Dielli, ashtu siç nuk e kishim parë kurrë, imazhe tërheqëse, por edhe të dobishme për jetën

Teleskopi i ri i instaluar në Hawaii na tregon Diellin me një detaj që nuk është parë kurrë më parë. Imazhe tërheqëse, por edhe të dobishme për jetën tonë të përditshme.

Nga lartësia e tij prej 3000 metrash, në majën e vullkanit Haleakala në ishujt Havaias, teleskopi më i madh diellor i ndërtuar në Tokë ka hapur syrin e tij të fuqishëm drejt diellit. Ky është Dkist (Daniel Ken Inouye Teleskop Diellor) i Observatorit Diellor Kombëtar të Shteteve të Bashkuara (NSO), i cili pasi kalibroi tërë instrumentacionin, mori pamjet e para të sipërfaqes së yllit tonë. Teleskopi ka një pasqyrë prej katër metrash në diametër, i cili i lejon asaj të mbledhë dritë gjashtë herë më shumë sesa teleskopët e tjerë ekzistues…

Imazhi që qarkullon në këto orë në Rrjet është ndër të parat e krijuara nga teleskopi dhe tregon sipërfaqen e yllit me një rezolutë që kurrë nuk është arritur më parë nga asnjë teleskop. Ajo që shihni janë “kokrrat” e Diellit, domethënë strukturat e prodhuara nga plazma shumë e nxehtë që ngrihet lart, ku pastaj ftohet dhe bie poshtë. Prandaj janë qeliza konvektive ku materiali shumë i nxehtë ngrihet dhe më pas bie përsëri në shtresat themelore.

Për të marrë një ide mbi madhësinë e këtyre qelizave, mendoni se secila prej tyre ka një diametër mesatar prej rreth një mijë kilometra: prandaj secila qelizë është aq e madhe (afërsisht) sa Spanja. Teleskopi do t’ju lejojë të merrni harta të fushës magnetike të kurorës, pjesën më të jashtme të atmosferës diellore: këtu janë fillimet e shpërthimeve, grimcat e të cilave mund të arrijnë në Tokë, duke krijuar probleme për pajisjet tona teknologjike. Do të përmirësojë atë që tani njihet si moti i hapësirës , i cili ka ndër objektivat e tij për të bërë parashikime të sakta të stuhive të mundshme diellore.

Një mundësi për të mos u humbur. Njihuni me spektaklin e diellit, jetëdhënësin tonë, yllin që na ushqen me dritë dhe vitalitet. Përcilleni përmes syrit të teleskopëve të fuqishëm këtë organizëm të gjallë. Vështrojeni se çfarë spektakli dhuron ky lëmsh prej zjarri, se si eksplodon e shfren due dhuruar rreze.

Përgatiti: Albert Vataj