Nga Albert Vataj
Një dilemë e thjeshtë e shtyn drejt kureshtisë çdo individ për të mësuar më shumë rreth këtij fenomeni astrologjik dhe përshtatshmërisë të kohëpaskohëshme për të balancuar ciklin e e sistemit diellor.
Viti i brishtë është viti në të cilin muaji shkurt i ka 29 ditë dhe viti ka 366 ditë. Kjo dukuri paraqitet çdo katër vite. Vitet e brishta janë të shumëfisha të numrit 4. Për të ditur se cili është vit i brishtë mjaftonë të kujtojmë se ai vit (numri) barazvleftësohet me 4. Të përmendim se: një numër është i plotëpjestueshëm me 4, nëse numri dyshifrorë është i plotëpjestueshëm me 4. Viti tjetër i brishtë është 2020, pastaj 2024 e kështu me radhë.
Por, në fund të fundit përse na duhet kjo shtesë në ditët tona çdo 4 vjet? Cili është qëllimi i tij? Sipas specialistit të Observatorit Mbretëror, viti i brishtë ka për qëllim, në njëfarë mënyre, t‘u japë kuptim ritmeve natyrore. Nëse një kalendar bazohet në ciklet natyrore të Diellit dhe Hënës, ai nuk do të funksionojë, ndaj duhet ndërhyrje. Termi teknik i kësaj ndërhyrjeje është “faktori i rremë”. Pikërisht viti i brishtë është “një faktor i rremë”. Në Egjiptin e lashtë mësuan se Toka nuk rrotullohet rreth Diellit çdo 365 ditë, por thuajse me një çerek dite më shumë, pra me rreth 6 orë më shumë. Ky fakt i ka ngatërruar civilizimet për gjatë mijëvjeçarëve. Një tjetër fakt është se viti natyror e ndryshon kohëzgjatjen e tij, për shkak të faktorëve të parashikueshëm, të tillë si ndryshimi i orbitës dhe rrjetës gravitacionale apo edhe ndikimeve të paparashikueshme të likuideve që ndodhen në qendër të Tokës. Kur Laboratori Kombëtar i Fizikës në Teddington shpiku orën atomike në vitet ‘50, u zbulua se kohëmatja e bazuar në vibrimin e atomeve ishte më e saktë se ajo e Tokës.
Më tepër për vitin e brishtë:
Viti i brishtë është ai vit që përbëhet nga 366 ditë, jo nga 365 ditë. Kjo ditë shtesë jepet në shkurt, kështu që muaji këtë vit në vend të 28 ka 29 ditë. Vitet e brishta janë të nevojshme për kalendarin që të përshtatin lëvizjen e Tokës rreth Diellit. Toka nuk rrotullohet rreth Diellit saktë në një numër të rrumbullakuar, por rreth 365, 2422 ditë. Kjo do të thotë që një vit kalendarik ka një gabim prej 0,2422 ditë, që është pothuajse gjashtë orë. Pas 100 viteve, ky gabim grumbullohet në 24 ditë dhe në qoftë se i përmbahemi kalendarit, do të dalë që pas 100 viteve kalendarike do të jemi në verë, por në realitet ende do të jetë pranverë. Për njëqind vitet e ardhshme, gabimi do të rritet dyfish, ndërsa pasardhësve tanë do tu ndodhë që në mes të verës kalendarike t’iu bjerë borë.
Kalendari gregorian, i cili përdoret pothuajse në të gjithë vendet e botës, përsëritet në një cikël prej 400 vitesh. Pra, pas 400 vjetëve pason periudhë kur për secilin vit përsëritet kalendari me të njëjtin orar të datave dhe ditëve, si në kalendarin e para 400 viteve (kalendari i vitit 2000 është i njëjtë me kalendarin për vitin 2400, kalendari i vitit 2001 është i njëjtë me kalendarin për vitin 2401). Në një cikël të tillë ka 97 vite të brishta.
Përndryshe, 29 shkurti, zakonisht bie të hënën ose të mërkurën, nga 15 herë në 400 vite, pastaj të premten apo të shtunën, rreth 14 herë dhe të dielën, të martën dhe të enjten nga 13 herë.
