 1512 ishte nën mbrojtje e perandorit Maximilian I. Konsiderohet si eksponenti më i madh i pikturës së Rilindjes gjermane. Në Venecia artisti hyri në kontakte me mjediset neoplatonike, të cilat e çuan drejt veprave me karakter ezoterik. Shembulli klasik këtyre veprave është ajo me titull Melencolia I, e realizuar në 1514, ku shfaqen simbologji të shumta hermetike.
Bota e papërmasshme e artit dhe e të gjithë formave shprehëse estetike do të ishte e përplotësuar pa sublimen krijuese të gjeniut Albrecht Dürer. Një shterrim limfe zjarri do ta kërcënonte pikturën me mungimin e këtij panteoni rrokaqiellës. Albrecht Dürer erdhi në historinë e artit si një nga personalitet me rëndësi themeltare. Ai, biri i një argjendari, gdhendi me pasion dhe përkushtim, në dru dhe në bakër, skaliti me delikatesë, ngjyra zjarri dhe shprehi jete, në pëlhurë e në kanavacë, themeloi disiplina dhe shkroi ligje, vuri rregulla dhe shkallmoi paradokse, erdhi dhe iku për të mbeti në dimensionin e së përgjithmonshmes si një garanci e vlerës.
Albrecht Dürer ishte dhe mbeti një gjeni gjerman i pikturës dhe gdhendjes, një mit i saktësisë dhe shtjellimit, një i pazakontë në disiplinat e shprehjes estetike. Punët e tij fituan reputacion në Evropën e asokohshme. Kur ai ishte vetëm 20 vjeç, fama dhe talenti i tij në punët me motive klasike rrokën një interesim të pazakontë. Njohja dhe përvetësimi i artistëve italianë dhe humanistëve gjermanë, i siguruan Dürer një vend të rëndësishëm dhe një rol primati në Rilindjen Veriore. Galerinë e kumtit artistik të Dürer e paraprijnë përnga veçantia dhe ndryshesa. Spikasin portretet dhe autoportretet. Për të vazhduar te e vona me punët religjioze e gdhendje në bakër. Punët në dru, siç është seria e Apokalipsit, ruajnë një frymë më tipare më gotike se shtresimet e tjera krijuese. Realizimet me bojërat e ujit, e bëjnë Albrecht Dürer një nga artistët e parë evropianë të peizazhit, ndërsa gdhendjet në dru, e pararendin atë në ndryshimet dhe vendosjen e bazave të themelta të kësaj forme shprehëse të krijimit artistik. Traktatet e tij teorike, që përfshijnë parime matematikore, të perspektivës e proporcioneve ideale, e bëjnë një nga figurat më të rëndësishme të asaj kohe, e pse jo nismëtarin e një vazhdimësie. Dürer ishte fëmija i tretë dhe djali i dytë i prindërve me 18 fëmijë Albrecht Dürer Plaku dhe Barbara Holfer. Familjes Dürer erdhi nga Hungaria, Albrecht Dürer të lartë duke u lindur atje, dhe në këtë kohë emri i familjes Ajtos. Ajtos emrin do të thotë “derë” në gjuhën hungareze dhe kur Dürer të lartë dhe vëllezërit e tij erdhën në Gjermani që zgjodhi Türer emrin që tingëllon si nga gjermane “Tur” kuptim. Emri u ndryshua për të.
Rreth 1200 vepra që realizoi Dürer deri në vdekje në vitin 1528 përbëjnë galerinë e këtij artisti. Pikturat, gdhendjet në dru e bakër, janë të ekspozuara në muzetë e mbarë botës. Arti që la si testamet i memories gjermane u fiksua edhe në dekorimin e kartmonedhës së 5 markëshit gjerman. Ai është piktori më i njohur gjerman i Rilindjes dhe do të mbetet i tillë, sepse është një faqe e rëndësishme e artit dhe historisë së kohës kur ky gjigand krijoi. Ndryshe nga shumë personalitete të artit, të cilëve u erdhi fama pasi kishin shterruar së jetuari, Albrecht Dürer e shijoi sa ishte gjallë.
