Nga Albert Vataj
Lajmi ishte i pabesueshëm, ajo përhapur si flakë e tërbuar përmes mediave sociale, shkruan para disa kohësh një portal. Çfarë kishte ndodhur? Shoqata Psikiatrike Amerikane (APA) e kishte klasifikuar zyrtarisht se vetëfotografimi, ‘Selfies’ është një çrregullim mendor.
Mania e vetëfotografimit ka kohë që ka shfaqur interes në qarqet shkencore. Trajtimi i saj si një patologji serioze ka shtyrë shumë institute, grupe shkencore, veprimtar të pavarur, për të saktësuar shkencërisht këtë kërcënim serioz të shoqërisë. A jetojmë vërtetë një sotme të molepsur prej kësaj patologjia, nëse po cilat janë rrugët që duhet të ndiqen për ta parandaluar? Ndonëse janë hedhur hapa seriozë në ballafaqimin e së vërtetës së trishtë, ende vazhdohet të shihet me skpticizëm dhe të paragjykohet ky sinjal rreziku. Ende i sëmuri nuk është i bindur se po vuan.
Shoqata Amerikane e Psikiatrisë (APA) ka konfirmuar zyrtarisht atë që shumë njerëz e kanë menduar prej kohësh: bërja e fotove “selfie” është një çrregullim mendor.
APA e bëri këtë klasifikim gjatë takimit të përvitshëm të bordit të drejtorëve në Çikago. Çrregullimi u quajt “Selfitis” dhe përshkruhet si një dëshirë obsesive-kompulsvie për t’i bërë foto vetes dhe për t’i postuar ato në median sociale, si një mënyrë për të kompensuar vetëvlerësimin dhe për të mbushur boshllëkun personal.
APA tha se ka tre nivele të çrregullimit:
- “Selfitis borderline” – bërja e fotove vetes të paktën tre herë në ditë, por mosndarja e tyre në median sociale.
- “Selfitis akut” – bërja e fotove vetes të paktën tre herë në ditë dhe postimi i secilës prej tyre në median sociale.
- “Selfitis kronik” – nxitje e pakontrollueshme për t’i bërë foto vetes gjatë gjithë kohës dhe postimi i tyre në median sociale më tepër se gjashtë herë në ditë.
Sipas APA-s, ende nuk ka një kurë për çrregullimin. Trajtimi që mund të ofrohet për momentin është Terapia e Sjelljes dhe Njohjes.
Trendi çdo herë në rritje i bërjes së “selfieve” me celularët modernë, ka të bëjë me gjendjen shëndetësore të individit, që fokusohet te mania e personit me dukjen e tij.
Sipas psikiatrit David Viel, dy nga tre pacientët që e kanë vizituar me çrregullim disformik të trupit (mendime negative për dukjen – v.j.) – që nga dalja e kamerave në celularë – kanë kompulsione që vazhdimisht të bëjnë dhe të postojnë “selfie” në rrjetet sociale.
“Terapia kognitive biheviorale përdoret për të ndihmuar pacientët për të njohur arsyet për sjelljen e tij kompulsive dhe për të mësuar pastaj për ta zbutur atë”, ka cituar ai para disa kohësh në Mirror.
Një adoleshent britanik u përpoq të bëjë vetëvrasje pasi nuk arriti të bëjë “selfie” të përsosur. Danny Bowman u fiksua me pozat perfekte, për çka kaloi 10 orë në ditë duke bërë 200 “selfie”. 19-vjeçari ka humbur afro 14 kilogramë, e la shkollën dhe nuk doli nga shtëpia për gjashtë muaj, në kërkimin e tij për foton e duhur. Ai bënte 10 fotografi, menjëherë pasi zgjohej. I frustruar nga tentimet e tij për ta bërë imazhin që donte, u përpoq t’ia marrë vetes jetën nga tejdoza, por u shpëtua nga nëna.
“Vazhdimisht isha në kërkim të bërjes së ‘selfieve’ perfektë. Dhe, kur kuptova se nuk mundesha, doja të vdisja. I humba miqtë, edukimin tim, shëndetin tim e gati edhe jetën”, tha ai për Mirror.
Ata më të afeksionuarit besohet të jenë të parët që iu nënshtrua terapisë për të trajtuar varësinë teknologjike, çrregullimin obsesivo-kompulsiv dhe çrregullimin e dismofrisë së trupit. Një pjesë e trajtimit të tij në Spitalin Maudsley në Londër përfshinte largimin e iPhonet në intervale prej 10 minutave, gjë e cila shtohej në 30 minuta e pastaj një orë.
“Ishte torturë për të filluar me këtë, por e dija se duhet bërë nëse dua të jetojë”, tha ai.
Zyrtarët e shëndetësisë publike në Mbretërinë e Bashkuar njoftuan se është sëmundje varësia ndaj mediave sociale, si Facebooku, Twitteri dhe Instagram, dhe se 100 pacientë kërkojnë trajtim për çdo vit.
Manifestimi online i narcizmit mund të jetë diçka si strategji e vetëprezantimit për të kompensuar vetëvlerësimin e ultë dhe të lëndueshëm. Por, kur këto përpjekje përforcohen dhe shpërblehen nga të tjerët, ata përjetësojnë deformimin e realitetit dhe konsolidojnë iluzionet narcisoide.
Varësia nga “selifiet” ka alarmuar edhe profesionistët e shëndetit në Tajlandë.
“Për t’i kushtuar vëmendje fotografive të publikuara, për të parë se kush i sheh, kush i pëlqen apo kush i komenton, duke shpresuar që të arrihet numri më i madh të ‘likeve’… kjo është simptoma se ‘selfiet’ shkaktojnë probleme”, thotë Panpimol Wipulakorn, duke shtuar se këto sjellje mund të shkaktojnë në të ardhmen probleme të trurit, veçanërisht ato të ndërlidhura me mungesën e vetëbesimit.
Fjala “selfie” u zgjodh si “Fjala e Vitit 2013”, nga Oxford English Dictionary. Ajo është definuar si “fotografi që dikush ia bënë vetes, në mënyrë tipike me një smartphone ose webcam, dhe që ngarkohet në faqet e internetit të mediave sociale”.
Robert Cornelius një pionier amerikan në fotografisë ishte i pari që realizoi dhe prodhoi më 1839 në vetëfotografim. Debutimin përmes kameras portative “Kodak” daton në vitet 1900. Vetëportretizimi lulëzoi më 1970.