Nga Albert Vataj
Deri më sot nuk ka një përfundim shkencor në lidhje me një masiv të gjendur i fundosur në det afërë brigjeve Yonaguni, në Japoni. Edhe pse nuk llogaritet aktualisht si një piramide në kuptimin popullor, struktura masive duket si një mal i vogël, i përpunuar për të përmbushur nevojat e një civilizimi të lashtë por të panjohur.
Në vitin 1986, një zhytës në ishullin Yonaguni Jima, afër Okinawa-s, zbuloi struktura të çuditshme rreth 25 metra nën nivelin e detit.
Këto struktura janë të pajisura me tarraca dhe të lëmuara pjerrtas. Një prej strukturave më të mëdha është rreth 183 metër të gjera dhe 27 metër e lartë, me 5 nivele të ndara të blloqeve të gurit, që duket të jenë rrugët për të lidhur ndërtesat dhe për t’i rrethuar ato nga jashtë.
Shenja të përdorimit të mjeteve dhe gdhendje janë zbuluar afër gurëve (që tashmë janë dokumentuar) dhe tregojnë më tepër për faktin se janë të ndërtuara më tepër se natyrale.
“Zbuluesit japoneze kanë dokumentuar shenja të gurëve të latuar. Janë gjetur në këtë zonë edhe mjetet me të cilat mendohet të jete zhvilluar ky proces. Një shkallare e gdhendur në gur gjithashtu tregon se teoria e të qenit blloqe natyrore gurësh, është e pambështetur nga faktet.”
Ndodhen dy harqe të cilat mendohen të jenë portat e vendbanimit, dhe ka edhe një tunel që të çon në shkallet e gdhendura.
Masaaki Kimura, gjeolog marinar nga Universiteti Ryukyus i Japonisë, e ka studiuar dhe hartuar këtë vendbanim për 15 vite dhe besohet se është më tepër se 5 mijë vjet i lashtë. Por, ky vendbanim llogaritet të jetë zhytur nën ujë vetëm gjatë 2 viteve të fundit për shkak të tërmeteve.
Të tjerë kanë vlerësuar se struktura është shumë më e vjetër, përfshi këtu edhe Teruaki Ishii, profesor i gjeologjisë në Universitetin e Tokyo-s, i cili ka përcaktuar fundosjen e vendbanimit të këtë ndodhur në epokën e fundit të akullnajave të Tokës, pra rreth 10 mijë vjet më parë.
Nëse kjo është çështja, atëherë historia jonë duhet riparë, pasi historitë që kemi lexuar deri tani, nuk përbëjnë njohuri cilësore për civilizimet e avancuara të epokës së para 10.000 viteve.
“Problemi më gjithë këto civilizime perëndimore është se nuk pasqyrojnë faktin se kultura lindore (përveçse është e panjohur) ka zhvilluar në një shkallë të lartë organizimin e njerëzve në mijëra vitet e kaluara përpara civilizimeve perëndimore. Gjeologjikisht, piramida e Yonaguni-t, është fundosur nën oqean gjatë epokës së akullnajave të fundit, rreth 10.000 vjet më parë.”
Për shkak se komunitetet shkencore perëndimore ngurronin të pranonin zbulimet e bëra nga dora e njeriut, këto mbetje nuk janë njohur as nga zyrtaret japoneze si një vendbanim me rëndësi kulturore, pra të vlefshme për t’u mbrojtur ndërkombëtarisht dhe për të vazhduar kërkimet në to.
Në 5 prill të vitit 1998, një termet masiv 7.7 ballë i shkallës Rihter, goditi zonën për rreth piramidës. Nëse këto struktura janë dëmtuar apo jo gjatë tërmetit, kjo mbetet e pasqaruar.