Çdo vit që është i pjestueshëm në katër është vit i brishtë, por jo edhe vitet që janë të pjestueshme me 100. Përjashtim kanë vitet që janë të ndashme me 400. Ato janë vite të brishta. Kjo do të thotë që vitet 1800, 1900, 2100, 2200, 2300 dhe 2500 nuk janë të brishta për shkak se ato pjestohen me 100. Por, 2000-ja dhe 2400 janë për shkak se janë të pjestueshme me 400.
Për shkak të kësaj ndodh që ne mes dy viteve të brishta të kalojnë më shumë se katër vite të zakonshme. Për shembull, në periudhën prej vitit 1896 deri më 1904, asnjë vit nuk ka qenë i brishtë. E njëjta do të ndodhë në periudhën prej vitit 2096 deri më 2104.
Dita ‘shtesë’ e muajit shkurt, data 29, ekziston për arsye thjesht astronomike po ka nxitur gjithmonë teori që frymëzohen nga tradita.
Dita ekstra është e nevojshme për shkak të ‘rrëmujws’ së sistemit tonë diellor. Një rrotullim i plotë i tokës rreth diellit nuk merr një numër ekzakt nga të gjitha ditët (një rrotullim i plotë i tokës rreth boshtit të saj në fakt merr 365.2422 ditë).
Që prej kohës kur Julius Caesar erdhi në pushtet njerëzit vrojtuan kalendarin 355 ditor, me një muaj 22 ditorësh shtesë çdo dy vjet. Por kjo ishte një zgjidhje e ndërlikuar pasi ditët e festave po kalonin në stinët e ndryshme. Kështu që Cesar urdhëroi astronomin e tij Sosigenes t’i thjeshtojë gjërat. Kështu ai vendosi që të kemi 365 ditë në vit me një ditë ekstra çdo katër vjet ( secili vit është teknikisht 365.242 ditë i gjatë). Kështu lindi edhe 29 Shkurti.
Çdo katër vjet është një vit i brishtë, si një rregull i pranuar. Por ky s’është fundi i historisë. Kështu 2000 ishte një vit i brishtë, siç ishte 1600-ta. Por 1700-ta, 1800-ta dhe 1900-ta nuk ishin. Kjo duket pak arbitrare thotë një profesor matematike Ian Stewart, por ka një arsye të mirë pas saj.
” Viti ka 365 ditë dhe një çerek shtese. Është njëlloj sikur të thuash që ndodh çdo 4 vjet. Por në fakt është shumë më pak se kaq. Dilema për këtë u zgjidh nga Papa Gregory XIII dhe astronomët e tij të cilët themeluan kalendarin Gregorian në 1582, që humbiste tre ditë të brishta çdo 400 vjet. Dhe që atëherë njerëzimi nuk ka sjellë një sistem tjetër që ta hedhë poshtë apo ta zëvëndësojë këtë.
Pse është 29 Shkurti dhe jo 31 Shkurti?
‘Çdo muaj ka 30 ose 31 ditë, por Shkurti vuan nga egoja e perandorit romak Cesar Augustus’, thotë Stewart. Nën Julius Cesar, shkurti ka 30 ditë por kur erdhi Augustus u ankua se muaji i tij ‘August’ kishte vetëm 29 ditë dhe dita e paradhësit të tij Julius ‘July’ është me 31 ditë. Kështu shtoi disa ditë tek Gushti që të ngjante i barabartë me Korrikun dhe mbeti i ‘varfër’ Shkurti.
Udhëtim nëpër traditat e popujve për vitin e btrishtë
Tradita e gruas që propozon në vitin e brishtë i është atribuar një sërë figurash. Një nga më të dëgjuarat është ajo e St. Bridget në shekullin e 15-të. Thuhet se ajo ka shprehur pakënaqësinë që gratë duhet të presin shumë gjatë që t’i propozohet martesë. St.Patrick kështu i dha gruas një ditë të vetme që ajo të propozojë partnerin.
Një lutje e shkruar nga një klerike femër për njerëzit që kanë planifikuar një propozim martese për vitin e brishtë. Lutja kërkon që të bekohen çiftet e fejuara.
“Zot i dashurisë, të lutem beko N dhe N që ato të përgatiten për martesën. Beko familjet e tyre dhe të miqve gjatë kohës që ato përgatiten për këtë ditë speciale dhe në ato në vazhdim. Amen”.
