Nga Albert Vataj
Më 23 shkurt të vitit 1855, në moshën 77-vjeçare, Carl Friedrich Gauss i dorëzohet vdekjes. Një atak në zemër e ndau nga jeta gjeniun e matematikës, por nuk ndali udhën e tejçuar prej tij. Dy persona lëxuan elegji në varrimin e lamtumirës, dhëndri i tij, Heinrich Ewald dhe Wolfgang Sartorius von Waltershausen, i cili ishte mik i ngushtë dhe biograf i matematikanit. Truri i Gausit u ruajt dhe u studiua nga Rudolf Wagner.
Kishte vdekur një mëndje e ndritur, një vullnet që s’reshti së blaturia shkencës çfarë kishte më të shtrenjtë. Netët e gjata dhe ditët e pambarimta i shterrën këtij talenti jetën si sublime e sakrificës së dijes dhe shkencës.
Shumë jetë i përcaktojnë yjet, shumë yje shndrijnë përgjithmonë në kërshërinë ngazëdhyese të njeriut. Eshtë fati ai që e thotë fjalën predikuese të besimit te mrekullitë, dhe fjalën e fundit gjithnjë e thotë historia, fjalën që mbeten edhe sot kushtuese. Bota dhe kohërendja ka parakaluar pëmes shumë faktesh dhe befasishë për të mbërritur deri në ditët tona si një dëshmim i pamohueshëm i të vërtetave të mëdha të mendimeve gjeniale, të cilët shkruan faqe të rëndësishme të qytetërimit. Padyshim një prej këtyre faqeve përshkruan përmbledhtaz jetën dhe veprën e një gjeniu, një mendje të jashtëzakonshme, atë të Carl Friedrich Gauss.
Më 30 prill 1777 u lind i madhi, befasia e matematikës, Carl Friedrich Gauss. Ai mori përkufizuesen e meritimit të përgjithmonshme, “Princi i Matematikës”.
Gauss ishte një matematikan gjerman dhe shkencëtar që ndihmoi dukshëm në shumë fusha, duke përfshirë teorinë e numrave, analizën, gjeometrinë diferenciale, gjeodezinë, elektrostatikën, astronominë dhe optikën. Gaussi pati një ndikim të shquar në shumë fusha të matematikës dhe shkencës dhe është rradhitur pranë Ojlerit, Njutonit dhe Arkimedit, si një nga matematikanët më të mëdhenj të historisë.
Nëna e tij ishte analfabete dhe kurrë nuk e regjistroi datën e lindjes së Gaussit. Ajo mbante mend vetëm se ai kishte lindur në ditë të mërkurë, tetë ditë para Festës së Ngjalljes, e cila në vetvete ndodh 40 ditë pas Pashkëve. Gaussi më vonë do ta zgjidhte këtë mister për ditëlindjen e tij në kontekstin e gjetjes së datës së Pashkëve, duke nxjerrë metoda për të llogaritur datën në vitet e kaluara dhe të ardhme. Ai u pagëzua dhe konfirmua në një kishë pranë shkollës që ai ndoqi si fëmijë.
Në moshën 7-vjeçare, Carl Friedrich Gauss filloi shkollën fillore dhe mundësitë e tij të jashtëzakonshme u konstatuan pothuajse menjëherë. Mesuesi i tij, Buttner dhe ndihmësi i tij, Martin Bartels, u habitën kur Gaussi mblodhi shumën 1-100 në çast nga diktimi me arësyetimin se shuma ishte 50 çifte numrash, ku çdo çift numrash e kishte shumën 101 (1+100=101, 2+99=101 e kështu me rradhë). Ai e bëri këtë duke mblodhur shifrën e parë me të fundit brenda qindëshit, pastaj të dy me të parafundit dhe vazhdoi kështu, duke ruajtur gjithnjë përfundim që kishte edhe shuma e kërkuar. Për mësuesin ky ishte zbulim tërhoqi vëmendjen e autoriteteve të kohës. Gaussi u dallua në studime mëtejshme dhe me aftësitë e tij të rralla në majat më të larta shkencës.