Albrecht Dürer ishte i gjithanshëm. Atë e kërkonin shumë për realizimin e portreteve, për të cilat merrte porosi nga fisnikë e perandorë. Krahas argjendarisë ai punonte edhe si ilustruesh librash. Vizatimet precize ishin baza e pikturave të tij. Temat ai i merrte nga tradita e kristianizmit dhe mitologjisë së Mesjetës së vonë – i tillë është edhe motivi për veprën “Durat që luten” e vitit 1508. “Duart që luten” u krijuan si një nga skicat për përgatitjen e altarit madhështor, një triptik i realizuar bashkë me Mathias Grünewald me porosi të aristokratit Jacob Heller. Dy pjesët anësore të triptikut janë realizuar nga Dürer, ndërsa pjesa qendrore është një kopje nga Jobst Harrich. Sot pjesët e altarit janë të shpërndara në muze të ndryshëm. Dürer si piktor ka realizuar disa altarë. Dürer interesohej jo vetëm për artin dhe fenë, por edhe për çështje shkencore duke studiuar natyrën dhe njeriun. Ai ishte mjeshtër në pasqyrimin e saktë të natyrës. Shembulli më i mirë për këtë është punimi në akuarel i vitit 1502. Edhe sot e kësaj dite lepuri i arave me shprehjen e gjallë i mrekullon vizitorët në muzeun Albertina të Vjenës. Rinoceronti i parë i Europës: në vitin 1515 Dürer realizoi veprën e gdhendur në dru “Rinoceronti”. Kjo kafshë nga India ishte sjellë përmes
Lisbonës në Romë. Dürer vet nuk e kishte parë kurrë atë. Por ai e krijoi skilografinë e vet duke iu referuar përshkrimeve dhe skicave të artistëve të tjerë. Grafikën ai e shtypi në punishten e vet në Nyrnberg. Dürer e perfeksionoi edhe më tej talentin përmes marketingut për veprat e veta. Ai nuk qëndronte i mbyllur në studio, por kujdesej në mënyrë aktive për sipërmarrjen dhe veprat e veta. Sot studiuesit e konsiderojnë atë edhe si sipërmarrës. Gruaja e tij dhe nëna e mbështesnin atë në shtijën e pikturave. Punishtja dhe shtypshkronja e vet mundësuan shpërndarjen në masë të grafikave të tij. Dürer ia doli të sigurojë një copyright si artist. Nga një gjykatë në Venecia ai arriti që artin e tij ta mbrojë me markën “AD”. Këtë e bëri, sepse ai synonte të arrinte nivel të lartë shoqëror si dhe të bënte emër. Dürer ia arriti qëllimit. Qëkurse jetonte ai ishte mjaft i njohur dhe fitonte mirë. Në fotografi është emblema e tij. Gjatë udhëtimeve në Italinë e veriut dhe në Holandë artisti zbuloi tregje të reja. Kjo pati efekt: Dürer pritej me entuziazëm dhe pranohej në shoqëri. Kështu ai u vu nën mbrojtjen e perandorit gjerman Karl V. Veç kësaj ai i përkushtohej edhe një pasioni tjetër, teorisë së artit.
Albrecht Dürer (21 maj 1471 – 6 prill 1528) ishte një piktor dhe teoricien i Rilindjes Gjermane. Ai ishte në komunikim me artistët e mëdhenj italian të kohës së tij, duke përfshirë Raffaello-n, Giovanni Bellini-n dhe Leonardo da Vinçin, dhe nga viti 1512 ishte nën mbrojtje e perandorit Maximilian I. Konsiderohet si eksponenti më i madh i pikturës së Rilindjes gjermane. Në Venecia artisti hyri në kontakte me mjediset neoplatonike, të cilat e çuan drejt veprave me karakter ezoterik. Shembulli klasik këtyre veprave është ajo me titull Melencolia I, e realizuar në 1514, ku shfaqen simbologji të shumta hermetike.