Praktika e martesa në vitin e brishtë ka kuptime të ndryshme në vende të ndryshme të botës. Në Danimarkë nuk është data 29 shkurt por 24 dita e propozimeve nga femrat, që kthehet pas në kohën e Cesar. Në Greqi martesa në vitin e brishtë quhet e pafat dhe shumë çifte e shmangin atë.
Probabilititi i atyre që kanë lindur në ditën e 29-të të Shkurtit është 1 në 1.461.
Kalendarët e tjerë përveç atij Gregorian kërkojnë vitet e brishta. Kalendari modern iranian është një kalendar diellor me 8 ditë shtesë të ndërfutura në 33 cikle vitesh. Kalendari indian dhe ai i Bangladeshit e kanë të ngjashëm kohën kur bie dita ‘shtesë’ me atë Gregorian.
Eksploruresi Christopher Colombus përdori eklipsin e hënës në 29 Shkurt 1504 në avantazhin e tij gjatë udhëtimit në përendim të Indisë. Marrëdheniet e tij me popullsinë indigjene në Jamaica u prishën dhe këto të fundit refuzuan ta ndihmojnë me ushqim. Kështu Kolombus u tha se Zoti do t’i ndëshkojë ata për mungesën e bashkëpunimit duke e bërë Hënën e kuqe. Indigjenët e quajtën një mrekulli 29 Shkurtin dhe qetësuan gjakrat. Në Skoci, Mbretëresha Margaret kishte bërë një ligj më 1288 ku i lejonte femrat që t’ju propozonin meshkujve për martesë në ditën e 29 shkurtit. Por, për ta bërë këtë, një femre i duhej që të vishte një fund të kuq nën fundin e saj, për të treguar se ka planifikuar që t’i propozojë. Ndoshta zakoni më i njohur i vitit të brishtë i përket Irlandës, aty ku, edhe njëherë, femrat këshillohen që t’u propozojnë meshkujve më 29 shkurt për fat të mirë. Kjo traditë vazhdon ende të praktikohet nga disa njerëz.
Në vitet ‘70 doli nevoja e një tjetër “faktori të rremë”. Kësisoj u fut sekonda shtesë për të bërë bashkë si kohën e rrotullimit të Tokës rreth Diellit, ashtu edhe kohën e matur sipas vibrimeve atomike. Por sekonda shtesë nuk shtohet për çdo vit. Vendimi për shtimin ose jo të saj (deri tani në fakt është shtuar çdo vit) merret nga Shërbimi Ndërkombëtar i Rrotullimit të Tokës në Paris. Sekonda e fundit është shtuar më 1 janar të vitit 2006 dhe shkaktoi pak diskutime, e ndërkohë po të vini re sinjalin e orës në stacionin televiziv BBC, që nga ajo datë ajo transmetohet me një “bip” shtesë. Çështja e matjes dhe mënyrave të matjes së kohës është bërë shpesh edhe çështje diskutimesh politike. Kështu, disa vjet më parë, Shtetet e Bashkuara sugjeruan që koha duhej të matej sipas orës atomike, që do të thotë të heqësh dorë nga shtimi i sekondës shtesë. Nëse kjo do të pranohej, atëherë për herë të parë koha nuk do të varej më nga lindja dhe perëndimi i Diellit. Çështja e përcaktimit të kohës ka qenë shpesh në qendër të kundërshtive dhe jo fort çuditërisht variantet e dhëna për të kanë qenë gërshetuar shpesh me politikën. Ndër tentativat e para të përcaktimit, një nga ato që hodhën themelet e kalendarit modern u bë nga sundimtari i Egjiptit Ptolem II në periudhën 238 para Krishtit. Duke qenë se viti llogaritej të kishte përafërsisht 365 ditë, sundimtari paraqiti ciklin e njohur tashmë të tre viteve standarde ose të zakonshme dhe vitit të katërt, që do të kishte një ditë shtesë. Por kjo reformë u braktis shpejt. Dy shekuj më vonë, Jul Cezari e risolli në jetë për të simbolizuar edhe një fillim të ri për Romën. I këshilluar nga një astronom egjiptian, Cezari i shtoi një ditë vitit dhe këtë ditë ia shtoi pikërisht muajit më të