Aftësitë intelektuale të Gaussit tërheqën gjithashtu vëmendjen e Dukës së Braunschweig, i cili e dërgoi atë në Kolegjin Carolinum, të cilin ai e ndoqi në vitet 1792-1795, dhe në Universitetin e Göttingenit 1795-1798. Kur ishte në universitet, Gaussi në mënyrë të pavarur rizbuloi disa teorema të rëndësishme. Zbulimi i madh i tij ndodhi në vitin 1796 kur ai tregoi se çdo poligon i rregullt me një numër primar brinjësh (dhe, rrjedhimisht, edhe ato poligone me numër brinjësh që është produkt i një numri primar me një një numër në katror) mund të ndërtohen me një kompas dhe një vizore. Ky ishte një zbulim i madh në një fushë të rëndësishme të matematikës; problemet e ndërtimit kanë angazhuar matematicienët që nga kohët e grekëve të lashtë, dhe ky zbulim e çoi përfundimisht Gaussin që të zgjedhë matematikën në vend të filologjisë si karrierë. Gaussi ishte aq i kënaqur me këtë rezultat sa që ai kërkoi që një heptadecagon i rregullt të gdhendet në gurin e varrit të tij. Gurgdhendësi nuk pranoi, duke deklaruar se ndërtimi i tij ishte i vështirë dhe në thelb do të duket si një rreth.
Në 1795 Gaussi u largua nga Brunswick për të studiuar në Gottingen University. Mesuesi i Carl Friedrich Gauss ishte Kaestner. Miku i tij i vetëm midis nxënësve ishte Farkas Boljait. Ata u takuan në 1799 dhe ndenjën me njëri-tjetrin për shumë vite. Gaussi u kthye në Brunsëick, kur ai mori një diplomë në 1799. Pasi Duka kishte rënë dakort të vazhdonte ti jepte bursë Gaussit, ai kërkoi që Gaussi të paraqiste një dezertacion për doktoraturë në Universitetin Helmstid. Me bursën e tij për ta mbështetur atë Gaussi nuk kishte nevojë për të gjetur një punë. Ai botoi librin Disquisitiones Arithmeticae (Hulumtime Matematike) në verën e vitit 1801. Kanë qenë 7 seksione, por pjea e fundit i është kushtuar vetëm teorisë së numrave.
Veprat
Ne 1801 Gaussi boton Disquisitiones Arithmeticae. Është studimi i parë sistematik mbi teorinë e numrave. Influenca e librit të Gaussit qe e pamasë, dhe dëshmohet nga fakti që shumica e librave mbi subjektin akoma ndjekin përqasjen e tij. Reference: “The Mathematics of Ciphers, Number Theory and RSA Cryptography”, S.C.Coutinho.
“Legjendat” dhe të vërtetat
Ekzistojnë shumë histori për këtë gjeni. Thuhet se dhuntitë e tij të para u shfaqën kur ai ishte vetëm 3 vjeç. Në këtë moshë Gaussi i vogël korrigjoi një gabim në veprimet e të atit, kur ai po bënte disa llogari të shpenzimeve familjare. Tjetër histori e famshme e Gaussit, që mbeti njëkohësisht si shpërthimi i kësaj befasie, ishte ajo e shkollës. Gaussi ishte shumë fëmij i prapë, gjatë mësimit ngaqë ishte sjellë keq, mësuesi i tij i matematikës i dha si ndëshkim të mblidhte numrat nga 1 tek 100. Gaussi e gjeti zgjidhjen menjëherë për habinë e mësuesit të tij. Kështu lindi e ashtuquajtura “Metoda e Gaussit”, e cila konsiston në mbledhjen e numrave periferikë:1+100;2+99 etj. Formoheshin 50 çifte ku shuma e secilit çift ishte 101. Që këtej 50×101=5050. Sidoqoftë dyshohet për vërtetësinë e kësaj historie. Gjithashtu thuhet se Gaussin e ndërprenë njëherë në zgjidhjen e një problem sepse gruaja e tij ishte duke vdekur. Ai ka thënë “Thuaji të presë një minutë, sa ta mbaroj”
Nga jeta e gjeniut
*** Gaussi, që i vogël, kishte mësuar shumë djallëzi për të vënë në lojë njerëzit. Për mësuesit e tij, që përveç matematikës merrej edhe me poezi ai u thoshte shokëve:
– Mësuesi ynë është një matematikan i madh për poetët dhe një poet i madh për matematikanët.
*** E pyetën një herë Laplasin se kush ishte matematikani më i madh i Gjermanisë.
– Është Ptaf, – u përgjigj Laplasi.
– Si? – i tha bashkëbiseduesi, – po unë mendoja se ishte Gaussi.
– Ah, po, – thirri Laplasi, – po Gaussi është matematikani më i madh i Evropës.
Thënie
“Matematika është mbretëresha e shkencave dhe teoria e numrave është mbretëresha e matematikës”.
«Po të ishte Gaussi sot gjallë, do të ishte haker.» (Peter Sarnak)