Albrecht Dürer, i treti i tetë fëmijëve, lindi argjendari me të njëjtin emër, i quajtur “i Vjetri” dhe gruaja e tij, Barbara Holper. Nga vëllezrit dhe motrat, vetëm dy të tjerë e arritën moshën madhore: Endres dhe Hans Dürer, që qe gjithashtu piktor i oborrit të Sigismundit të I të Polonisë në Krakovë.
I ati ishte me origjinë nga Hungaria, nga ku ishte trasferuar në moshën 28 vjeçare për të përfunduar formimin nëpërmjet Gjermanisë dhe Flandrës; familja e tij nga ana tjetër duhej të ishte me origjinë saksone, por prej kohësh e trasferuar në Transilvani, në fakt gjyshi i Dürerit, Anton, kishte lindur në një familje fshatarësh dhe blegtorësh në Ajtós dhe i trasferuar në moshë të re në Gyula, pranë Gran Varadino (Oradea e sotme në Rumani); Anton qe artizani i parë i familjes, i ndjekur nga Albrechti i Vjetër dhe nipi i tij Unger (kushëri i Dürerit).
Albrechti i Vjetër shfaqet në një list arkibuzierësh dhe harkierësh të qytetit të Nurembergut që shtatëmbëdhjetë vjeç; pas disa udhëtimesh formimi në Vendet e Ulta, u vendos përfundimisht në Nuremberg, ku hyri në punishten e Hieronymus Holper, dhe më vonë, tashmë dyzet vjeç të martohej me të bijën pesëmbëdhjetëvjeçare, Barbara. Martesa, e kryer më 8 qershor 1467, i garantoi qytetarinë nurembergase dhe, pas derdhjes së një shume prej dhjetë fiorinësh, cilësimin “mjeshtër”, që i hapte portat e botës së mbyllur dhe të pasur me privilegje të korporatave. I Vlerësuar dhe në mirëqenie, por jo i pasur, Albrechti i Vjetër vdiq më 20 shtator 1502: dy vite më vonë e veja gjendej plotësisht në skamje dhe meret në ngarkim nga i biri Albrecht.
Ekzistojnë dy portrete të babait të Dürerit, një në Galleria degli Uffizi dhe tjetri në National Gallery of London, veç një vizatimi me majë argjendi përgjithësisht të konsideruar autentik; nga e ëma mbetet një tablo në Nuremberg dhe një vizatim me karbonçin në 1514, kur gruaja ishte gjashtëdhjetë e tre vjeçe.
Në punishten atërore
I riu Dürer frekuentoi për disa vite shkollën dhe, duke u shfaqur i pajisur me talent që i vogël, hyri si praktikant në punishten e të atit, siç kishte bërë vëllai i madh Enders që vazhdoi traditën artizanale të argjendarit. Në atë periudhë Düreri duhet të jetë familjarizuar me teknikat e gdhendjes (inçizimit) të metaleve, që më tej i shfrytëzoi për punimet e tij të famshme me bulino dhe acquaforte. Për më tepër i ati duhet ti ketë trasmetuar kultin për mjeshtrat e mëdhenj flamand, si Jan van Eyck dhe Rogier van der Weyden.
Dëshmia e parë e talentit të tij të jashtëzakonshëm është Autoportreti trembëdhjetë vjeçar i vitit 1484, një vizatim me majë argjendi konservuar në muzeun Albertina të Vjenës. Kjo vepër, që qe realizuar para pasqyrës kur Düreri ishte vetëm trembëdhjetë vjeç, nuk është sigurisht pa gabime, edhe se teknika e vështirë nuk i lejonte korrigjime. Megjithatë, ky portretizim rinor është konsideruar autoportreti i parë i artit evropian që paraqitet si autonom, dmth. si vepër më vete.
