Edmond Aman-Jean, surrealizti francez që portretizoi melankolinë femërore në pikturën simboliste

Ai ishte mik me filozofin francez të ngjyrave Georges Seurat, ndau me të një studio dhe ndihmësit në punën e tyre, por kërkoi të ishte dhe të mbetej një identitet unik i qenësishmërisë estetike. Piktura e tij shquhet për një vijë të shtruar melodike. Ai e tejpërshkon imazhin me dritë dhe e ravijëzon stukturën kompozicionale me një penelatë të dallueshme. Puhija e koloritit të  Edmond Aman-Jean është një hukamë e ngrohtë që sëmbon modelet dhe jetëson shpirtjen e tyre në tablo me një vibrim gjallimi të tendosur emocional.

Edmond Aman-Jean (13 janar 1858 – 25 janar 1936, Paris, ishte një piktor simbolist francez, i cili bashkëthemeloi Salon des Tuileries më 1923.

Babai i tij ishte pronar i një furrë gëlqereje industriale, një mundësi e garantuar financiare për ëndrrën e piktorit. Edmond mori mësimet e tij të para të artit me Henri Lehmann në “Thecole Nationale Supérieure des Beaux-Arts”, ku ndau një punëtori me Georges Seurat. Ai u miqësua gjithashtu me piktorët simbolist, Alphonse Osbert dhe Alexandre Séon, të cilët padyshim që ndikuan në pjekurinë e tij artistike dhe suportin.

Më 1886, ai fitoi një bursë udhëtimi dhe shkoi në Itali, së bashku me Henri-Jean Guillaume Martin dhe Ernest Laurent, udhëtim i cili i dha mundësia tij të studjonte mjeshtrat e vjetër, kolosët e traditës botërore të pikturës dhe artit. Së bashku me Seurat, ai punoi si asistent i Puvis de Chavannes, duke e ndihmuar atë të realizonte disa prej muraleve të tij. Në vitin 1892, ai pikturoi një portret të poetit, Paul Verlaine, gjatë trajtimit të tij për për sifilizin në Brussais Hôpital. Verlaine nga ana e tij i dedikoi piktorit një sonet dhe ata mbetën miq të mirë deri në vdekjen e Verlaine më 1896.

Ai ishte gjithashtu një nga të parët që njohu Joséphin Péladan, si një artist të rëndësishëm dhe ekspozoi me të në një nga shfaqjet e para të mbajtura në Salon de la Rose + Croix . Më vonë, ai u bë një mësues i apasionuar. Ndër studentët e tij kujtohet Charles Sydney Hopkinson, Theodor Pallady dhe Nicolae Tonitza. Më 1923, së bashku me Albert Besnard dhe Auguste Rodin, ai ndihmoi në krijimin e “Salon des Tuileries”. Dhjetë vjet më vonë, ai u nderu me Komandant i Legjionit të Nderit.]

Në vitin 1892, ai u martua me Thadée Jacquet, e bija e një prefekt Imperial, i cili ishte gjithashtu edhe piktor. Ata kishin dy fëmijë, François, i cili u bë një shkrimtar i mirënjohur dhe Céline, i cili do të njihej si një piktor dhe ilustrues.

Aman-Jean e vendosi reputacionin e tij krijues kryesisht nëpërmjet portreteve, veçanërisht ato të subjektet femra. Ai gjithashtu u vu re për muraleve të tij në ndërtesa publike dhe zyrtare, përfshirë Sorbonne. Si shumë artistë francezë të brezit të tij, ai u ndikua nga këndvështrimet e reja mbi rrymën e artit japonez në Paris në kohën e tij. Më shumë në mënyrë të pazakontë, ai ishte i interesuar për artistët para-rafelitë anglezë.

Ai ishte një mik i ngushtë i Georges Seurat. Të dy artistët ndanë një studio në Paris në vitin 1879. Historiani i artit Robert Herbert e quajti portretin e Aur-Jeanit të Seurat, “një nga vizatimet më të shkëlqyera të portreteve të shekullit XIX”. Ishte puna e parë që Seurat tregoi, në Sallonin e Parisit në 1883. Aman-Jean gjithashtu punoi në litografi dhe shtypje dhe hartoi postera.

Albert Vataj