Nga Albert Vataj
* Luca Giordano piktor i shquar napolitan (18 tetor 1634 – 12 Janar 1705) nisi të pikturonte sapo mbushi pesë vjeç. Rastisi që pranë dyqanit të babait të tij kaloi një ditë piktori Masimo Stanconi. I kureshtuar ai u ndal për të parë fëmijën e vogël që po pikturonte në mes të rrugës. Pasi e përkëdheli i tha:
– Ky fëmijë kur të rritet do të bëjë që të flitet shumë për të.
***
Babai i Luca-s, Antonio Giordano, ishte piktor i rëndomtë. Një herë ai mori përsipër të bënte një afresk në një kishë. Duhej të bënte figura fëmijësh të vegjël, por këmbët e tyre nuk i realizonte dot vetë. Kur po hanin në tryezë i tha të birit, atij që do të bëhej Luca Giordano i famshëm i barokut të vonë të pikturë napolitane, se do të duhej të shkonte të gjente një piktor tjetër që ta ndihmonte në kryerjen e këtij detaji të pikturës.
I ati shkoi të gjente personin e duhur që do ta ndihmonte në kryerjen e afreskut dhe e la Luca-n e vogël që të ruante punën e filluar mbi armaturën e kishës. Luca mori penelat, vizatoi, pastaj e ngjyrosi njërën nga figurat e fëmijëve të afreskut, kaq bukur sa edhe ai vetë u befasua.
Kur i ati erdhi me piktorin që i duhet ta ndihmonte, u befasuan me çfarë panë. Pyetën se kush e kishte pikturuar atë fëmijën në afreskun e kishës. Ata nuk e besuan Luca-n e vogël, i cili për t’u treguar atyre përfundoi me sukses dhe fëmijën tjetër.
…Ky ishte hapi i parë i një gjeniu të barokut të vonë të pikurës napolitane