Ky autoportret, që ishte paraprirë nga tentativa vizatuese për të cilat ka dëshmi të sigurta, për më tepër tregon tashmë drejtimin esencial të prodhimtarisë pasuese të Dürerit: aktiviteti portretizues. Është një fakt akoma shumë pak i mar parasysh: jo vetëm Düreri ka pikturuar, vizatuar dhe gdhendur portrete të shumta deri në vitet e fundit të jetës së tij, por që nga fillimi i dhjetë vjeçarit të dytë të shekullit të XVI edhe kuadrot e tija fetare shfaqin në përmasa gjithmonë në rritje një karakter portretisti.
Në punishten e Wolgemut-it
Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, kur sapo kishte kryer formimin fillestar, i deklaroi të atit se do të parapëlqente të bëhej një piktor. Por meqë nuk qe e mundur ta bënte praktikën te Colmar-i i largët, pranë Martin Schongauer-it i njohur dhe vlerësuar në gjithë Evropën si piktor dhe inçizor në bakër, i ati e vendosi te punishtja dy hapa nga shtëpia, pranë Michael Wolgemut, piktori dhe ksilografisti më i madh aktiv në ato vite në Nuremberg[5]. Wolgemut ishte vazhduesi i Hans Peydenwurff-it (përveç trashëgimit të punishtes, ishte martuar edhe me të venë e tij), stili i të cilit, i filtruar, la gjurmë edhe në prodhimtarinë rinore të Dürerit. Mjeshtra të tjerë që patën ndikim mbi artistin e ri qenë Martin Schongauer, misteriozi Mjeshtri i Librit të shtëpisë, ndoshta holandez, autor i një serie të famshme në puntasecca.
Në punishten e Wolgemutit, aktive për shoqërinë e pasur vendore dhe qytetet e tjera të Gjermanisë, kopjoheshin stampat e mjeshtrave renanë dhe inçizionet e atyre italianë, krijoheshin altarë të skalitur dhe pikturuar dhe praktikohej në shkallë të gjerë ksilografia, mbi të gjitha për të ilustruar tekstet e shtypura, që atëherë shumë të kërkuar.
Nga kjo periudhë Düreri ruajti një kujtim të mirë; më shumë se njëzet vjet më vonë, në 1516, pikturoi një portret të mësuesit të tij, tre vite para vdekjes së tij, ku dallohet respekti dhe simpatia e vjetër përkundrejt figurës së tij njerëzore.
Zhvendosjet e para
Në pranëverën e vitit 1490, i riu Dürer nisi të udhëtonte nëpër botë për të thelluar njohuritë e tij. Vepra e parë piktorike e konservuar e artistit të ri (ndoshta është edhe punimi i tij për provimin final të formimit profesional) janë dy piktura në tablo me portretet e prindërve, të nisur ndoshta para se të nisej. Portreti i Albrecht Dürerit të Vjetër sot gjendet në Galleria degli Uffizi, ndërsa ai i Barbara Holper u zbulua në vitin 1979 në Nuremberg[7].
«Kur përfundova formimin artistik, babai im më bëri të udhëtoja. Mungova katër vite, derisa babai im më thirri. U nisa pas Pashkës së vitit 1490 dhe u ktheva në shtëpi më 1494, pas Epifanisë». Udhëtimi i gjatë i ndërmarr nga i riu e çoi në fillim në veri, përtej Këlnit, me gjasa deri në Haarlem. Nuk mundi të shtyhej deri në Gand dhe në Bruges, qendrat më të rëndësishme të pikturës flamande, pasi kudo mbretëronin luftra dhe kryengritje. Nga ana tjetër qëndrimi i Dürerit në këtë rajon vehet re vetëm në veprat e vona, në të cilat pasqyrohet me raste ikonografia e pikturës vendore, në veçanti ajo e Geertgen tot Sint Jans dhe Dieric Bouts.
Përgjatë udhëtimit mendohet se i riu duhej të punonte për tu mbajtur, dhe është e mundur që të jetë shtyrë të vizitonte ato qendra ku ishte më e lehtë të gjeje angazhim në fushat ku kishte familjaritet. Etapat e para duhet megjithatë të kenë qenë qytetet renanse, ku ekzistonte një shtypshkronjë ektive me librat me ilustrime ksilografike.
