Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Slider

Zoja e Këshillit të Mirë, e njohur edhe si Zoja e Shkodrës, historia e katolicizmit ndër shqiptarë

admin by admin
April 27, 2020
in Slider, Të përzgjedhurat, Traditë
Zoja e Këshillit të Mirë, e njohur edhe si Zoja e Shkodrës, historia e katolicizmit ndër shqiptarë
0
SHARES
188
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
O Zoja e Bekueme, Nana e Këshillit të Mirë. Ndër duert tua të fuqishme, o Nanë e Mëshirës, po e lëshojmë të dashtunin kombin tonë, megjithsè jemi mëkatnorë të mjerë e të padenjë. Po të falënderojmë se na je gjetë e na ke ndihmue me kujdesin e një Nane të vërtetë në dimnin e gjatë e të vështirë të persekutimit, i cili na shkaktoi viktima të panjehuna, martirë që tash ndërmjetësojnë për ne në qiell.

R.SH. – Vatikan

Më 26 prill, kalendari kishtar, përkujton një nga të kremtet më të dashura për besimtarët katolikë shqiptarë: festën e Zojës së Këshillit të Mirë, të njohur edhe si  Zoja e Shkodrës.

Në Qytetin e Veriut të Shqipërisë, Shkodër, që prej kohëve të lashta nderohej me përkushtim të veçantë, një figure e mrekullueshme e Zojës. Është ajo figure që sot ndodhet në Gjenacan të Italisë. Historia e saj, është vetë historia e katolicizmit ndër shqiptarë, katolicizëm i cili, me vdekjen e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, më 1468, nisi udhën e vet të kryqit. Në sa një pjesë e madhe e banorëve, gjatë pesë shekujve të robërisë, do të shtrëngohej të ndërronte fe e një pjesë tjetër do të merrte rrugët e mërgimit, vetëm një pakicë do të mbetej besnike, duke vuajtur porsi gjarpri nën gur për shekuj e shekuj.

E pikërisht në këtë kohë, rreth vitit 1467, kur një ushtri turke e re e madhe e sulltanit u dynd mbi Shkodër, sipas gojëdhënës, figurja e Zojës u shkëput nga muri i Shenjtërores rrëzë Kështjellës së Rozafës, për të mos u dhunuar nga hordhitë anadollake. E mbartur nga engjëjt, mbështjellë prej një reje – vijon gojëdhëna- u ndalua në Gjenacan, afër Romës. Gojëdhëna tregon edhe se Figurën e mrekullueshme e përcollën dy shkodranë, rojtarë të shenjtërores, e ndërsa ecnin me sytë lart, pa u kujtuar as ata vetë, e kaluan në këmbë detin Adriatik. Si arritën në Romë, figurja u zhduk nga sytë e tyre. Por nuk vonoi e në të gjithë Italinë u hap zëri se një figure e mrekullueshme kishte zënë vend në muret e Shenjtërores së Gjenacanit, ku me ndërmjetësinë e saj po kryheshin mrekulli të panumërta. Ishte data 25 prill 1467.

Që asokohe nisën shtegtimet e besimtarëve drejt Gjenacanit, e Zoja jonë e Këshillit të Mirë, Pajtorja qiellore e shqiptarëve, nisi të nderohej edhe në Itali, Gjermani, Austri e më vonë edhe në kontinente të tjera, me të njëjtën figure, që vijon të nderohet në Gjenacan.

Figurja e Zojës është e pikturuar mbi një copë suvaje muri katrore, me teknikën e afreskut. Është e lartë 45 centimetra dhe e gjerë 40 centimetra. Duket sikur qëndron e varur në ajër, duke u mbështetur vetëm paksa në pjesën e djathtë të bazamentit. Koka e Krishtit Fëmijë është pikturuar krejt pa flokë. Dikush ka thënë se është pikturuar kështu sepse në Shqipëri aso kohe ishte zakon që fëmijëve t’u qetheshin krejtësisht flokët. Koha kur u krijua kjo vepër arti dhe autori i saj nuk dihen me siguri. Në se nisemi nga stili i punimit, do të përcaktonim shekullin XIV si periudhë kur u krijua vepra. Sipas mendimeve, e më shumë dëshirave të shprehura deri më sot nga studiuesit shqiptarë, piktura mund të jetë vepër e ndonjërit nga 80 piktorët e shquar vendas, që përmenden në veprën e Gelçiçit.

