Francesco Romeo, Drejtor i Departamentit të Kardiologjisë në Universitetin e Tor Vergatas, Romë, autor i kërkimeve të shumta dhe thelbësore për këtë muskul, flet për zemrën dhe kërkon të shtohet kujdesi për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
– Çfarë është zemra?
– Një muskul i përbërë nga katër pjesë: dy veshkore dhe dy barkushe me dy arteriet koronare që lindin nga ndarja e parë e aortës.
– Funksionet kryesore të zemrës?
– Në qendër të sistemit kardiovaskular zemra furnizon të gjitha organet e trupi me oksigjen dhe me substance të tjera ushqimore.
– Janë shumë komplekse sëmundjet e zemrës?
– Po dhe në mënyrë të veçantë kardiopatike ishemike
– Përse janë kaq komplekse?
– Sepse klinikisht janë rezultati i një alterimi të faktorëve ambientalë dhe predispozitës gjenetike.
– Cilët janë faktorët ambientalë?
– Janë të ashtuquajturit faktorë të rrezikut. Për kardiopatinë ishemike janë: hiperkolesterolemia, diabeti, uria, hipertensioni arterial dhe obeziteti.
– Predispozita gjenetike me çfarë lidhet?
– Lidhet me shprehjen e aspekteve të veçanta të disa gjeneve ose aktivitetin e gjeneve që rregullojnë mekanizmat kryesore patogjenetike të sëmundjeve.
– Sëmundjet kardiake mund të jenë të trashëgueshme?
– Po
– Ka shumë sëmundje kardiake të trashëgueshme?
– Jo janë pak dhe të rralla
– Cilat sindroma?
– Ato që përfshijnë aparatin kardiovaskular
– Vetëm ato?
– Jo, janë edhe disa forma kardiomiopatie
– Kardiopatitë më frekuente?
– Kardiopatia ishemike: angina, infarkti i miokardit akut, vdekja e menjëhershme koronare
– Kë godasin këto?
– Duke përjashtuar kardiopatitë të cilat shkaktohen nga një gabim në zhvillimin e zemrës gjatë jetës fetale, godasin në mënyrë të veçantë të rriturit.
-Kur zhvillohen valvulopatitë reumatizmale?
-Në adoleshencë për shkak të një infeksioni reumatizmal. Por janë gjithmonë e më të rralla.
-Po valvulopatitë degjeneruese?
-Përfshijë dekada më të avancuara
-Kulmi i kardiopatisë ishemike?
-Është në moshën mes 50 dhe 60 vjeç
-Si manifestohet një kardiopati ishemike?
-Me anginën, një dhembje përshkuese në gjoks që pushon nëse ju ndaloni aktivitetin fizik që jeni duke bërë.
-Po infarkti?
-Dhimbja është më e gjatë dhe nuk pushon as me ilaçin që merrni si psh me trinitrinën.
-Dhimbja me çfarë shoqërohet?
-Me ndjenjën e të fikti, me djersë të shumta
-Çdo formë stresi godet aktivitetin kardiak?
-Jo, vetëm stresi negative. Ai që lidhet me ndjenjën se nuk u bën dot ballë problemeve. Kjo ndikon edhe më keq nëse bashkangjitet me disa zakone negative si duhani dhe një dietë e paekuilibruar.
-Duhani mbetet gjithmonë një killer?
-Përveç dëmeve që shkakton në aparatin e frymëmarrjes , është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për kardiopatinë ishemike.
-Kur nevojitet konsultimi me mjekun specialist?
-Gjithmonë që nga lindja, kur fëmija është i vogël fare dhe në moshën e pjekur. Gjithmonë duhet të kontrolloheni tek një mjek.
-Në moshë të rritur me çfarë frekuence?
-Pas moshës 40 vjeçare një herë në vit
-Çfarë ekzaminimesh duhet të bëhen?
-Në periudhën e vegjëlisë bëhet një elektrokardiogram dhe një vizitë kardiologjie. Pas moshës 40-vjeçare bëhet një vlerësim kardiologjik kompleks, një elektrokardiogramë normale, një ekzaminim Holter.
-Kur janë të domosdoshme bisturitë?
-Po bëhen gjithmonë e më pak të domosdoshme. Sot kardiologu mund të zgjidhe shumë situata me teknikat e kardiologjisë ndërhyrëse.
-Cilat ndërhyrje?
-Patologjinë koronarike, por edhe patologjitë e valvulave si stenoza mitralike pse patologjitë vaskulare të lindura.
-Dieta më e shëndetshme për të mbrojtur zemrën?
-Me shumë frutë dhe me shumë perime. Janë antioksidues.
-Po aktiviteti fizik?
-Duhet të jetë i rregullt dhe i përditshëm
-Përse përdorim shprehjen “zemërluan”?
-Sepse kërkojmë të bashkojmë zemrën me idenë e forcës
-Përse përdorim shprehjen “më lëvizi zemra”?
-Sepse zemra është shpesh një shënjestër e emocioneve shumë të thella që manifestohen me variacionin e ritmit kardiak që japin ndjenjën sikur të lëviz zemra nga vendi.
– Përse themi shpesh “qeshi me gjithë zemër” ?
– Zemra, kur funksionon, bashkohet me idenë e mirëqenies dhe të lumturisë
– E përse themi “hap zemrën”?
– Sepse zemra konsiderohet si një vend sekretesh dhe vendi i ndjenjave të mira
– Zemra, thoshte Blaise Pascal, ka arsyet e veta që arsyeja nuk i njeh?
-Posepse natyra e ka shkëputur një organ kaq të rëndësishëm nga kontrolli i jashtëm duke i lënë mekanizmat e vet për t’u rregulluar
– Cilët janë kardiaket e mëdhenj të historisë?
– Mes shumë të tjerëve, mund të citoj Ugo Foscolo, Boris Jeltsin, Bill Klinton.