Nga aty, pas rreth një viti e gjysëm, u zhvendos drejt jugut, në kërkim të Martin Schongauer-it, nga i cili do të dëshironte të mësonte finesat e teknikës së inçizionit në bakërr. Por kur Düreri arriti në Colmar, gjatë vitit 1492, mjeshtri i vlerësuar tashmë kishte vdekur prej një viti. Vëllezrit e të vdekurit, piktori Ludwig dhe argjendarët Kaspar dhe Paul Schongauer, e pritën miqësisht dhe me këshillën e tyre piktori i ri u drejtua për në Bazel, ku jetonte një tjetër vëlla i tyre, argjendari Georg Schoungauer.
Në Bazel
Në Bazel punoi për një kohë si ilustrator, për librashtypësit erudit të kalibrit të Bergmann von Olpe dhe Johann Amerbach, i prezantuar në mjediset botuese me gjasa me rekomandimin e kumbarit të tij, Anton Koberger, që në Nuremberg drejtonte shtypshkronjën dhe shtëpinë botuese më të madhe në Evropë.
Midis shumë ksilografive që vizatoi në atë periudhë, një punim i parë prove qe frontespizio për botimin e Letrave të shën Jeronimit të dala më 8 gusht 1492 me tipografinë e Nikolaus Kessler (blloku orgjinal, i firmosur nga artisti, gjendet akoma edhe sot në Bazel). Vepra, me hollësi të shumta, ka një përvijim të dallueshëm të sipërfaqeve famë tipove të ndryshme të vijëzimit.
Me të marr besimin e librashtypësve vendor, punoi për ilustrimin e dy veprave me përmbajtje moralizuese, atëherë shumë të vlerësuara, Anija e të marrëve, e humanistit Sebastian Brant, të shfaqur në vitin 1493, dhe Kalorësi i Turnit]]. Vazhdoi një seri tjetër inçizionesh për ilustrimin e Komedive të Terenci-t (më pas e pa shtypur, por blloqet e të cilës janë pak a shumë të plota në muzeun e Bazelit), ku artisti tregon tashmë një origjinalitet, një saktësi dhe efikasitet narrativ në skenat që e vendosnin në një nivel vendosmërisht më të lartë se artistët e tjerë aktiv në treg.
Edhe Autoportreti me lule Eryngiumi, i konservuar në Paris dhe i datuar në 1493, qe nisur me siguri gjatë qëndrimit në Bazel. Në imazh, fillimisht të pikturuar në pergamenë, artisti i ri paraqitet me veshje të modës, në ngjyrë ardezie, me të cilën krijon kontrontast me bordin e kuq të hapur të berretës. Lulja simbolike e Eryngiumit, një lloj gjëmbaçi, që ai e mban në dorën e djathtë, së bashku me nënshkrimin e vendosur në pjesën e sipërme të pikturës “My sach die gat als es oben schtat” (“Gjërat e mia ecin siç është vendosur lart”), duke shfaqur besimin e tij te Krishti.
Në Strasburg
Afër fundit të vitit 1493 artisti u nis për në Strasburg, qendër e rëndësishme tregëtare dhe botuese. Këtu rregulloi një ksilografi për frontespizio-n e botimit të veprave filozofike të Jean Gerson-it, ku shkrimtari është paraqitur si një pelegrin që, duke u ndihmuar me një bastun dhe i shoqëruar nga një kone (qenë me përmasa të vogla), pregatitet të kapërcejë një peizazh të larmishëm, në sfond një luginë e gjerë. Pasuria e kompozimit dhe harmonia e përgjithshme e veprës, megjithëse gdhendësi që bëri modelin nuk e realizoi plotësisht vizatimin e artistit, tregojnë maturimin e shpejtë të stilit të artistit, tashmë i nisur drejt realizimit të kryeveprave të veta.