shkurtër, shkurtit, i cili në krye të katër viteve bëhej me 29 ditë. Në vitin 8 para Krishtit, August Cezari, pasuesi reformator i Juliusit, pasi i bëri ca ndryshime të tjera kalendarit, e la vitin e brishtë në fuqi dhe kalendari i krijuar prej tyre zgjati deri në shekullin e 16-të. Veç ndryshimeve të vogla, në kalendar mbeti përjetësisht edhe emri i tyre, përkatësisht Julius për korrikun dhe August për gushtin. Në shekullin e 16-të, kalendari kishte një vonesë prej 10 ditësh. Në vitin 1514, Papa Leon X, në një letër dërguar Henrit VIII, shkruante se “heretikët hebrenj” po qeshnin me gabimet e kalendarit të krishterë. Por nuk mori përgjigje nga monarku dhe indiferenca e pasardhësve të Henrit bëri që çështja të shtyhej edhe për 60 vjet të tjerë, derisa në vitin 1572, Gregori XIII erdhi në krye të papatit. Sikurse edhe Jul Cezari, Papa Gregori XIII ishte i vendosur që të rishihte autoritetin e Romës. Ndër reformat e ndryshme që propozoi ishte edhe ndreqja e kalendarit. Kështu, u vendos në 24 shkurt të vitit 1582 që të korrigjoheshin defektet e kalendarit Julian, duke lënë jashtë vitet e brishta në fillim të shekujve, përveç atyre që plotëpjesëtoheshin me 400. Si rezultat, 1900-a nuk ishte një vit i brishtë, por 2000 ishte. Për ta ndrequr sa më mirë kalendarin, Gregori urdhëroi heqjen e 10 ditëve nga muaji tetor i vitit 1518.
Një gjë e tillë u pranua nga vendet katolike, por edhe nga disa të tjera protestante. Kështu lindi kalendari Gregorian. Kalendari Gregorian ishte i qëndrueshëm, por kjo nuk do të thotë që nuk pati tentativa për ta ndryshuar me sisteme të reja. Më radikali ishte ai i Revolucionit Francez, sipas të cilit u propozua riemërtimi i 12 muajve të vitit, pra me emra të tjerë dhe po sipas këtij propozimi java do të kishte 10 ditë, në vend të 7 ditëve që ka aktualisht dhe vetë ditët do të kishin vetëm 10 orë, secila pre tyre do të përbëhej nga 100 minuta dhe një minutë do të kishte 100 sekonda. Një tjetër tentativë për të ndryshuar kalendarin u bë me ardhjen e komunizmit. Revolucionarët rusë sugjeruan se kalendari i stilit të ri sovjetik duhej të bazohej në 12 muaj, me nga 30 ditë secili. Por edhe kjo përpjekje e pati jetën e shkurtër dhe nuk u realizua kurrë. Sipas studiuesve të Oksfordit, çdo 10 mijë vjet kalendari do të jetë 3 ditë, 17 minuta dhe 33 sekonda mbrapa. Pavarësisht përpjekjeve që bëhen për përcaktimin e saktë të kohës, sipas disa specialistëve të Oksfordit, ajo duhet të bazohet te natyra dhe duhet të ketë lidhje me Diellin, Hënën dhe yjet. Nëse do të krijojmë zgjidhje që janë jashtë hapit të natyrës, do të ndeshemi me shumë probleme të paparashikueshme. Nuk duhet të harrojmë kurrë se jemi pjesë e natyrës, si gjithçka tjetër që na rrethon.
29 shkurtet e shënuara në histori
Më 29 shkurt…1504
Kristofor Kolombi ngeci në Xhamajkë dhe kërkoi ardhjen e përforcimeve për t‘u mbrojtur nga ndonjë sulm i banorëve të mundshëm të ishullit. Një nga truket që ai përdori për t‘i trembur vendasit ishte parashikimi i eklipsit të Hënës, që do të ndodhte më 29 shkurt, sipas llogaritjeve të tij. Eklipsin Kolombi e “shiti” si një aftësi të tijën të mbinatyrshme, për të trembur banorët, por vendasit nuk u gënjyen gjatë e për më tepër refuzuan që t‘u nënshtroheshin të huajve. Ndihma i erdhi Kolombit një muaj më vonë dhe kështu eksploratori i famshëm mundi të kthehej në Spanjë.