Kjo figure, pra, nderohej në Kishën e vogël  shenjtërore dy herë të rrënuar të Zojës rrëzë Kështjellës Rozafa, një nga më të vjetrat në Shqipëri. Në këmbë apo gërmadhë, Kisha mbeti gjithnjë cak shtegtimi. Nuk ka besimtar që duke kaluar andej, edhe pas vitit 1967, kur kisha u rrënua për herë të dytë nga diktatura enveriane, të mos jetë lutur në heshtje për ditë më të mira me një lutje tradicionale, që i qëndroi kohës, më shumë se muret:

“O Zoja e Bekueme, Nana e Këshillit të Mirë, po të thërrasim ty, që je Bija e zgjedhuna e Zotit Atë, Nana e Jezu Krishtit, Nusja e Shpirtit Shenjt, Tempull i së Shenjtnueshmes Trini: ndërmjetëso për ne në qiell!”.

E kur Kisha u rindërtua, Lutja u pasurua me fjalët:

“Ndër duert tua të fuqishme, o Nanë e Mëshirës, po e lëshojmë të dashtunin kombin tonë, megjithsè jemi mëkatnorë të mjerë e të padenjë. Po të falënderojmë se na je gjetë e na ke ndihmue me kujdesin e një Nane të vërtetë në dimnin e gjatë e të vështirë të persekutimit, i cili na shkaktoi viktima të panjehuna, martirë që tash ndërmjetësojnë për ne në qiell. Po të falënderojmë që na e nxore nga Zoti hirin e rikthimit të pranverës së lirisë fetare e qytetare, e cila i hapë rrugën ndërtimit të një shoqnie ma të drejtë e ma vëllaznore”.

E ndërsa besimtarët luteshin e luten në Kishën rrëzë Kështjellës, mendja nuk mund të mos u fluturojë në Gjenacan, afër Romës, atje ku Zoja Mërgimtare, si qindra mijëra shqiptarë në kohë të lashta e të reja, ndërmjetëson përsëri për fatet e Kombit shqiptar. Duam të shtojmë se festa e Zojës së Këshillit të Mirë, kremtohet solemnisht edhe në Kosovë, ku në qytetin e vogël të Klinës ka një Kishë të bukur.

Tags: “Zoja e ShkodersBesimiGjenacanHistoriIkonaKatolikKishaKrishtiMariaMesjetaNena e MeshireshOsmanPersekutimiPushtimi
Previous Post

Lamtumirë nëna Vidë, nëna që pati prehër dashurie për kaq shumë zemra!

Next Post

Legjenda dhe historia e vërtetë e diskut fluturues të Hitlerit, teknologji e panjohur, apo thjesht propagandë?

admin

admin

Next Post
Legjenda dhe historia e vërtetë e diskut fluturues të Hitlerit, teknologji e panjohur, apo thjesht propagandë?

Legjenda dhe historia e vërtetë e diskut fluturues të Hitlerit, teknologji e panjohur, apo thjesht propagandë?

Discussion about this post

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Natyra është një prej mrekullive që motivon udhëtimin e njeriut në jetë 

August 16, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016
Piktori Jan Brueghel – Plaku, djali i alegorikut të madh flamant dhe bashkëpunëtor i Peter Paul Rubens

Piktori Jan Brueghel – Plaku, djali i alegorikut të madh flamant dhe bashkëpunëtor i Peter Paul Rubens

0

Prometeu, shenjtori dhe martiri më fisnik i kalendarit mitologjik

0

Wolfang Amadeus Mozart, më brilanti që bota njohu, “shenjtori” që ktheu muzikën në besim

0

Salvador Dali, surrealisti më kokëkrisur dhe më përfaqësues i pikturës

0
Piktori Jan Brueghel – Plaku, djali i alegorikut të madh flamant dhe bashkëpunëtor i Peter Paul Rubens

Piktori Jan Brueghel – Plaku, djali i alegorikut të madh flamant dhe bashkëpunëtor i Peter Paul Rubens

January 13, 2021
Njerëzit me tipare “të errëta” të personalitetit i’u përgjigjën me dallime specifikisht të dukshme pandemisë COVID-19 

Njerëzit me tipare “të errëta” të personalitetit i’u përgjigjën me dallime specifikisht të dukshme pandemisë COVID-19 

January 4, 2021
Albert Vataj: Libri është në periudhën e vet më të errët, atë të mosleximit

Albert Vataj: Libri është në periudhën e vet më të errët, atë të mosleximit

January 3, 2021
Pierre-Auguste Renoir, poeti i flakërimtë i penelit të ngjyrave të gjalla, shprehia depërtuese e bukurisë që e deh

Pierre-Auguste Renoir, poeti i flakërimtë i penelit të ngjyrave të gjalla, shprehia depërtuese e bukurisë që e deh

December 3, 2020
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj