Nga Albert Vataj
Anne Bonny do të hynte në historinë e grave që u morën me pirateri si një personazh i veçantë. Gjaknxehtë dhe kurajoze, përdoruese shumë e mirë e shpatës dhe një shënjuese shumë e zonja me pistoletat e asaj kohe. Aventurat e saj janë të panumërta, sikurse janë të pamata dhe të pashembullta grabitjet e thesareve në anijet që lundronin në Karaibe. Ajo bën pjesë në kolanën e grave që i’u dhanë aventurës së detrave të egër dhe jetës së shfrenuar dhe plot rreziqe të piratëve.
E lindur me emrin Anne Cormache, ajo ishte vajza e paligjshme e një avokati irlandez dhe shërbyeses së gruas së tij. Për shkak të skandalit, ata të tre u vendosën në një koloni në Karolinën e Jugut, ku babai i saj krijoi një plantacion. Më pas ajo ra në dashuri me një detar të varfër dhe të dy ikën në një bastion piratësh në Bahamas. Aty ajo takoi piratin e njohur Calico Jack dhe iu bashkua ekuipazhit të tij , e veshur si mashkull. Ajo u takua dhe u njoh me piraten tjetër të njohur, Mary Read, të cilët e bënë më të famshme aktivitetin e saj si pirate.
***
Nëna e Anne vdiq kur ajo ishte 12 vjeç. Anne kishte flokë të kuqe. Ka pasur një temperament të zjarrtë. Që në moshën 13-vjeçare goditi një shërbëtore me thikën e bukës, duke filluar kështu karrierën e saj të aventurës dhe vrasjes. Ajo u martua me një marinar të varfër, piratin e quajtur James Bonny, cili shpresonte të zotëronte diçka nga pasuria e babait të saj të pasur. Por ai e mohoi atësinë e Anne duke e lënë atë me gisht në gojë.
Tregohej se Anne Bonny i vuri zjarrin plantacionit të të atit për hakmarrje. Gjithsesi ky mbetet një trill pasi nuk u disponua kurrë një dëshmie e tillë. Megjithatë, është e vërtetuar se diku mes viteve 1714 dhe 1718, ajo dhe James Bonny u zhvendos në Nassau , në New Providence, Island, i njohur si një vend i shenjtë për piratët anglez e quajtur Republika e Piratëve .
Jeta e saj kaloi përmes aventurash të panumërta, të cilat e plotësojnë kuadrin e kësaj gruaje që u kthye në legjendë. Aktiviteti i saj e rëndit atë piraten më të rrezikshme të Karaibeve.
Në tetor 1720, ajo u kap, u dënua me varje nga guvernatori i Xhamajkës, por u mbrojt duke thënë se ishte shtatzënë; ligji britanik parashikonte shtyrjen e ekzekutimit në raste të tilla. Nuk ka ndonjë dokument historik për lirimin ose ekzekutimin e saj. Sipas një gojëdhëne, i ati i Annes pagoi për lirimin dhe ajo u kthye në Charles Town, Karolina e jugut, ku krijoi familje dhe jetoi deri në 82 vjeç.