Nga Albert Vataj
Thelbi i Otto von Bismarck ishte sensi i tij i kufizimit dhe ekuilibrit ndersa per Hitlerin ishte mungesa e sensit te mases dhe kundershtimi ndaj kufizimeve. Ideja e ushtimit te Europes nuk do te vinte kurre ne mendjen e Bismarkut por ishte gjithmone pjese e vizionit te Hitlerit. Hitleri kurre nuk do ta shqiptonte thenjen e famshme te Bismarkut se te qenit burre shteti do te thoshte te degjoje me kujdes zhurmen e hapave te Zotit ne histori dhe te ecje bashke me te per disa hapa. Hitleri la nje vakum. Bismarku la nje shtet aq te forte sa qe i rezistoi dy katastrofave te medha si dhe i siguroi nje madheshti te paasimilueshme. shkruan KISINGER
Sot është 201-vjetori i lindjes së Otto von Bismarck (1 Prill 1815 – 30 korrik, 1898), një prej burrështetasve të Prusisë dhe Gjermanisë. Si Kryeministri i Prusisë në vitet 1862–1890, ai kishte për qëllim Bashkimin e Gjermanisë. Prej vitit 1867, ishte Kancelar i konfederatës Gjermane Veriore. Kur u formua Perandoria Gjermane për herë të dytë më 1871, ai shërbeu si Kancelari i saj i parë dhe ushtroi “Realpolitik” që i dha ati pseudonimin “Kancelari i Hekurt”. Si Kancelar, Bizmarku pati rol të rëndësishëm në qeverinë gjermane dhe pati ndikim të madh në politikën e jashtme Gjermane jo vetëm gjatë kohës si Kancelar, por edhe pasi i skadoi mandati.
Ne veren e vitit 1862, Oto von Bismark u emerua kryeminis ter i Prusise. Posti i tij me i larte ne te kaluaren kishte qene ai i ambasadorit ne Rusi. Ai kurre me pare nuk kishte pasur ndonje post ne administraten qeveritare. Megjithate, me disa levizje te shpejta e te ashpra, kryeministri i ri zgjidhi labirinthin qe kishte ngaterruar diplomacine europiane per dy gjenerata, e pikerisht se si te bashkonte Gjermanine e te riorganizonte Europen Qendrore.
Pengesa qe ai duhej te kalonte ishte se Gjermania perfshinte 39 shtete sovrane te grupuara ne te ashtuquajturen Konfederata Gjermane. Ne te njejten kohe, kahet e levizjeve te Europes Qendrore mezi viheshin re nga fuqite “perkrahese”, Franca dhe Rusia, te cilat nuk ndiheshin mire dhe ishin te prirura te pengonin lindjen e nje shteti te afte per te ndryshuar ekuilibrin ekzistues te forcave ne Europe.
Brenda nente vjeteve Bismarku e zgjidhi nyjen te cilen Jonathan Steinberg, profesor i historise ne Universitetin e Pensilvanise e pershkruan si “arritja me e madhe diplomatike dhe politike nga nje lider ne dy shekujt e fundit”. Ai mbizoteroi mbi princat e shteteve gjermane ne dy luftra dhe i bashkoi ata ne te treten. Ai beri per vete opinionin publik, duke u dhene te drejten per te votuar te gjithe burrave, duke e bere keshtu Prusine shtetin e pare qe kryente nje gje te tille. Ai po ashtu e paralizoi Francen, duke mbajtur pezull vendimin mbi aneksimin e Luksemburgut nga ajo, dhe Rusine duke mbajtur qendrim te bute gjate revolucionit polak te vitit 1863. Bismarku i arriti te gjithe keto “pa komanduar asnje ushtar, pa mbizoteruar me nje shumice derrmuese parlamentare, pa mbeshtetjen e nje levizje popullore, pa nje pervoje te meparshme ne qeveri dhe perballe pakenaqesise kombetare ndaj emrit dhe reputacionit te tij”. Ndërmendim me mirënjohje këto figura emblematike të historisë.