Me matriarkatin është e lidhur gjinekokracia, ose pushteti i femrës mbi mashkullin. Shembulli më klasik i gjinekokracisë vërehet në botën e kafshëve. Bletët janë një popull amazonash. E vetmja detyrë që kanë bletët meshkuj është ajo e fekondimit të bletës mbretëreshë. Paskëtaj me të kryer detyrën e tyre, bletët meshkuj vriten nga bletët femra. Në lashtësi, të shpërndarë nëpër zona të ndryshme, ekzistonin popuj të ndryshëm që e bazonin të drejtën e tyre mbi gjinekokracinë. Në kohët e lashta ekzistonin shumë tribu të forta matriarkale, amazonike, të cilat ishin të përhapura kryesisht në Azi, Afrikë dhe Egje. Disa nga gratë simbole të mbretërive amazonike janë: Tomiri, Zarina, Sparetra, Semiramida, Mirina, Klita,etj.
Liria e grave etruske
Disa burime dokumentojnë se në shekujt e parë të themelimit të qytetit të Romës (753 p.K.) nderohej një figurë femërore, e pranishme në shumë kulte e të njohura me emra të ndryshëm: Mater Matuta, Feronia, Bona Dea, Fortuna e Tanakuila. Mbi kushtet e jetës së grave etruske kemi shumë rrëfime dhe përshkrime nga vepra e historianitTeopomp, që thekson lirinë e tyre të madhe: kujdeseshin për trupin e tyre, merrnin pjesë në bankete bashkë me burrat, pinin verë, e mbi të gjitha i rrisnin fëmijët pa e vrarë mendjen se kush ishte babai i tyre. Gratë etruske gëzonin një liri të konsiderueshme lëvizjeje dhe prestigj: duke mos qenë analfabete, po përkundrazi të kulturuara, jetonin kësisoj me dinjitet dhe liri të madhe një rol që gjithsesi ushtrohej në nivel familjar.
çfarë është…
Termi "gjinekokraci" shfaqet përherë të parë në shekullin IV para Krishtit, si mes historianëve ashtu dhe mes filozofëve, veçanërisht tek Aristoteli. Koncepti që ky term skicon i takon veçanërisht kuadrit të kufizuar të një reflektimi përmbi regjimet kushtetuese, pra është fjala për marrëdhënien mes mjedisit shtëpiak dhe atij politik. Termi ?Gjinekokracia? rrjedh nga GINEKOKRATÃÂA. Është bashkim i fjalëve GYNÃâ°-genit. GYINAKOS- Grua (GinecÚo)e KRATÃÂA nga KRÀTOS, pushtet, qeverisje. Pra kuptimi është, zotërim ose qeverisje nga gratë; Gjendje në të cilën edhe gratë mund të ushtrojnë pushtet.
Të fshehtat e sistemit kur ligjin dhe pushtetin e kan grate
F jala "martesë" rrjedh nga fja la "nënë", jo nga "babë". Kjo sepse në të shkuarën tonë gjërat shkonin ndryshe nga ç'shkojnë sot. Në Greqinë e lashtë, në fillim të kohërave, në shumë zona të Egjeut ishte gruaja ajo që drejtonte familjen. Në mitologjinë greke gjejmë gjurmë zakonesh të tilla. Origjina e matriarkatit duhet të kërkohet në ishullin antik të Kretës e në Likeas. Në Kretë adhurohej një Zeus bir i Reas, pa baba, zot "i vdekshëm", lindur prej së vetmes hyjneshë "të pavdekshme". Në të vërtetë, në ishull gjendet varri i zotit i cili, me të vdekur, qe varrosur duke u rikthyer kështu tek "Toka Nënë", pikërisht Rea.
Në kohërat e Egjiptit të lashtë, uji përfaqësonte farën mashkullore, ja sepse mitologjia egjiptiane e shihte organin mashkullor të Osirisit "të përhapur" në ujërat e Nilit, teksa toka ishte gruaja që pranonte farën në "mitrën" e saj dhe e bënte të mbinte. Pitagora e lidh matriarkatin me numrin 2, dhe ky konsiderohet numur i feminilitetit, i barazisë dhe i drejtësisë: ndarja e një numri në dy pjesë çon në "konceptimin" e dy numrave të tjerë të barabartë. Ndërsa numrat e pabarabartë janë pikërisht të mashkullit, i pandashëm, i paaftë për pjellori. Me matriarkatin është lidhur jeta dhe vdekja, të cilat janë ende sot dy anë të së njejtës medalje.
Deri në shek. II mbas Krishtit, besohej se nuk ekzistonin dy sekse të ndryshme por një i vetëm. Ndryshimi i vetëm qëndronte në shkallën e përsosjes: gruaja ishte një qenie që nuk e kishte arritur shkallën e përsosmërisë që kishte arritur burri, dhe gjenitalet e saj kishin mbetur të atrofizuara si sytë e urithit. Mendohej se kjo ndodhte për shkak të "mungesës së ngrohtësisë".
Amazonat ishin popullsi të përbëra thuajse vetëm prej femrash, të organizuara pa praninë e meshkujve. Ndiqnin zakonet antike të matriarkatit dhe e shihnin bashkëjetesën mes femrave si më të përkryerën. Gratë, amazonat, pranonin miq të seksit mashkullor vetëm në disa raste e periudha, dhe vetëm nga nevoja. Bijtë meshkujt që lindnin, në të shumtën e rasteve vriteshin. Kurse femrat rriteshin dhe mësoheshin me jetën amazonike qysh të vogla. Popullsitë amazonike ishin të pranishme në Afrikë, në Egje e në Azi. Në historinë e njerëzimit kanë ekzistuar herë mbas here burra që kanë shkruar fjalën "fund" në kapitullin e Amazonizmit. Kujtojmë Tezeun, Perseun, Herkulin, të cilët luftuan kundër Amazonave dhe i mundën, duke imponuar kështu vendosjen e patriarkatit. Perseu luftoi kundër Meduzës, Herkuli bëri dy fushata luftarake kunder Elideve. Patriarkati, që u vendos falë Herkulit, Akilit, Perseut, Dionisit, etj. është drejtpërsëdrejti i lidhur me simbolin diellor (i kundërvendosur ndaj hënës), jetën (në kundërshtim me vdekjen) dhe shpirtin (në vend të trupit). Me të lidhet zoti Apollon, zoti diellor, dhe hyjnesha Athina, lindur "nga koka e Zeusit", pra, pa nënë.
Në kohën e Sezostrit, Egjipti, numuronte shumë tribu grash luftëtare. Mirina, mbretëresha e Amazonave nënshkroi një marrëveshje aleance me Egjiptianët. Këtu, mbretëronte matriarkati. Kush flinte me mbretëreshën mund të bëhej Faraon. Pra i rëndësishëm ishte akti fizik, mishëror, tipik për popujt e lashtë e telurikë, të lidhur më Nënën Tokë. Personalitete amazonike historikisht të pranuara janë Tomiri, Zarina, Sparetra, të gjitha mbretëresha të mbretërive gjinekokratike në Azi. Dalëngadalë, këto mbretëri morën fund, diku në mënyrë paqësore e diku në mënyrë të dhunshme. Me lindjen dhe fuqizimin e Romës, amazonizmi e mbylli përfundimisht ciklin e tij, duke u shndërruar kështu vetëm kujtim dhe legjendë.
Përktheu: Sh.K