Rikthimi në Nuremberg (1494)
Gjatë Pashkëve të vitit 1494 i ati e thirri Dürerin në Nuremberg, për ta martuar, në festën e Pentekostës, Agnes Frey-n, gruaja që i kishte paracaktuar, bija e një bakërpunuesi të lidhur me të fuqishmit e qytetit. Martesa u bë më 7 korrik 1494 dhe të sapomartuarit shkuan të jetonin në shtëpinë e Albrechtit. Diferencat e theksuara kulturore si dhe temperamenti nuk e bënë martesën të lumtur. Gruaja shpresonte ndoshta të çonte një jetë të rehatshme në qytetin e vetë pranë një artizani, ndërsa Düreri kishte aspirata të tjera, të lidhura me udhëtime dhe perspektiva gjithmonë të reja[11]. Në një periudhë afër martesës datohet vizatimi që artisti e nënshkroi në cep “mein Agnes”, Agnesa ime, ku duket nusja e re në pozë të menduar, ndoshta pak mendjemadhe, që në portretet e ardhshme trasformohet në pamjen e një borgjezeje të kënaqur, me sfumaturë “lehtësisht keqdashëse”. Çifti nuk pati fëmijë, siç ndodh edhe me dy vëllezërit e Dürerit, prandaj familja u zhduk me gjeneratën e tyre. Ëillibald Pirckheimer, miku i artistit, arriti deri aty sa të akuzonte frohtësinë e të shoqes si shkakun e vdekjes së parakohshme të artistit.
Mulliri
Në muajt e verës së vitit 1494 ai përshkoi dhe vizatoi rrethinat e qytetit të tij të lindjes. Rezultati këtyre shëtitjeve janë një sasi pikturash në akuarel, medis të cilave Mulliri (Trotszich Mull). Akuareli tregon një peizazh në perëndim të Nurembergut, me lumin e vogël Pegnitz, që rrjedh përmes qytetit. Vizatuesi ishte në këmbë në bregun verior dhe shikon drejt jugut, përtej Pegnitz-it, ku horizonti kufizohet me majat e maleve pranë Schwabachut. Pemët në plan të parë në të majtë i përkasin parkut Hallerëiesen. Shtëpitë me trarë të thurur në të dy anët e lumit, të vizatuara me saktësi të skajshme, përbënin bërthamën e “lagjes industriale”, pasi strehonin punishte ku punohej metali duke përdorur Pegnitz-in si burim energjie. Kështu, për shembull, në shtëpitë në plan të parë djathtas përpunohej metali me ndihmën e energjisë hidrike, një proces që ishte zhvilluar në Nuremberg rreth vitit 1450, që e kishte kthyer në qendrën e punimit të metalit Gjermani: gjithë kjo mund të ishte realizuar në hekur ose në bakër, nga agiet në majë të instrumenteve të sakta të vlerësuara në gjithë Evropën, deri te armaturat, topat dhe monumentet në bronx, prodhoheshin këtu.
Ky akuarel është një nga imazhet e para të artit evropian tërësisht përkushtuar peizazhit, por vendoset në një dimension akoma mesjetar: në fakt, ndërtimet e veçanta dhe grupet e pemëve nuk janë vizatuar në perspektivë, por njëra mbi tjetrën. Nga ligjet e perspektivës i riu Dürer, në atë kohë, nuk kishte dëgjuar akoma të flitej.
Ndoshta në të njëjtën periudhë, Dürer ndërmori provat e para si inçizor në bakër. Disa vite më vonë do të krijonte moton: “Një piktor i mirë, brenda, është plot me figura”. Kjo tepri idesh për imazhet përbëri me gjasa motivin që iu afrua grafikës: vetëm te ajo, në fakt, ai mund ti jepte formë fantazive të veta pa u penguar nga dëshirat e porositësve. Dhe, nga çasti që ky prodhim i lirë nga kufizimet, përfaqësoi për të edhe një sukses financiar, e dobishmja u bashkua me të pëlqyeshmen.
