Personi që vetëvritet, detyrohet ta bëjë këtë nga vazhdimësia e së keqes, dhe e kryen me një gjakftohtësi të tillë, saqë edhe sikur të jetë nën një kontroll të fortë ai duke patur të ngulitur idenë e tij, do të ruaj çastin e parë të mungesës së vigjilencës, për të arritur pa luftë dhe pa pendim atë formë çlirimi që është vetëvrasja dhe që i duket si e natyrshme dhe e dëshirueshme.
… Në disa rrethana të veçanta, edhe njeriu më i shëndetshëm dhe i gëzuar mund të vendosë të vetëvritet, nëse forca e dhimbjes dhe e frikës së një fatkeqësie të afërt e të pashmangshme do ta kapërcejë frikën e vdekjes.
(Nga “Këshilla për jetën”)