Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Albert Vataj: Dashuroje diçka që ti dëshiron dhe do të jesh i shpërblyer

admin by admin
June 10, 2020
in Impresione, Slider, Të përzgjedhurat
Albert Vataj: Dashuroje diçka që ti dëshiron dhe do të jesh i shpërblyer
0
SHARES
92
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më pyeti një mik, nëse kisha një arsye thelbësisht të orientuar përnga një synim i qartë, se pse përpiqem kaq shumë dhe cilësisht kaq mirë, në përzgjedhje që bëj për publikimet e mia në Facebook.

Patjetër ia ktheva! Madje mund të them se është obliguese tashme, vlerësimi dhe konsideromi me korrektësi dhe dinjitet i kësaj marrëdhënie.

Duke preferuar që më mirë të jem i bezdisshëm se sa i neveritshëm për miqtë, jam përpjekur dhe s’resht, të bëj atë që di të bëj më mirë. Jo për të shitur mend apo për vetëmburrje, por për të takuar e për të biseduar ashtu dashamirësisht dhe pozitivisht, me gjithë ata që kanë nevojë të provojnë diçka tjetër përtej asaj gatese bajate dhe telendisëse që propozon politika dhe jo vetëm.

Secili nga ne është përballë një jete të vështirë. Prej kësaj barre nuk mund të çliroj as veten dhe për rrjedhoja as të tjerët, por ama kam dhe ju keni, një mundësi që në atë pjesë të kohës së lirë, kohë të vyer për t’u parë me botë, për të komunikuar me dritën e njohjes, të përpiqemi, tu jap nga vetja më të mirën, atyre që përzemersisht i bëjnë vend kësaj qasje.

Ndoshta shumë prej gjërave që publikoj nuk kanë interesimin e tyre, por unë rrekem që të mund të bëjë pjesë të kësaj gostie sa më shumë specifika shijesh dhe perceptimi. Fakti se ka njerëz që më ndjekin dhe bujarisht shprehin kosnideratën e tyre për këtë punë, do të thotë se përgjithësisht ajo që synoj ka mundur të kapi interesim pritshëmrishë.

Një njeriu, me të cilin jeta sillet mizorisht, e përditshmja e lodh dhe e streson, pritshmëria e zhgënjën dhe e thyen, mendoj se negativitetet, helmatisjet, gjërat bajate i japin atij goditjen rrënuese.

Askujt nuk do i’a sygjeroja të dedikonte nga koha e tij/saj një kotsie, një boshi grryes, një inati nervacingëritës, një cinizmi shkallmues, një arrogance fyese, me të cilat mjerisht është i populluar komunikimi ynë i përditshëm në Facebook, e jo vetëm aty.

Ne mund të mos kemi gjë përcaktuese në dorë për të ndryshuar situatën politike dhe ekonomike, për të ftilluar mediat që kanë marrë udhën e qoftlargut, për të tranformuar filozofinë e funksionimit të gjërave, që të meritojmë më shumë nga e përditshmja, por ama askush nuk na privon të drejtën të zgjedhim se çfarë është më e mirë për ne, se çfarë është e dobishme dhe kontribuon që ta bëjë përballjen tonë të çdoditshme me sfidat, më të përballueshme.

Dashuroje diçka që ti do dhe do të jesh i shpërblyer prej kësaj ndjesie që është mishërim i gjithë bekimeve që ka marrë lutja juaj. Beso në atë që dëshiron me gjithë shpirt dhe do ta kesh, sepse gjithçka që ke është çfarë ju meritoni. Mos lejo askënd të keqpërdor kohën tënde, të të fyej me alogjizmin idiot të mjaftueshmërisë me vlerën surrogate dhe shijen e pështirë. Koha juaj është e vlertë dhe ajo meriton të çmohet. Interesimi juaj është pasuri e atij shpirti të hyjshëm që njeh veç dritën dhe është ajo që ju lejon të jeni vetja përballë asaj përmjerrje kudërbuese që kërkon ta viktimizojë.

Albert Vataj

Tags: Albert VatajEmancipimFacebookJetaKeshillaMendimeMiqNjeriuRrjetetShoqeriShpirtiSociale
Previous Post

Andre-Mari Amper, fizikanti dhe matematikani francez që bëri epokë

Next Post

Arti dhe kultura e lashtë egjiptiane në fokus. Pse janë hundët e statujave të thyera?

admin

admin

Next Post
Arti dhe kultura e lashtë egjiptiane në fokus. Pse janë hundët e statujave të thyera?

Arti dhe kultura e lashtë egjiptiane në fokus. Pse janë hundët e statujave të thyera?

Discussion about this post

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Natyra është një prej mrekullive që motivon udhëtimin e njeriut në jetë 

August 16, 2017

Arkitektura, porta nga kaloi qytetërimi në mesjetën shqiptare

0

Prometeu, shenjtori dhe martiri më fisnik i kalendarit mitologjik

0

Wolfang Amadeus Mozart, më brilanti që bota njohu, “shenjtori” që ktheu muzikën në besim

0

Salvador Dali, surrealisti më kokëkrisur dhe më përfaqësues i pikturës

0

March 8, 2021
Kush janë 10 gjuhët më të vjetra në botë, që fliten ende sot

Kush janë 10 gjuhët më të vjetra në botë, që fliten ende sot

February 21, 2021
Luan Rama: Bishti i flokëve tek burrat shqiptarë dhe sfida e barbarisë

Luan Rama: Bishti i flokëve tek burrat shqiptarë dhe sfida e barbarisë

February 15, 2021

Edith Durham për traditat barbare serbe e malazeze: Gjahu për prerjen e kokave në Ballkan

February 15, 2021
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj