Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Pena e poetit e ngjyer në zjarrin e epsheve të dashurisë

July 10, 2023
in Dashuri, Persiatje, Të përzgjedhurat
Pena e poetit e ngjyer në zjarrin e epsheve të dashurisë
65
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

E trishtë është zemra e një poeti, e një poeti që druhet të ngjyejë penën në përroin vërshues të epshit. E së andejmi të na sjellë atë përmbytje ngulmesh të ethshme pasioni. Të na shpërfaq atë kurajë miklimesh delikate që zvarget përmes hukamash e buzësh që djegin përgjatë një kurmi që gufon prej poreve një aromë, një aromë që do të dehte çdo tërbim e do të yshtte çdo engjëll në gostinë e zjarrit.

Ndoshta diku thellë teje, në mes territ që dridhet prej hutimit e ngurimit, një shkëndi ka mundur të bulojë sythin e një ofshame, e vetëm një zemërgur nuk do ta nxirrte faqe drite këtë vullnesë mugëtimi pranvere, e të sodiste me ëndjen teksa ajo bukuri do të shumohej në çdo petale luleje, do të lodronte me çdo farfuri fluturash, në çdo buzë do të ndez një puthje, e në çdo prekje do të çel një epsh.

Një penë që është ngjyer gjithnjë në gjak, do të cytej të lëshonte vërshimin e vet në andjen për me dëshmu kufijtë. A ndoshta një fluturim për të kthjelluar prej mërryljes së dyshimit e territ çdo hov që turret zjarmues në kopulimin e gjithë ngjyrave që jetësojnë më të dëshirueshmet përfytyrime.

Penë e poeti thuaje se ngulmet e mendjes dhe harlisjes shkallmojnë çdo rrekje për ta mbajtur këtë vërshim të kyçur brenda gardheve të perceptueshmes. Pa droje dëshmo, më më të bukurat fjalë se epshet e zgjerojnë përherë e më shumë pafundësinë, universin të cilit i përket, si shpërthimet galaktike, duke e mbajtur gjithnjë të mbushur me shkreptima yjesh qiellin ku kullotim sytë, sytë e ujitur prej lotëve të zjarmimit, çasteve të flatrimit në eter të shpirtrave.

Qëndise me fjalë të ngjyera në epshin e dashurisë, poet, rrugën nga gishtat e ngërthyer, pulitja e buzëve në puthje, deri te përplasja e trupave, e do të shohësh se si gjaku s’do të të mjaftojë të shkruar himnin e këtij shugurimi shpirtrash. Ngjitu në krahët e këtij flatrimi, lart, shumë lart, ku kurrë më parë s’ke qenë. Me një Eol do të kuvendosh për erërat që lodrojnë nëpër flokët e shpupurishur, me një Afërditë do të shihesh si me të hyjshmen ëndërr që ta qëndisi dalldinë me më të hirshmet pekule, në prehrin e Helenës së Trojës tragjike do të dëgjosh ninullën e pafajësisë që paqton çdo trazim që ndërzen bukuria. Një Odise do të gjesh në çdo Itakë të harbimit të mishit dhe një Penelopë do njohësh, një Penelop që end e ç’end pëlhurën ky pena jote ditirambe do të qëndis… dhe elegji.

Previous Post

Jam ba me faj tuj t’pa un ty

Next Post

Leonardo da Vinçi, titani i Rilindjes së Artë

Next Post

Leonardo da Vinçi, titani i Rilindjes së Artë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Pieter_Bruegel_de_Oude_-_De_bruiloft_dans_Detroit-1024x777

“Murtaja e Vallëzimit” në Strasburgun e vitit 1518, një kapitull i errët mes historisë dhe mitit

September 15, 2025
Derinkuyu në Kapadokia, qyteti nëntokësor që sfidon imagjinatën dhe e bën historinë të marrë frymë në thellësitë e tokës

Derinkuyu në Kapadokia, qyteti nëntokësor që sfidon imagjinatën dhe e bën historinë të marrë frymë në thellësitë e tokës

September 14, 2025
Evi, Circa magjistare që magjeps Odiset e poezisë me zërin dhe shpirtin magjepsës, në ishullit EuroStar FM 94.4 MHz

Evi, Circa magjistare që magjeps Odiset e poezisë me zërin dhe shpirtin magjepsës, në ishullit EuroStar FM 94.4 MHz

September 14, 2025
Prof. Wilfried Fiedler, albanologu gjerman që e blatoi jetën në shërbim të gjuhës shqipe Albert Vataj

Prof. Wilfried Fiedler, misionari i albanologjisë dhe ndërtuesi i urave mes kulturave

September 14, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj