Jam ba me faj tuj t’pa un ty
Me ty u pash n’shkreptimën e nji drite,
gjithçka mu ba se u la me ar,
në n’njata sy qiej t’kthjellët puliten,
e n’njata buzë, flaka e nji trëndafili lulon.
Jam shkreh drojshëm n’kredhjen tande,
fajtor jam ndi për fajin tand,
paj nji bukuri, kaq e dlirë si kjo,
ty po t’mushka me hir, e mu po m’baka me faj.
M’ke fut n’mkat, ty Zoti t’vraft,
m’ke ba me ëndrru mue kaq shumë,
n’qiell as n’tokë kund për ty vend mos pastë,
veç n’shpirtin tem qi po t’dishron pafund.
Due me u ç’burgos prej këtij pengimi,
qi robnue m’ka e s’mlen me t’pa,
due me u skuq prej këtij pendimi,
e me t’flakten andjen krejt me t’përla
Jam tue u drasht qi njikto rreze,
njiky fllad qi po t’shpuplon,
tjetërçka s’ka me u marros prej teje,
si kjo ëndje qi po m’shiton.
Me faj jam ba, tuj t’pa un’ ty,
jam deh prej t’hyjshmes bukuris tande
po digjem si qiri qi ndrin kur kjan
e po fikem dhimbjes, se dru, me ty s’kam me u pa ma.