Udhëtimi i parë në Itali (1494-1495)
Me gjasa në Bazel, në rrethin e humanistëve dhe botuesve, i riu Dürer, inteligjent dhe i etur për të mësuar, kishte dëgjuar të flitej për herë të parë për botën intelektuale italiane dhe për atë klimë kulturore në të cilën, që pothuaj prej një shekulli, zbuloimi i botës antike kishte ndikuar në mënyrë përcaktuese, qoftë letërsinë, ashtu edhe artin. Shumë vite më vonë, Dürer do të përkthente me termin gjerman “Wiedererëachung” konceptin e “Rilindjes” i krijuar nga Françesko Petrarka në kohën e tij. Kjo konfermon se ai ishte plotësisht i ndërgjegjshëm për rëndësinë e atij procesi historik.
Në fundin e verës së vitit 1494, në Nuremberg shpërtheu një nga ato epidemi të zakonshme për epokën, që përgjithësisht konsideroheshin murtajë. Sistemi më i mirë i mbrojtjes kundër infektimit, më i sigurti midis atyre të këshilluara nga mjekët, ishte të braktisje rajonin e goditur[12]. Düreri shfrytëzoi rastin për të shkuar në njohje të “artit të ri” në tokën e tij të origjinës, duke mos u shqetësuar shumë për lënien vetëm të gruas në shtëpi. U nis për në Venecia, duke ndjekur me gjasa udhëtimin e një tregëtari nga Nurembergu.
Udhëtimi i realizuar në Italinë veriore mund të ndiqet me një farë saktësie duke ndjekur peizazhet në akuarel që e dokumentojnë. Nëpërmjet Tirolit dhe Provincës autonome të Trentinos. Në Innsbruck, për shembull, realizoi një akuarel që paraqiste oborrin e një kështjelle, rezidenca e preferuar e perandorit Maksimiliani I. Nga dy pamjet sot të konservuara në Vjenë, më e rëndësishmja është ajo me qellin e ngjyrosur që të magjeps për riprodhimin e saktë të detajeve të ndërtimeve përreth oborrit, por që shfaq akoma gabime në perspektivë.
Por udhëtimi i parë në Itali është mbështjellë në pjesën më të madhe nga misteri. Mendohet se Düreri vizitoi edhe Padova-n, Mantova-n dhe ndoshta edhe Pavia-n, ku miku Pirckheimer frekuentonte universitetin. Në fillim të shekullit të XX disa studiues arritën edhe të dyshonin nëse ky udhëtim ishte kryer ndonjëherë[12], një hipotezë provokuese që nuk është ndjekur.
Në Venecia, Düreri do të donte të mësonte parimet e metodës së kompozimit prospetik. Por duket se e tërheqin shumë më tepër gjëra të tjera, si për shembull veshjet e grave veneciane, aq të pazakonta për të (të shfaqur në vizatimet e vitit 1495), apo subjekti i panjohur për të i Gaforres së detit ose Aragosta, portretizuar në vizatimet sot të ruajtura përkatësisht në Rotterdam dhe në Berlin. Në fushën artistike, e tërhiqnin veprat e piktorëve bashkëkohës që paraqisnin tema mitologjike, si kuadri i humbur i Andrea Mantegna-s me Vdekjen e Orfeut (i humbur[13]), për të cilën Düreri vizatoi me kujdes të skajshëm një kopje të datuar më 1494 dhe të sigluar me gërmat e tij “A” dhe “D”. Për më tepër kopjoi stampat e Zënkës detare dhe të Bakanalit me silenin, të kopjuara besnikërisht nga origjinalet e Mantegna-s duke zëvendësuar linjat paralele të përvijimit me një përvijim të kryqëzuar, të dalë nga shembulli i Martin Schongauer-it, dhe me linja lakore dhe sinuoze që i japin subjekteve një vibrim mungues te origjinalët[14].