Më 29 shkurt…1940
Hattie McDaniel u bë aktorja e parë me ngjyrë që fitoi çmimin “Oskar” për rolin dytësor në filmin “Bashkë me erën”. Ajo luajti në shumë filma të tjerë.
Më 29 shkurt…1960
Hugh Hefner hapi klubin e parë “Playboy”. Suksesi ishte shumë i madh me shfaqjen e vajzave lepurushe dhe brenda një kohe të shkurtër klube të tilla u hapën në shumë shtete të tjera të Amerikës, por edhe në Evropë. Sot, një ndër të paktët që ka mbetur ende në funksionim është ai që ndodhet në Palms Hotel në Las Vegas.
Më 29 shkurt…1960
Një tërmet shkatërrimtar 7.6 ballësh, sipas shkallës Rihter, mori jetën e 12 mijë personave në Marok. Ai goditi pak pas mesnatës dhe kohëzgjatja e tij ishte vetëm 10 sekonda. Qytete të tëra u shembën, por mbi ta u ndërtuan të rinj, të cilët janë kthyer tani në vende turistike.
Më 29 shkurt…1792
Kompozitori italian, Rossini, lindi në qytetin e Pesaros. Ai ishte një nga talentet e çmuara të periudhës së artë të Rilindjes italiane. Ka shkruar mbi 30 opera dhe u bë i njohur veçanërisht për “Berberin e Seviljes”.
Më 29 shkurt…1984
Kryeministri kanadez, Pierre Trudeau, lajmëroi largimin e tij nga detyra, duke e nisur fjalimin e tij të fundit në Parlament me fjalët e paharrueshme: “Sot është dita e parë e pjesës që më ka mbetur nga jeta”. Ka qenë një nga liderët më karizmatikë të të gjitha kohërave dhe në funeralin e tij në vitin 2000 morën pjesë shumë udhëheqës botërorë, mes të cilëve edhe Fidel Kastro.
Më 29 shkurt…1996
Aktorja britanike dhe seks-simboli Joean Collins, e cila ishte ndër aktoret kryesore në serialin e famshëm televiziv amerikan “Dynasty”, fitoi një gjyq prej të cilit mori një dëmshpërblim të majmë prej 2 milionë dollarësh.
Më 29 shkurt…1996
Avioni “Boeing 737”, ndërsa fluturonte natën në Peru, u përplas me një shkëmb, duke u marrë jetën 117 pasagjerëve.
Më 29 shkurt…2004
Jean-Bertrand Aristide largohet nga presidenca e Haitit pas një kryengritjeje të rebelëve.
Som.
Për shumë prej nesh mbërritja e 29 shkurtit do të thotë një ditë pune më shumë, një tjetër 24-orësh që na shtohet deri nga marrja e rrogës apo pagesa e kredisë. Nuk është për t‘u habitur që një vit i brishtë konsiderohet si një vit jo shumë i mbarë, veçanërisht për ata persona të cilëve u duhet ta festojnë ditën e lindjes një herë në 4 vjet
Personave që kanë lindur më 29 shkurt u takon që të mbeten të rinj për një kohë të gjatë, pasi, për shembull, në rast se në moshën reale janë 80 vjeç, në atë të datave të lindjes u takon të jenë 20.
Ptolem II
Ndër tentativat e para të përcaktimit të kohës, një nga ato që hodhën themelet e kalendarit modern u bë nga sundimtari i Egjiptit Ptolem II, në periudhën 238 para Krishtit. Duke qenë se viti llogaritej të kishte përafërsisht 365 ditë, sundimtari paraqiti ciklin e njohur tashmë të tre viteve standarde ose të zakonshme dhe vitit të katërt që do të kishte një ditë shtesë.
August Cezari
Në vitin 8 para Krishtit, August Cezari, pasuesi reformator i Juliusit, pasi i bëri ca ndryshime të tjera kalendarit, e la vitin e brishtë në fuqi dhe kalendari i krijuar prej tyre zgjati deri në shekullin 16-të.
Jul Cezari
Jul Cezari e risolli në jetë për të simbolizuar edhe një fillim të ri për Romën. I këshilluar nga një astronom egjiptian, Cezari i shtoi një ditë vitit dhe këtë ditë ia shtoi pikërisht muajit më të shkurtër, shkurtit, i cili në krye të katër viteve bëhej me 29 ditë.