Nëna, mëkuesja e të perëndishmes së jetës, lindësja e botëve brenda një britme të thekshme

Lindja, sjellja në jetë e një fëmije është akti më sublim që arrin të mbulojë me dritën më të shdritshme që kanë parë jeta në sytë e një nëne. Mijëra diej shpërthejnë në një çast të vetëm. Pafundësi galaktikash shpërfaqen në këtë ceremonial madhështor, ku botëve e qytetërimeve u flitet me sytë e përlotur të nënës, lëvizjet e shkujdesura dhe të qarat hymnizuese të fëmijës. Pas mundimeve dhe lodhjes, pas frikës dhe dhimbjeve që skajin caqet e tejmë, një grua provon të shtrijë duart e drobitura dhe të marrë foshnjën, të marrë fitoren e kësaj beteje ngadhënjyese. E merr në duart krijesën që është ngjizur dhe rritur brenda shtatit të saj, dhe duke e mbuluar me puthje dhe të qara, të qarat e tij, e lejon të prehet në paqen e kraharorit, në gjëmimin e asaj zemre që për 9 muaj ka dëgjuar një zemër brenda tësajës dhe sot dëgjon një jetë në jetë e përjetësisë. Dhe minutat e mëdha të këtij pragu pritjeje zgjatojnë në shkrepëtima sysh dhe gazmimi. E mbulon nëna fëmijën me vështrimet e syve të skuqur, e ledh me gishtat që i dridhen dhe qan. Ajo tashmë ka botën në kraharor, ka nënën në shpirt, ka hyjneshën në altarin e detyrës së lartë që merr këtë ditë, ditën e krijimit të botës.
Albert Vataj