Gabriel Garcia Marquez: Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe t’i bejme gjerat sic duhet

Nese do ta dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort,fort dhe do t’i lutesha Zotit qe te behesha roja e shpirtit tend.

Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera, do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja perseri qe te te jepja edhe te tjera.

Nese do ta dija qe kjo do te ishte hera e fundit qe do ta degjoja zerin tend, do te regjistroja cdo fjale tenden qe te mund te te degjoja perseri, perseri..

Nese do te dija qe keto do te ishin momentet e fundit qe do te te shihja, do te te thosha “te dashuroj” dhe do te supozoja jo logjikisht se e dije me pare. Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe t’i bejme gjerat sic duhet, por nese bejme gabime na mbetet vetem e sotmja.

Do te doja te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s’do te te harroj. E nesermja nuk eshte e sigurt per askend, si i ri, si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon njerezit qe do. Prandaj mos prit me, beje sot sepse e nesermja nuk vjen kurre. Sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe sepse ishe i zene per te realizuar nje deshire te tyre.

Mbaji ata qe dashuron prane vetes, thuaju duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroji, sillu mire, gjej kohen per ta, thuaju “me vjen keq”, “me fal” , “faleminderit” dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta…