Nga Alberet Vataj
Shtresa e akullit në Oqeanin Arktik këtë dimër ka arritur në nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë, për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ngrohta, kanë thënë shkencëtarët amerikanë. Qendra Kombëtare për të Dhënat e Dëborës dhe Akullit thotë se akulli ka mbuluar maksimumin e 14.52 milionë kilometra katrorë të Oqeanit Arktik në vitin 2016. Kjo është rreth 3000 kilometra katrorë më pak, sesa të dhënat e regjistruara në vitin 2015. Ishte aq ngrohtë, saqë Deti Barent, i cili ndodhet ndërmjet Rusisë dhe shtetit amerikan të Alaskës, ishte pothuajse pa akull gjatë gjithë dimrit, gjë që konsiderohet si e pazakontë. Regjistrimet bëhen që nga viti 1979, në kohën kur satelitët filluan matjen e akullit në dete. Shkencëtarët thonë se temperatura e ajrit mbi Oqeanin Arktik për muajt e dhjetorit, janarit dhe shkurtit, ishte 2 deri në 6 gradë Celsius mbi mesataren, në gjithë rajonet e Arktikut.