Duhej të ketë qëndruar për më tepër i magjepsur nga tepria e veprave të artit, nga gjallëria dhe kozmopolitanizmi i qytetit lagunor dhe me gjasa zbuloi konsideratën e lartë të cilën gëzonin në Itali artistët[14]. Por mjaft e pamundur që artisti i panjohur Dürer, që mbijetonte duke shitur stampa anëtarëve të komunitetit gjerman të qytetit, të ketë hyrë në kontakt të drejtpërdrejtë me mjeshtrat e mëdhenj atëherë të pranishëm në qytet dhe në rrethinat e tij, si Bellinët (Jacopo Bellini, Gentile Bellini dhe Giovanni Bellini), Mantegna ose Vittore Carpaccio.
Një temë që tërhoqi interesin e artistit të ri qe koncepti i ri i trupit njerëzor i përpunuar në Itali. Që në vitin 1493 artisti, në fakt kishte prodhuar një vizatim plazhor (nudua e parë e drejtpërdrejtë e artit gjerman) dhe në Venecie mundëte të thellonte, falë bollëkut të modeleve të disponueshme, raportet midis figurave, nudo ose të veshura, me hapësirën në të cilën lëvizin. Me siguri duhet të ketë qenë kureshtar për paraqitjen prospektike, por një interes i drejtpërdrejt mbi këtë dokument është dokumentuar vetëm në udhëtimin e dytë[15].
Kur piktori i ri verior qëndroi i magjepsur nga piktura veneciane, në veçanti ajo e Gentile Bellini-t dhe Giovanni Bellini-t, duket nga vizatimet e kësaj periudhe dhe nga kuadrot e pikturuar pas rikthimit në atdhe. Por pasqyrimet e para të këtij takimi mund të dallohen që në akuarelët që lindën gjatë udhëtimit të kthimit.
Rikthimi (1495)
Këtë herë Düreri me gjasa udhëtoi vetëm, duke marr parasysh devijimet e shumta të ndërmarra.
Kështu udhëtimi i tij e çoi, në pranëverën e vitit 1495, mbi të gjitha në liqenin e Gardës, dhe afër Arco-s. Akuareli që paraqet kështjellën e Arcos-s që lartësohet me fortifikimet e tij tregon një raport tërësisht të ri me hapësirën dhe ngjyrat: nga grija në blu e mjegulluar e ullinjve lartësohet në kontrast grija e kaftë e shkëmbinjve, dhe kjo jehonë kromatike rimeret në zonat e së gjelbrës së hapur dhe në çatitë e kuqe. Bëhet fjalë për një përvijim befasues i vlerave atmosferike, që shfaq përparimin e jashtëzakonshëm artistik që Düreri kishte realizuar në pak muaj të shkuar në Venecia.
Pranë Trentos, Düreri hyri përsëri në territorin gjerman. Në akuarelin që tregon qytetin peshkopal nga ana veriore ai nuk mjaftohet më me paraqitjen e të dhënave topografike. Kompozimi sugjeron thellësinë hapësinore, me qytetin e përshkruar nga Adixhja që shtrihet gati në të gjithë gjerësinë e kuadrit, edhe me vargmalet që shkojnë duke u tretur në mjegull.
Pas një ekskursioni në Val di Cembra dhe në krahinën e Segonzano-s, Düreri e vazhdoi udhëtimin e tij drejt veriut pa ndërprerje të rëndësishme. Dokument i kësaj faze të udhëtimit është Mulliri me ujë në mal në Berlin. Ndërsa gjithë akuarelët e tjerë paraqesin komplekse arkitektonike në largësi, kjo fletë katrore prej vetëm 13 centimetrash del nga vëzhgimi nga afër i një pjerrësie me gure të përmbytur nga uji që nga kanalet prej druri zbret në rrotën e mullirit dhe kërkohet një rrugë midis gureve, për tu bashkuar në fund në një basen ranor në plan të parë.
Edhe pamja e qytezës së Chiusa sull’Isarco, e trasferuar në inçizionin në bakër, Nemesi (ose Fati i madh), duhet të ishte një shënim udhëtimi në akuarel. Siç vënë në dukje akuarelet e Dürerit këtë shembull nuk ishin ideuar si vepra arti të pavarura: ishin materiale studimi për tu përpunuar dhe futur në piktura dhe inçizione.
Pasuruar me materiale nga Wikipedia